div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-689 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë sa s’ka më: Kosova nuk po gjenë qetësi, 24-vjeçari e qëlloi vetën me armë aksidentalisht

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30, kur dy të rinj – S. J. dhe D. B. – së bashku me viktimën, ishin ngjitur në një zonë pyjore për të testuar një armë të tipit revole.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, ata kanë deklaruar para hetuesve se se Tunaj kishte shfaqur interesim për ta blerë armën.

Sipas versionit të tyre, pasi Tunaj kishte shkrepur tri herë në tokë për ta testuar armën, papritmas kishte drejtuar revolen nga koka dhe kishte shtënë mbi veten. Të tronditur, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe janë paraqitur në polici për të raportuar rastin.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Ekipi mjekësor nga Qendra Emergjente ka konfirmuar vdekjen e të riut në vendngjarje.

Ndërkohë, njësitet e hetimeve dhe forenzikës, nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, janë duke kryer veprimet hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, përfshirë origjinën e armës dhe qëllimin e saktë të takimit.

Të dy të rinjtë janë momentalisht të shoqëruar dhe nën mbikëqyrje policore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila përfundoi me humbjen e jetës së një të riu, ka lënë pas pikëllim të thellë dhe shumë pikëpyetje që autoritetet pritet t’i ndriçojnë në ditët në vijim.

Eksperti heq dyshimet e El Clasicos: Katër momentet që ndezën debatin mes Barcelonës dhe Real Madridit

Përballja e shumëpritur mes Barcelonës dhe Real Madridit në “El Clasico” dhuroi si gjithmonë emocione të mëdha, gola spektakolarë dhe disa momente të diskutueshme.

Ish-gjyqtari Alfonso Pérez Burrull, në emisionin Marcador, analizoi situatat më të debatueshme të ndeshjes që u drejtua nga Alejandro Hernández Hernández.

Penalltia ndaj Mbappé dhe vendimi pas rishikimit me VAR

Momenti i parë i madh i tensionit ndodhi që në minutat e para. Në minutën e 2-të, portieri i Barcelonës, Szczesny, rrëzoi Kylian Mbappé brenda zonës, duke shkaktuar protesta të ashpra nga pankina katalanase.  Pas një rishikimi të gjatë për të verifikuar një pozicion të mundshëm jashtë loje, gjyqtari Hernández Hernández akordoi penallti.

“Një penallti e pastër. Portieri i Barcelonës vrapon drejt sulmuesit të Real Madridit dhe nuk ka pozicion jashtë loje,” tha Pérez Burrull. Mbappé realizoi penalltinë, duke shënuar golin e tij të 25-të në kampionat.

Barazimi dhe dyshimet për prekje me dorë nga Frenkie de Jong

Në minutën e 32-të, Barcelona barazoi rezultatin falë një aksioni të nisur nga Frenkie de Jong. Pamjet e përsëritura ngritën dyshime për një prekje të mundshme me dorë të mesfushorit holandez gjatë kontrollit të topit.

Sipas Burrullit, nuk kishte arsye për anulimin e golit: “Topi prek më shumë gjoksin sesa krahun. Nuk ka gabim të qartë e të dukshëm, prandaj VAR nuk ndërhyri dhe goli u pranua.”

Ndërhyrja e Tchouaméni ndaj Ferran Torres

Një tjetër moment i diskutueshëm ndodhi në minutën e 36-të, kur Aurélien Tchouaméni ndali Ferran Torres si mbrojtësi i fundit. Barcelona kërkoi karton të kuq, por gjyqtari dha vetëm një të verdhë.

“Ndërhyrja është për karton të verdhë. Ferran nuk kishte kontrollin e topit dhe aksioni nuk ishte një rast i qartë për gol”, sqaroi Burrull. VAR-i konfirmoi vendimin e gjyqtarit.

Prekja me dorë e Tchouaméni në zonë

Rasti i fundit i polemikave ndodhi në minutën e 81-të, kur një goditje e Ferran Torres u përplas në krahun e Tchouaménit. Tifozët e Barcelonës kërkuan penallti, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari vendosi të mos e akordojë.

“Dora ishte në pozicion natyral, shumë afër goditjes dhe pa qëllim. Nuk është penallti,” përfundoi Burrull.

Image

Alfonso Pérez Burrull, i lindur në Comillas më 1965, ishte gjyqtar i La Ligës për më shumë se një dekadë. Ai debutoi në vitin 1997 dhe në 2007 fitoi çmimin si gjyqtari më i mirë i vitit.

Dramë në ‘Ferma VIP’: Alba i zë Lim Hotin dhe Nennën të zhveshur në shtrat!

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani në Ferma VIP 2 nisën një lidhje dashurie, ku u panë shpesh edhe në çaste intime.

Por me hyrjen e fermeres së re, Nenna, duket se ka ndërruar çdo gjë në këtë format.

Reperi siç shihet tani ka harruar Albën, derisa kohëve të fundit u pa shumë i afërt me Nenna.
E së fundmi, Alba shkoi dhe i zuri të përqafuar në shtrat, ndonëse ishin të zhveshur.

Situata agravoi kur fermerja ia hoqi jorganin duke i lënë të zbuluar, për t’i parë të gjithë.

 

 

“Për çfarë të dhashë besën. Më shiko në sy dhe më thuaj për çfarë ta dhashë besën. Kujtoj fjalët e tua”, tha ajo me tone të larta.

E Limi në anën tjetër iu drejtua se nuk kanë zënë besë me njëri-tjetrin për asgjë.

Alba e zhgënjyer nga e gjithë kjo u largua nga dhoma, duke i lënë sërish vetëm.

PS-ja me fitore bindëse… kaq mandate mori

Rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri që u prezantuan në Rubikon në Klan Kosova e kanë nxjerrë Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë 51.8%, apo 79 mandate, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38% apo 54 sosh.

Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar 47.7 për qind apo 20 mandate, kurse Partia Demokratike e Sali Berishës ka fituar 30.01 për qind apo 12 mandate.

Gjithnjë sipas Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post, në Qarkun e Elbasanit, PS ka fituar bindshëm me 57 për qind apo nëntë mandate, teksa PD-ja ka marrë 35 për qind apo pesë mandate.

Kurti godet në ‘merkato’: Përforcim i madh nga LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj.

Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit.

LEXO EDHE:

“Dy deputete të LDK-së janë gati të votojnë Qeverinë Kurti”

Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij.

Postimi i plotë:

Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje – Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.

Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:

1. Sali Nuhiu – ish Kryetar i nëndegës PZ

2. Islam Omaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

3. Jetmir Susuri – ish anëtar i nëndegës Zhuri

4. Ajdin Ademaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

5. Zamir Begaj – ish nënkryetar i F.Rinor Zhur

6. Zijadin Omaj – anëtar

7. Uran Krasniqi – anëtar

8. Qendrim Krasniqi – anëtar

9. Nderim Begaj – anëtar

10. Alban Omaj – anëtar

11. Bekim Vezaj – anëtar

12. Ilami Susuri – anëtar

13. Sabri Susuri – anëtar

14. Flamur Gashi – anëtar

15. Floridan Begaj – anëtar

16. Ismet Kyqyku – anëtar

17. Shaban Susuri – anëtar

18. Sami Kurtaj – anëtar

19. Vezir Omaj – anëtar

20. Arif Islami – anëtar

Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!

“Edi Rama e urren Kosovën, do të fitojë Berisha”

Kreu i Partisë Demokristiane në Shqipëri, Nard Ndoka, ka thënë se zgjedhjet e së dielës do t’i fitojë Sali Berisha, dhe sipas tij, ai do të bëhet kryeministër i ri i Shqipërisë. Edhe pse nuk është në listën e të djathtëve, Ndoka ka thënë se është koha e fundit që të përfundojë sundimi i Partisë Socialiste.

Në një intervistë për Interaktiv Talks të gazetarit Xhemajl Rexha, Ndoka ka thënë madje se Edi Rama e urren Kosovën.

“Sali Berisha është i vetmi që e do me zemër Kosovën. Edi Rama nuk e do, madje ai e urren Kosovën, dhe u ka vënë kosovarëve dy pagesa”, ka thënë Ndoka.

Për më shumë ndiqeni videon:

Pa Feron, por me shumë hijeshi – Arbenita feston sot ditëlindjen, ja sa vjet mbushi modelja

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ajo sot po e feston ditëlindjen e 27-shtatë, raporton IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet modelja, e cila ka publikuar disa fotografi ku shfaqet duke mbajtur në duar një ëmbëlsirë më urimin për ditëlindje.

E rregulluar bukur dhe e veshur me shumë stil, Arbenita po shkëlqen në këtë ditë të veçantë për të.

 

 

Vendimi i ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, vjen ky njoftim i rëndësishëm

Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së nesërme do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrajtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat.

Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësur se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ishte shprehur se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

Sipas njoftimit konferenca mbahet nga ora 12:00.