Këto janë votat e para për kandidatët e PDK-së për deputetë – kush po prin?

Nga numërimi i votave të para, më të votuarit në PDK del të jenë Bedri Hamza, Përparim Gruda e Arian Tahiri.

Nga 83 vendvotime të procesuara deri tash, lista vazhdon me Uran Ismailin, Kosovare Murselin, Vlora Çitakun, Arbnore Salihun, Elmi Reçicën, Sala Jasharin dhe Rashit Qalajn.

Numërimi po vazhdon.

Dhjetë më të votuarit e PDK’së deri tash:

BEDRI HAMZA – 2,593 Vota

PËRPARIM GRUDA -1,496 Vota

ARIAN TAHIRI – 1,387 Vota

URAN ISMAILI – 1,339 Vota

KOSOVARE MURSELI – 929 Vota

VLORA ÇITAKU – 858 Vota

ARBNORE SALIHU – 854 Vota

ELMI REÇICA – 822 Vota

SALA JASHARI – 763 Vota

RASHIT QALAJ – 698 Vota

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc?

Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit e VV-së deri tash

Në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë filluar të publikohen rezultatet e para të kandidatëve për deputetë.

Deri tash janë procesuar 83 vendvotime apo 3.32%.

Nga VV deri tash më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Rufki Suma, Ejup Maqedonci dhe Ilir Kërçeli.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/mcc?

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin, pasi që Kupa e Botës 2026 është vetëm pak ditë larg inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati për të zbritur në fushë.

Ndërsa tifozët bëjnë parashikimet e tyre për fituesin, rrjetet sociale dhe forumet e mistereve janë përfshirë nga paniku dhe kureshtja për rishfaqjen e një prej profecive më rrëqethëse të historisë.

Në qendër të kësaj stuhie mediatike qëndron Baba Vanga, “Nostradamusi i Ballkanit”.
Mistikja e famshme bullgare, fjalët e së cilës kanë parashikuar disa nga ngjarjet më tronditëse të njerëzimit, i atribuohet një paralajmërim i qartë që përputhet në mënyrë të frikshme me ditët e sotme, përcjell tch.

“Një dritë e re në qiell”

Sipas atyre që deshifrojnë vizionet e saj, Baba Vanga la pas një mesazh të koduar: gjatë zhvillimit të një ngjarjeje të madhe sportive me përmasa globale, bota nuk do të shikojë vetëm fushën.

Një “dritë e re në qiell” do të shfaqet nga asgjëja, duke qenë e dukshme për çdo sy në planet.

A është ky thjesht një paralajmërim metaforik, apo jemi në prag të një ngjarjeje kozmike të pashpjegueshme?

Në një kohë kur raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO) dhe anomali hapësinore janë shtuar ndjeshëm, kjo profeci ka ndezur imagjinatën e miliona njerëzve.

Ndërsa sytë e miliarda shikuesve do të jenë të mbërthyer pas ekraneve për inaugurimin në Meksikë, pyetja që po ngrihet me të madhe është: a do të jemi dëshmitarë të një vizite jashtëtokësore pikërisht kur bota është e bashkuar rreth një topi?

Një gjë është e sigurt: ky nuk do të jetë një Botëror si të tjerët.

Gjatë netëve të nxehta të qershorit, sytë e tifozëve me siguri do të devijojnë herë pas here nga stadiumet drejt yjeve, në pritje të asaj dritës misterioze që mund të ndryshojë gjithçka.

Ndarja e mandatave sipas rezultateve preliminare

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku nuk janë përfshirë votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar 42.91 për qind të votave do të ketë 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta me 21.12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca me 7.16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë.

Për pakicën serbe janë të rezervuara 10 vende si dhe për pakicat joserbe 10.

Kajtazi: Kurti është e keqja më e madhe e vendit, kushdo që i bashkohet është më i keq se ai

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka ripublikuar një deklarim të kreut të VV-së, Albin Kurti, vite para se të vinte në pushtet.

“Jo kush është i pari në garë, por kush e formon shumicën. Ka pafund raste në botë kur partia e parë s’arrinë me formu shumicën, dhe kot është e para se Repubulika e tillë është parlamentare, demokratike. Kjo logjika i pari në garë është monarkiste, i pari është mbreti, e kur vdes ai vjen pasardhësi”, dëgjohet të ketë deklaruar Kurti.

“Albin Kurti eshte e keqja me e madhe qe i ka ndodhe ketij vendi. Kushdo qe i bashkohet eshte me i keq se ai”, tha Kajtazi.

Vrasja e të riut në Gjakovë: Sherri nisi pas debatit për politikë (VIDEO)

Një rasti i rëndë u shënua mbrëmjen e së diel në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të mara nga mjete të forta dhe të mprehta.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, gjithçka nisi nga një fjalosje mes viktimës dhe një komshiu të tij, për shkak të bindjeve të ndryshme partiake, transmeton Klankosova.tv.

“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, u shpreh gazetarja.

Rasti tragjik u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia, ku u bë e ditur se edhe tre persona pësuan lëndime, përfshirë të dyshuarin.

I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas analistit politik Blerim Vela, Lista Serbe i ka fituar nëntë mandate, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit në detyrë Nenad Rashiq ka fituar një mandat.

Dhjetë vende të tjera, sipas organizimit kushtetues të vendit, i përkasin komuniteteve joserbe.

Më së shumti ulëse nga komunitetet joserbe ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Ajo ka siguruar dy ulëse në legjislaturën e re, ndërsa nga një ulëse i kanë fituar edhe koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat e Partia e Re Demokratike.

Ndarja e ulëseve për partitë politike që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës:

Lista Serbe (SL) – 9 ulëse

Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (zSPO) – 1 ulëse

Partia Demokratike Turke e Kosovës – 2 ulëse

Koalicioni Vakat – 1 ulëse

Unioni Socialdemokrat – 1 ulëse

Partia e Re Demokratike (NDS) – 1 ulëse

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 1 ulëse

Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse

Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA) – 1 ulëse

Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës – 1 ulëse

Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse

Gjithsej: 20 ulëse të rezervuara për komunitetet joshumicë.

Numërohen të gjitha votat në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 48.90% të votave, respektivisht 48,983 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 24.44% apo 24,483 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta me 19.05% apo 19,078 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.13% të votave, që përkthehen në 5,134 vota.

Rezultatet e publikuara nga KQZ pasqyrojnë përfundimin e procesit të numërimit në kryeqytet.

Ndërron jetë zyrtari policor Afrim Xhemaili

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Afrim Xhemaili, lajm i konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për humbjen e kolegut të tyre.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor Afrim Xhemaili, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Policia e Kosovës dhe Sindikata kanë theksuar se humbja e tij përbën një moment të rëndë për institucionin dhe kolegët e tij.