div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-869 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.

“Në garë zgjedhore është e rëndësishme me fitu, fitorja nuk është gjithmonë me dalë i pari, fitorja për rastin e PSD-së është edhe me kalu pragun. Unë besoj se PSD duhe të marrë pjesë në zgjedhje kur sigurohet se i ka gjasat reale të kalojë pragun. Një send që duhemi ta tregojmë haptazi se ne nuk bëjmë koalicione politike me asnjë parti politike”.

“PSD-ja nëse do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, do të jetë vendim kur jemi të bindur se gjasat janë reale për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, sa për të marrë pjesë”, ka thënë Molliqaj.

Nëna e Faton Hajrizit: Ma dërgoi një fotografi nga arratia, lajmin për vrasjen e tij e mora vesh…

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha se nga djali i saj kishte pranuar vetëm një fotografi në Viber, gjatë kohës sa ai ishte në arrati.

“Asnjëherë, asnjë komunikim s’e kam pasë. Veç një fotografi ma ka dërgu, ai brenda në një veturë u kanë  edhe nuk kemi pas asnjë komunikim, se e ka ditë që nëse e flet me neve na kena me lutë me u dorëzu”, tha ajo në Frontal në T7.

Ajo tha se s’ka mundur t’i shkruante diçka, sepse thotë se numri “u bllokua automatikisht”.

Lajmin për vdekjen e djalit të saj, Shehrije Hajrizi tha se e mori “përmes Facebook-ut”.

“Unë kam hy te çdo gazetë, dhe kurrgjë s’kam thënë tjetër veç jo, jo, jo. Fatkeqësisht ajo ishte e vërteta”, tha ajo.

“Atë ditë ishim vetëm unë me të shoqin”, rrëfen Shehrije Hajrizi, duke treguar se si burri i saj e kishte thirrur policinë, duke dashur ta telefononte ndihmën e shpejtë.

Pas lajmit se Faton Hajrizi e kishte vrarë një polic në Serbi, ajo tha se ishte në ankth.

“E vetmja lutje e jona u kanë që mos me ra në dorë të atyne i gjallë, veç qeta janë lutë”, tregoi ajo.

Nëna e Faton Hajrizit: Na lëndojnë ende thashethemet se është gjallë, unë e pashë trupin e tij, qëndrova gati 1 orë me të

Nëna e Faton Hajrizit ka rrëfyer në Frontal në T7 për kontaktin e fundit me djalin e saj dhe për momentin kur e pa trupin e pajetë të tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

Shehrije Hajrizi thotë se kufoma “nuk ka qenë e dëmtuar”.

“Për qato 3 javë që u mbajtë kufoma në kushte jonormale nuk u kanë e dëmtume. Nuk u kanë e coptume qysh kanë thënë në disa media”, tha ajo.

Thashethemet që qarkulluan se Faton Hajrizi është gjallë, ajo tha se “edhe sot na rëndojnë”.

“Unë e kam pa trupin e tij”, thotë Shehrije Hajrizi.

“Kam qëndru shumë e fortë, 23 vjet jam shku në burg e kam pa, asnjë pikë lot s’e kam qitë as unë as ai edhe kur kemi folë në telefon më ka thënë ‘nanë, nuk du mërzi, nuk du lot’”.

Në IML, ajo tha se me trupin e pajetë të të birit qëndroi një orë.

“Për një orë gati kam bisedu… Shumë sene që kemi pasë me i realizu bashkë po na mbeten ëndërr. Ai ëndërrojke me dalë, me u martu, me pasë një fëmijë. Masi dul në vikend e pa çka është jeta, çka ka humbë. E kam përkthel, e kam puthë në ballë. ia kam puthë duart”, tha Shehrije Hajrizi.

Ajo tha se qëndroi e fortë “për hatër të fëmijëve tjerë”.

KFOR-i dhe Policia e Kosovës shtojnë patrullimet në veri

Komanda rajonale e KFOR-it – Lindje ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës ka shtuar patrullimet e saj në veri të Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, KFOR-i vazhdon të kontribuojë për sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është siguria e tretë përgjigje, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit (Euleks)”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Motra e Bardhit kunatë shembull, i bën dhuratën speciale Sarës

Sara dhe Bardhi krijuan historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në “BBVA”.

Edhe pas daljes dyshja mbajtën raportin dhe madje nga dashuria e tyre po sjellin në jetë një vajzë.

Këtë raport të shëndoshë Sara e ka edhe me familjen e të dashurit.

Me anë të një fotografie në “Instastory”, zbuloi se kunata (motra e Bardhit) i ka bërë dhuratë një unazë ari.

 

“Te dua broski” shkroi blogerja duke etiketuar Afërditën.

 

Moderatorja e njohur pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’

Sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova-3 ka zgjuar kureshtje të madhe tek audienca se kush do jetë banor.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se aktorja, moderatorja e influencerja e njohur Nura Alkhazali do të futet në këtë reality-show.

Ajo ka një karrierë dhe është mjaft e njohur për publikun ku sigurisht do kujdeset të krijojë “zhurmë” në shtëpi.

“Në Serbi sulmi i Banjskës po përkujtohet si akt heroik”

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka shpërndarë një stendë përmes së cilës në Serbi po përkujtohet sulmi i para një viti në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’”, shkroi ai në një postim në “X”.

“Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze e feston terrorizmin e Hamasit: ta ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, shtoi Stojkoviq.

Sot u bë një vit prej kur paramilitarët serbë e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Krerët e shtetit në Kosovë thonë edhe bashkësia ndërkombëtare e di se sulmi u bë me urdhër politik të Aleksandar Vuçiqit.

Postimi i avoktatit:

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore, tregon nga çka po vuan

Klea Huta po kalon një periudhë delikate me
shëndetin e saj.

Dje, ajo bëri një postim në ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.

‘Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë’

U pezullua nga shkolla shkaku i shamisë, Prokuroria në Pejë nis hetimet për rastin

Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rasti se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pasi t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, atëherë prokurori i shtetit do vendos lidhur procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Një nxënëse e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë shkaku i vendosjes së shamisë, i kishte njoftuar paraprakisht drejtorinë, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e shkollës për vendimin që kishte marrë lidhur me bartjen e shamisë.

Në letrën e saj drejtuar shkollës dhe institucioneve arsimore, nxënësja ka theksuar se dëshiron të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjedhur veshjen fetare.

Sipas saj, vendimi për pezullim është në kundërshtim me nenin 55 të Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se të drejtat dhe liritë kushtetuese mund të kufizohen vetëm përmes ligjeve, dhe jo përmes udhëzimeve administrative.