div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-68 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ish-deputeti i PDK-së i bashkohet AAK-së

Adrian Kastrati, ish-deputeti i PDK-së i është bashkuar AAK-së, transmeton DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili deklaroi se po bashkhen sepse e dinë qartë se çka duan për Kosovën tonë

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh!

Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.

Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim.

#AAK#RamushHaradinaj#KrahTeje“, shkroi Haradinaj

LEXO EDHE:

Këta janë disa nga emrat e rinj që do të jenë kandidat për deputetë nga PDK

Joseph para zgjedhjeve u bënë apel qyetarëve për raportet me SHBA-të: Kurti një figurë shkatërruese

Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins për Politikë të Jashtme, ka reaguar lidhur me kritikat e fundit ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, se Kurti ishte një figurë shkatërruese edhe gjatë administratës së Joseph Biden, ofroi mbështetje dhe se ai vazhdoi me veprime provokuese më vonë.

Në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve disa ditë më parë, disa ekspertë – vetë Joseph, por edhe Luka Coffey dhe Max Primorac, ranë dakord pozitivisht, duke iu përgjigjur pyetjes së kongresmenit Keith Self “nëse burokratët e karrierës në Departamentin e Shtetit e konsiderojnë qasjen e Kurtit penguese”

Në një deklaratë për Kosova Online, kur u pyet pse Kurti konsiderohet pengues, Joseph tha se ai ishte penguese edhe kur SHBA-të ishin nën administratën e Joe Biden.

“Kurti ishte pengues, edhe kur SHBA-të, nën administratën e Biden, me një ambasadë amerikane shumë miqësore, ishin mbështetëse. Kurti vazhdoi me akte provokuese. Mund t’i justifikoni ato me qëllimin për të shtypur institucionet serbe në Kosovë, gjë që është e kuptueshme, por ishte plotësisht e pakoordinuar dhe jo e projektuar në një mënyrë për të ndërtuar besim me komunitetin serb”, shpjegoi Joseph.

Ai tutje tha se Kurti përpara se të bëhej kryeministër, ai u tha serbëve se nuk kishin pse të kishin frikë.

“Kurti ishte një figurë shkatërruese. Përpara se të bëhej kryeministër, ai u tha serbëve se nuk kishin pse të kishin frikë, sepse ata nuk më kishin bërë asgjë mua dhe ai nuk u kishte bërë asgjë atyre. Tani ai u ka bërë diçka atyre”, tha Joseph.

Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banorit të ri

Një ngjarje e papritur dhe emocionuese ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërsa banorët po kalonin një moment humori dhe argëtimi, Kushtrim Kelani nisi të këndojë me entuziazëm refrenin e njohur të këngës “Valle Kosovare”.

Për Kushtrimin dhe të tjerët që kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë brenda shtëpisë, kënga ishte thjesht një moment feste dhe argëtimi.

Por realiteti jashtë mureve të Big Brother ishte krejt tjetër – publikun dhe fansat e muzikës e kishte tronditur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, artistit të njohur.

Ndërkohë, kamera ka fokusuar Labinot Haxhiun, i cili sapo ishte futur në shtëpi të premten e kaluar.

Labinoti ishte në dijeni të lajmit tragjik dhe dukej se emocione të forta e përshkonin ndërsa dëgjonte Kushtrimin të këndonte.

Megjithëse rregullat strikte të formatit nuk lejojnë që banorët të japin informacion nga jashtë, shprehja e fytyrës së Labinotit tregonte më shumë se çdo fjalë.

Në disa momente, ai u përpoq të mbante emocionet nën kontroll, por heshtja e tij dhe shikimi i thellë flet më shumë se çdo reagim tjetër.

Ky moment ka lënë një shenjë të thellë brenda shtëpisë dhe ka treguar se sa të vërteta dhe të prekshme mund të jenë ndjenjat e banorëve për ngjarjet jashtë mureve të Big Brother.

Një situatë vërtet emocionuese dhe tronditëse, që tregon përballjen e ndjenjave personale në një ambient publik dhe të izoluar.

Dhunë në familje, gruaja s’e lë burrin të hyjë në shtëpi

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur në Komunën e Dragashit.

Policia ka njoftuar se një grua nuk e ka ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpinë e tij.

“DHUNË NË FAMILJE- Dragash 06.12.2025-NN. Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”

Zafir Berisha zyrtarizon kandidimin për deputet – partia që zgjodhi do t’ju habisë

Zafir Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai thotë se ka vendosur t’i hyjë kësaj gare për të luftuar, siç e quan ai, “të keqen” që e ka kapluar vendin.

Berisha thekson se lidhja e tij me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, buron nga e kaluara e përbashkët për liri dhe nga përgjegjësia që, sipas tij, të dy e ndiejnë ndaj Kosovës.

Prandaj, ai e sheh angazhimin e tij të tanishëm politik si vazhdimësi e këtyre përpjekjeve.

“Rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka komentuar edhe pritjet që mund të rreshtohej krah Bedri Hamzës, duke deklaruar se Hamza është “kandidat kukull në duart e pionerëve pa libreza të PDK-së”, dhe se po përdoret për skenarë që, sipas tij, u panë edhe më 9 shkurt.

“Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje”, ka shtuar Berisha, duke theksuar se kandidimi i tij vjen “për Kosovën, jo për figurina politike që lëvizin sipas interesave të dikujt tjetër”.

Motra e Donika Kadajt hyn në garë për deputete – surprizë partia që zgjodhi!

Motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kada, ka hyrë në garën për deputete të Kuvendit.

Kadaj do të garojë në këto zgjedhje në kuadër të Partisë Vakat, shkruan IndeksOnline.

E lindur në Sarajevë dhe me kontribut të madh në gastronomi dhe jo vetëm në Prishtinë, prej kohësh ajo po dëshmon aftësitë e saj në politikë.

Kadaj ka kohë që është aktive në këtë fushë, duke qëndruar krah për krah me motrën e saj.

Ajo po ashtu është e angazhuar me punë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ende nuk dihet se cilin numër do ta bartë në partinë e Rasim Demirit.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend do të mbahen më 28 dhjetor.

Analisti i T7 i bashkohet Listës GUXO

Bashkëkryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se analisti dhe ekonomisti, Viktor Buzhala, i është bashkuar partisë, duke u bërë pjesë e listës së koalicionit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gërvalla e ka përshkruar Buzhalën si një nga zërat më të dalluar të debatit publik në Kosovë.

“Viktor Buzhala ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes shkrimeve, analizave dhe debatave publike, duke ndikuar në formësimin e diskutimeve kombëtare mbi ekonominë dhe politikat publike”, ka shkruar Gërvalla në një postim.

Sipas bashkëkryetares së Guxo-s, përfshirja e Buzhalës në listën e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në e forcon ekipin e profesionistëve që synojnë të sjellin ndryshim për vendin dhe qytetarët.

“Bashkë me Viktor Buzhalën dhe profesionistë të tjerë të përkushtuar, angazhimi ynë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe demokratike do të jetë më i fuqishëm dhe i vendosur”, tha Gërvalla.

Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video nga mbledhja e Kryesisë së PDK-së, ku ka deklaruar se përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë finalizuar dhe partia po hyn e konsoliduar në garën zgjedhore.

Hamza ka theksuar se strukturat e partisë tashmë janë në mobilizim të plotë, ndërsa lista dhe ekipi zgjedhor janë finalizuar.

Në postimin e tij, Hamza u shpreh:

“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive.

Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!”

Videoja e publikuar shfaq atmosferën e punës dhe angazhimit brenda Kryesisë së PDK-së, ndërsa Hamza paralajmëron një fushatë dinamike dhe të orientuar drejt fitores.