Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi ai ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenica”, në Gjilan.
Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. ‘Kamenica’, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, Adem Grabovci thotë se po të ishte partija e tij në pushtet, rruga Prishtinë-Podujevë, si dhe disa autostrada tjera, do të ishin harruar që moti nga përfundimi i tyre.
‘’Me përgjegjësi të plotë e them, se rruga Prishtinë-Podujevë, autostrada për Gjilan, për Mitrovicë, për Dukagjin, absolutisht këto me PDK-në do të ishin të harruara, e do të ishin realizuar edhe shumë projekte tjera’’ thotë ai.
Grabovci, e quan fatkeqësi këtë që po ndodhë me rrugën Prishtinë-Podujevë.
‘’Kjo është fatkeqësi’’ u shpreh ai
Ai thotë se qytetarët duhet të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi veprat dhe punët e qeverive, duke thënë se duhet shikuar se kush ka kontribuar më shumë, duke e vlerësuar qeverisjen e PDK-së si të pa përsëritshme.
‘’Unë i bëjë thirrje qytetarëve që të i vlerësojnë veprat dhe punët, le ti gjykojnë ato se kush sa ka kontribu e po ashtu bindshëm e them se qeverisja e PDK-së në atë kohë është pa përsëritshme’’, u shpreh Grabovci për FrontOnline
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Gazeta Imazhi raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.
Viktimat siç mësohet janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.
U publikuan disa biseda dhe mesazhe më zë, ku Luizi shihet se po e tradhton Kiarën.
E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur në Kosovë, në disa nga hotelet e kryeqytetit.
Por sa janë të vërteta këto akuza?!
Luizi zgjodhi të mbrohet në heshtje, duke mos thënë as edhe një fjalë për ndjekësit e tij.
Luiz Ejlli,i cili prej disa orësh është në qëndër të lajmeve pasi janë shpërndarë disa mesazhe që pretendohet se Luiz Ejlli i ka folur me një vajzë misterioze nga Kosova.
I vetmi detaj që mund të ‘vërtetojë’ paksa se është vërtetë Luizi, është mesazhi zanor që ai i ka dërguar vajzës për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.
Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta.
Moderatori i shout më të madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova tre, Alaudin Hamiti, ka bërë sonte një vërejtje ndaj Rezartit.
Ndërsa po debatohej për një çështje serioze, Rezi endej përreth hapësirës ku banorët ishin të pozicionuar, derisa dhe Dini ia tërhoqi vërejtjen për shkak të lëvizjeve të shpeshta të tij, transmeton klankosova.tv.
Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja.
Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë” ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen” +40, Stela Nikolli, e cila fatkeqësisht është diagnostikuar me koncer gjiri.
Në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ish-konkurrentja ka dashur të tregojë rreth kësaj sëmundjeje dhe të flasë për forcën që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë.
Them unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjeksore, po që me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Çdo gjë e di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj.