div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-81 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Milaim Zeka shpërthen ndaj Kurtit: Koha me e çliru Kosovën nga “kryehajni dhe kryemashtruesi”

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ashpër në Facebook, duke e sulmuar kryeministrin Albin Kurti me tone të forta politike. Ai thotë se është momenti që të gjithë, pavarësisht dallimeve, të bashkohen për ta “çliruar Kosovën nga fara e fëlliqtë e Beogradit”, siç e quan ai ndikimin politik që sipas tij ka marrë formë brenda VV-së.

Zeka shkruan se duhet lënë anash inati, primitivizmi dhe “yryshi politik”, sepse prioriteti, sipas tij, është largimi i Kurtit nga pushteti. Ai e quan Kurtin “kryehajn, kryemashtrues dhe kryeabuzues”, duke e akuzuar se ka sjellë dëm të madh për vendin.

Në postim ai ka bashkëngjitur edhe imazhe që lidhen me Albin Kurtin, Nenad Rikallon dhe zhvillime tjera politike, duke e shoqëruar reagimin me mesazhe akuzuese për lidhje dhe ndikime të hershme politike.

 

Fondet e komunës së Prishtinës bartën, rikthehet shfrytëzimi i autobusëve të Trafikut Urban?

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat u të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme të enjten.

Ai për teve1.info ka thënë se komuna që nesër mundet t’i shfrytëzojë këto mjete.

“Ministria e Financave e ka kryer punën, Thesari i ka transferuar mjetet. Nesër mundet komuna e Prishtinës t’i shfrytëzojë”, ka thënë Sveçla.

Bartja e këtyre mjeteve mund t’i hap rrugë rikthimit të qarkullimit të autobusëve të “Trafikut Urban” të cilët që një javë kanë pezulluar udhëtimin për shkak të krizës financiare.

Nga “Trafiku Urban”, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë grevën deri në alokimin e mjeteve.

Ekskluzive: Kunati i Albulena Haxhiut pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet, por jo në VV

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja  për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

IndeksOnline më herët raportoi për aderimin e ish-kryeministrit Agim Çeku në këtë subjekt.

Por, ky nuk do të jetë aderimi i vetëm. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Dardan Krasniqi pritet të jetë kandidat për deputet nga partia e Ramush Haradinajt.

Krasniqi është i njohur në opinion për qëndrimet e tij dhe analizat që bën karshi zhvillimeve politike në vend. Ai ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj. /IndeksOnline/

Gazetari zbulon fjalët rrëqethëse të Selvijes pas varrimit të Shpatit

Varrimi i Shpat Kasapit ka lënë pas një boshllëk të thellë, veçanërisht për ish-bashkëshorten e tij, Selvijen.

Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje tragjike? Gazetari Vlorijan Halili ka zbuluar detaje të dhimbshme nga momentet pas vdekjes së artistit

Selvija, e cila ka një djalë trevjeçar me Shpatin, është shprehur se ndjehet e shkatërruar nga humbja e partnerit të saj.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Halili ka ndarë fjalët e saj të dhimbshme, duke theksuar se ajo nuk e priste një ngjarje të tillë tragjike.

Halili, duke folur për momentin kur i ka shprehur ngushëllime, ka thënë se i ka kërkuar Selvijes të jetë e fortë për djalin e saj.

Megjithatë, përgjigjja e saj ka qenë e trishtueshme: “Nuk e di a kam me mujt me vazhdu”.

Këto fjalë tregojnë thellësinë e dhimbjes që ajo po përjeton.

“Selvisë, kur i kam shpreh ngushëllime, dhe kur e kam përqaf, i kam thënë bëhu e fortë se e ke tash një djalë, për të cilin ti duhesh me vazhdu e me qenë nënë e tij”, ka thënë Halili.

Kjo situatë tregon se sa e rëndë është për të përballuar një humbje të tillë.

Selvija ka kaluar një periudhë të vështirë, duke u përballur me emocione të forta dhe një ndjenjë të thellë humbjeje.

Ajo ka qenë e lidhur ngushtë me Shpatin, dhe ndarja nga ai ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj.

Halili ka theksuar se askush nuk e priste një ndodhi të tillë, duke përmendur se ata ishin bashkë çdo ditë.

Kjo tregon se ndonjëherë jeta na sjell surpriza të papritura, që na lënë pa fjalë.

Pas varrimit, Selvija ka nevojë për mbështetje dhe forcë për të vazhduar përpara.

Ajo duhet të kujdeset për djalin e saj dhe të gjejë mënyra për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen?

Ky rast është një kujtesë e fortë për të gjithë ne mbi rëndësinë e mbështetjes emocionale në kohë krize.

Si do të reagoni ju në një situatë të tillë? Komentoni më poshtë dhe ndihmoni të krijojmë një hapësirë mbështetjeje për ata që përjetojnë dhimbje të ngjashme.

Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit vjen me këtë njoftim

Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit.

E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.

Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

Publikimi ka sjellë një lumë komentesh ngushëlluese nga fansa dhe figura publike, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të artistit, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati Shpat Kasapi në skenën muzikore shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu

 

Zhvillime dramatike: Ish-kryeministri i Kosovës aderon në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përgatitet fuqishëm për zgjedhje.

Partia e Ramush Haradinajt do të futet në zgjedhje me dy ish-kryeministra, liderin Haradinaj dhe ish-kryeministrin Agim Çeku.

Ky i fundit do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi Çekun për kryeministër.

Me 65 vota për, 33 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atëbotë ushtarakun si kryeministër të vendit.

LDK në këto zgjedhje bashkëpunon me këto 2 parti

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e partisë ku do të diskutohen vendimet politike para zgjedhjeve të dhjetorit.

Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku do të bashkëpunojë me dy parti në këto zgjedhje.

Bëhet fjalë për Partinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Ferid Agani dhe AKR-në.

Ditët në vijim pritet të kemi një konferencë të përbashkët të Abdixhikut me përfaqësuesit e partive të përmendura.

Murati thotë se është rritur numri i ndërmarrjeve të reja: Ka kaluar shifrën prej 11 mijë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ka pasur një rritje të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara.

Ai ka thënë se është kaluar shifra prej 11 mijë, ndërsa thotë se deri në fund të vitit pritet të tejkalohet deri në mbi 13 mijë biznese.

“Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë, deri në fund të muajit tetor, ende pa mbaruar viti. Sipas trendit aktual, deri në fund të vitit kjo shifër pritet të tejkalojë mbi 13 mijë biznese, që do të ishte rekord i të gjitha kohërave. Ky është tregues i shëndetit të mirë të ekonomisë, e cila po rritet vazhdimisht”, ka shkruar Murati.

Valbona Mhilli flet për kontaktin me Gjestin, pas rastit tragjik

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Gjestin, këngëtarin e njohur dhe fituesin e fundit të Big Brother Vip Albania.

Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive: “Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Përgjigja e saj vjen pas një periudhe të ndarë nga mediat, duke shtuar kureshtjen e fansave për gjenden emocionale të Gjestit.

 

Kujtojmë se muaj më parë pas një aksidenti tragjik në Pejë, vëllai i vetëm i Gjestit ndërroi jetë.

Që nga ajo kohë, artisti nuk ka bërë as edhe një paraqitje të vetme në rrjetet sociale.