div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-755 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kërkesa e pazakontë që e bëri Rumania pas lojës me Kosovën – UEFA iu kthen përgjigje

UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Rumune të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të dhënë për Dennis Man në ndeshjen e ndërprerë të premten mbrëma ndaj Kosovës.

Pas ndërprerjes së papritur të ndeshjes për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët në “National Arena”, Federata Rumune kërkoi nga UEFA që të anulonte kartonin e verdhë të dhënë ndaj Man në minutën e 58-të të takimit.

Lojtari i Parmës, i cili u zëvendësua disa minuta para ndërprerjes, do të ishte në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Qipros, nëse kërkesa do të ishte pranuar.

Në kërkesën e saj, Rumunia shpresonte se, në rast fitoreje dhe njohjeje të rezultatit zyrtar të ndeshjes, kartoni i verdhë do të fshihej, duke i mundësuar Manit të luante në sfidën e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, UEFA ka vendosur që të mos pranojë këtë kërkesë, duke lënë të pezulluar fatin e ndeshjes ndërprerë, për të cilën do të vendoset shumë shpejt.

Rumania e ka mbyllur vitin e Ligës së Kombeve me 12 pikë dhe udhëheq Grupin 2 të Ligës C, me 4 fitore dhe një humbje nga Kosova në ndeshjen e parë.

Kosova, nga ana tjetër, renditet e dyta me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe një humbje.

Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, UEFA ka njoftuar se vendimi për fatin e saj do të merret brenda një periudhe të shkurtër, për të përcaktuar nëse do të zhvillohet një ndeshje e re apo do të shpallet një rezultat tjetër.

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Në një mbledhje elektronike të mbajtur të dielën, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma që synojnë forcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, e para lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Gjithashtu, Qeveria miratoi nismën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve.

Profesori Ahmet Musa konvertohet në kishën katolike në Mitrovicë, merr emrin Shqiptar Shaljani

Profesori Ahmet Musa ka njoftuar se është konvertuar sot në kishën katolike në Mitrovicë.

Ai ka marrë emrin Shqiptar Shaljani, shkruan Jepi zë.

Postimi:

Hyra shqiptar , dola shqiptar !

Sot me 17.11.2024 në Kishën Katolike “Shen Kryqi”ne Mitrovicë në orën 11, 00 unë u pagëzova ne fenë katolike , fenë e të parëve me emrin , Shqiptar Shaljani.
Zoti i bekoftë shqiptarët !

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani

Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të kobshëm mbrëmjen e së shtunës, pasi djali i tyre Mentori papritmas u nda nga jeta.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit, ku dhe kanë dhënë detaje për të pame.

 

 

Ai vdiq në Kroaci, teksa familjarët thanë se deri në kthimin e arkivolit në Kosovë, ata do të presin ngushëllimet në Lipjan dhe në fshatin Rubovc të kësaj komune.

“Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet tutje në një njoftim.

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë qysh në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë gjatë në mend, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka shumë më shumë përvojë se boksieri ynë, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që në nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, vjen lajmi i fundit

Pas një jave pauzë, javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dosja “Thaçi dhe të tjerët” do të trajtohet nga e hëna deri të enjten në Gjykatën Speciale në Hagë, me seancat që do të fillojnë në orarin e zakonshëm – nëntë të mëngjesit, shkruan IndeksOnline.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues për të 171-tën herë, që nga arrestimi i tyre në nëntor të 2020-tës.

Kujtojmë se ZPS-së i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’u deklaruar lidhur me rastin, pasi në fillim të këtij muaji u njoftua se nuk do të thirren 12 dëshmitarë.