div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-700 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se dje është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi.

“Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS), të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kam ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK, por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!”, tha ai.

E 13-ta herë – A do të dalë tym i bardhë apo sërish zi nga oxhaku i Kuvendit?

Të premten do të mbahet edhe një seancë për konstituimin e Kuvendit, që do të jetë e 13-ta që nga e para kur është mbajtur më 15 prill.

Në seancën që është thirr nga ora 10:00 pritet që partitë të shkojnë më qëndrime të njëjtë.

Për dallim nga dy seancat e kaluara ku nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari ishte propozuar votim i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarin, në seancën e së mërkurës u propozua për votim të hapur.

Por edhe në këtë seancë, e propozuara e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme.

LVV ka deklaruar se nuk e ndërron kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ndërsa që PDK, AAK e LDK kanë thënë se nuk kanë votë për të.

Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Në mbrëmje lokalisht intensifikim i reshjeve, kryesisht në sasi të pakta dhe më të përqëndruara drejt jugut, juglindjes dhe lindjes.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 10-35 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 21°C.

Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura – PAMJE

Pak minuta më parë një punëtor i kompanisë “Pastrimi”, është goditur nga një veturë, në lagjen “Mati 1”, në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës, me ç’rast ka arrestuar disa persona.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga IndeksOnline.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Sara larg Drilonit, ja kush po i bën shoqëri në Prishtinë

Modelja e njohur shqiptare, Sara Kolami aktualisht ndodhet në Kosovë.

Ndonëse raporti me të dhe Drilon Ramen duket se mori fund, bukuroshja bjonde vazhdon të ketë raporte të mira me disa nga ish- banorët e Big Brother Vip Kosova.

Të enjtën mbrëma ajo ka takuar ish- banoren tjetër të këtij formati, Ana Ejupi, shkruan IndeksOnline.  

Dyshja duket se kanë arritur të mbanë miqësinë edhe pas përfundimit të BBVK, ndaj kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë me njëra- tjetrën.

Ekskluzive: Një koalicion që mund të ndryshojë gjithçka, gati koalicioni VV-PDK?

Kriza politike që ka kapluar vendin në pamundësi të konstituimit të Kuvendit, ka bërë që në opinion të flitet edhe për koalicione të mundshme mes partive.

Pasi LDK refuzoi thirrjen e LVV-së, tash po përmendet si opsion edhe koalicioni në mes të LVV-së dhe PDK-së.

Për një koalicion të tillë, gazetari Florent Zeqaj ka thënë se është duke u punuar.

Ai këtë e ka thënë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke u thirrur në burime të tij.

“Ka diskutime përafrim të një koalicioni të mundshëm PDK-LVV. Është ka punohet sepse është në interes të shtetit. Ka vullnet, nëse nuk ka zgjidhje tjetër që të bëhet një koalicion i tillë”, ka thënë Zeqaj.

Deri tash zyrtarisht nga LVV dhe PDK kanë përjashtuar një koalicioni qeverisës.

Vjen paralajmërimi: Lufta mund të zgjerohet – Moska po përgatitet për një luftë tjetër përtej Ukrainës

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë. Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015.

“Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj – sesa i nevojitet për Ukrainën”, tha Reesink.

Ai paralajmëroi se Moska nuk po rimbush vetëm arsenalin, por po zhvendos fuqinë zjarrvënëse më pranë kufijve të NATO-s, përfshirë vendet baltike dhe Finlandën. Reesink beson se Rusia mund të jetë gati për luftën e ardhshme brenda një viti – nëse prodhimi i armëve vazhdon dhe Kremlini ende ka vullnet për të luftuar.

“Holanda, ashtu si pjesa tjetër e NATO-s, ndodhet në një fazë të gatishmërisë së shtuar”, shtoi ai.

Nga Sara te…? Kush është vajza që u kap në momente intime me Drilonin?

Drilon Rama, fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat sociale dhe ato tradicionale.

Pas fitores së tij të madhe në spektaklin më të ndjekur të momentit, Driloni ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për performancën e tij në lojë, por edhe për zhvillimet në jetën e tij private, që shpeshherë janë bërë temë diskutimi mes fansave dhe medias.

LEXO EDHE:

Një nga momentet më të përfolura të tij ka qenë lidhja me Sara Kolamin, e cila pas mbarimit të programit ka ngjallur shumë pyetje.

Dyshimet për një ndarje mes Drilonit dhe Sarës filluan të përhapen menjëherë pas përfundimit të spektaklit, por deri më tani asnjëri nga ata nuk ka dhënë një koment zyrtar për ndarjen. Megjithatë, disa sinjale dhe shenja të ndryshme nga mediat dhe rrjetet sociale kanë bërë që fansat të dyshojnë se lidhja mes tyre ka kaluar në një fazë tjetër dhe ndoshta është ndalur.

Pamjet e Drilonit në Gjermani: A Po Fillon Një Lidhje e Re?

Përkundër heshtjes së dyshes në lidhje me ndarjen e mundshme nga Sara, Driloni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa pamjeve që kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku ai shihet në një qytet të Gjermanisë. Pamjet janë bërë virale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se Driloni duket i afërt dhe i ngrohtë me një vajzë të panjohur, me të cilën ai është kapur në disa momente intime, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime pranë një makine.

Në këto pamje, të cilat janë filmuar në një vend publik në Gjermani, duket se Driloni është në një moment relaksi dhe intimiteti me vajzën misterioze. Të dy duket se po kalojnë kohë së bashku, ndërsa euforia dhe kënaqësia që shfaqet nga pozitat e tyre ka bërë që shumë të mendojnë se ka një lidhje të mundshme midis tyre.

Pamjet, që janë shpërndarë shpejt në internet, kanë bërë që ky moment të bëhet një temë e nxehtë për diskutim, ku spekulimet për jetën e tij private kanë arritur kulmin.

A është Një Lidhje e Re?

Ndonëse vajza me të cilën Driloni është kapur në këto pamje nuk është identifikuar ende, ka pasur shumë aludime dhe teori të ndryshme nga ana e fansave dhe analistëve të medias për mundësinë e një lidhje të re.

Disa mendojnë se këto pamje mund të jenë thjesht një moment i shkëputur nga një shoqëri e rastësishme, ndërsa të tjerë janë të bindur se kjo mund të jetë e ardhmja e Drilonit në një lidhje të re. Identiteti i vajzës ende mbetet i paqartë, dhe kjo ka shtuar edhe më shumë mister dhe kureshtje rreth kësaj situate.

Faktori që ka nxitur dyshimet për një lidhje të re është se pamjet tregojnë një afërsi të natyrshme dhe të qetë mes të dyve. Driloni duket se është shumë i relaksuar në shoqërinë e saj dhe përfshihet në momentet intime si puthje dhe përqafime, që janë më shumë se thjesht një miqësi e zakonshme. Ky është një detaj që ka bërë që fansat të besojnë se ai ka kaluar në një fazë të re të jetës së tij private, pas ndarjes së mundshme nga Sara Kolami.

Çfarë Ndodhi me Sara Kolamin?

Një pyetje që ka mbetur e hapur është se çfarë ka ndodhur mes Drilonit dhe Sarës. Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”, të dy ishin mjaft të përfolur si një çift, por ata nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për statusin e lidhjes së tyre. Lidhja e tyre u shfaq shumë e fortë gjatë kohës që ishin pjesë e spektaklit, por pas daljes nga “Big Brother”, ajo ka mbetur e paqartë.

Sidoqoftë, asnjëri nga ata nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me arsyet e ndarjes, dhe kjo ka lënë shumë hapësirë për aludime. Pamjet e fundit të Drilonit me vajzën misterioze, në kontrast me heshtjen e tij për lidhjen me Sarën, kanë bërë që fansat të nisin të spekullojnë se ndoshta ka ndodhur një ndarje mes tyre, pavarësisht asaj që mund të jetë përmendur ose nuk është përmendur deri tani.

Përfundimi: Të Tjerë Hapat në Jetën e Drilonit

Pavarësisht pasojave që ka krijuar ky moment dhe gjithë lajmet që kanë shpërthyer në mediat sociale, Driloni ka arritur të mbajë një farë heshtjeje kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Të shumtë janë ata që presin një koment nga Driloni rreth asaj që ndodhi me Sarën, si dhe për identitetin e vajzës që po e shoqëron tani. Në këtë fazë, gjithçka është e mbështjellë në mister, dhe fansat nuk mund të ndihmojnë por të spekulojnë për hapat e ardhshëm të Drilonit në jetën e tij sentimentale.

Nëse këto aludime për një lidhje të re janë të vërteta, Driloni do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, duke krijuar gjithmonë më shumë kuriozitet për jetën e tij jashtë kamerave.

A do të jetë një lidhje serioze, apo një moment kalimtar? Vetëm koha do ta tregojë, por për momentin, ai ka tërhequr gjithsej vëmendjen e të gjithë atyre që janë ende pasues të tij në rrjetet sociale dhe në media.

Pas videos që pushtoi rrjetin, Driloni thyen heshtjen me një mesazh të fortë, ‘godet’ Sarën

 

Ermal Panduri i reagon Pecit pasi e quajti qelbësirë: Ministër unë ty t’kam…

Pas emsionit në Debat Plus ku u publikuan dokumente dhe pretendime për afera dhe hajni ka reaguar Faton Peci.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka eskaluar në ofendime personale ndaj gazetarit Ermal Panduri.

“Pas një shfaqjeje teatrale, shpifjesh ordinere dhe shantazhi ndaj mekanizmave hetues e prokurorëve, në fund qelbësira tha: “Paramendoni Kosova me pasë SPAK.” Po, valla, paramendoni ku do të përfundonin analfabetët si ti, që përmes shpifjeve e shantazheve të këtij lloji janë bërë milionerë”, shkroi Peci.

E kësaj deklarate i reagoi moderatori Panduri i cili tha se “ministër unë ty tkam dost por punën time e bëj për ti mbajtur fëmijët”.

Bajrami: Nuk ka vota as për Kurtin, as për ish-opozitën – vendi në ngërç politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

Bajrami në “Politiko” potencoi se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

“Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.