div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-870 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Grupi i Deçanit propozon ngritjen e një kryqi 70 metra në Podujevë

Grupi i Deçanit ka propozuar ngritjen e një kryqi të madh në Podujevë në lartësi prej 70 metrash.

Njoftimi i plotë:

“Çfarë mendoni për idenë e ndërtimit të një strukture 70 metra të lartë në njërën nga majet më të larta të Llapit, që është pronë e imja? Kjo ndërtese do të kishte dukshmëri normale deri në 30 km, ndërsa gjatë natës do të arrinte dukshmërinë deri në 70 km. Konstrukti do të ishte i gjithë nga çeliku. Më i larti në Gadishullin Ilirik është aktualisht 66 metra në Shkup, ku është gjithashtu një atraksion turistik. Ky simbol do të përfaqësonte njëkohësisht një kryq dhe një shpatë, si një homazh për Gjergj Kastriotin. Përballë këti simboli do të ngrihej edhe truporja e Zojës së Llapit” thuhet në propozimin e Grupit të Deçanit.

 

Vendimi i Qeverisë për mallrat serbe, reagon kryeministi i serbisë

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për futjen e produkteve nga Serbia në pikëkalimin kryesor kufitar në Merdar.

Vuçeviq tha se kështu, Qeveria e Kosovës e ka ulur tensionin që ekziston prej kohësh, ndërsa përmendi furnizimet me ushqime dhe ilaçe për serbët.

Ai, siç raporton RTS, tha se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për pikëkalimin kufitar në Merdar, por në të gjitha anët.

“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromiset janë gjë e keqe, veçanërisht nëse do të krijojnë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, u tha Vuçeviq gazetarëve në Shkup, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Ai foli për takimin rajonal për Procesin e Berlinit, ndërsa paralajmëroi se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të flitet edhe për CEFTA-n.

Murati tregon si do të duken skemat e pensioneve të moshës pas rritjes në 20%

Ministri i Financave ka publikuar “grafikonin” me shumën e re të pensioneve të moshës, që u rritën sot.

“+20% rritje e pensioneve. +100 milionë euro shtesë në vit. 304,016 përfitues. Kështu do të duken skemat e pensioneve të moshës, pas rritjes”, shkroi Hekuran Murati.

Ai, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dolën në një konferencë për media për të njoftuar për rritjen e pensioneve për 20%.

Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.

 

Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë.

E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me ish-in e reperit

Duket se një ngjarje e ngjashme po përsëritet sërish në shoubizin shqiptar.

Ajo që dikur ndodhi me Beatrix Ramosajn e Bora Zemanin, tani po rikthehet te një tjetër çift.

Tashmë prej disa javësh po flitet për një lidhje dashurie mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit.
Kjo e fundit dikur ka qenë shoqe me ish-partneren e reperit, pasi i bënte komente nëpër fotografi.

Kjo ndodhi edhe me Beatrix, e cila para se të lidhej me Donaldin në Big Brother VIP, i bënte komente Borës. Sidoqoftë, Ledri u fotografua me të fillimisht duke kaluar pushimet në Shqipëri e tani në rrugët e Londrës.

Dyshja në ndërkohë këtë gjë nuk e kanë pohuar e as mohuar akoma.
Sara nga ana tjetër ka bërë të ditur se ka blerë një apartament në Tiranë, ku do të zhvendoset me të bijën.

Kurti tregon nëse do të rriten pagat për mësuesit dhe policët

Kryeministri u pyet nëse do të ndryshojnë pagat e mësuesve dhe policëve dhe mësimdhënësve, në konferencën për media ku njoftoi për rritjen e pensioneve.

Albin Kurti tha se “pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar”.

“Kemi pasur pa numër masa të ndryshme që i kanë ndihmuar kategoritë e ndryshme shoqërore, me ç’rast duhet theksuar se pagat në sektorin publik janë rritur në vitin e kaluar. Sivjet po rriten pensionet, ndërkohë që në mandatin tjetër, ne do ta bëjmë reformën pensionale. Vjet janë rritur pagat në sektorin publik dhe kemi pasur një rritje të ndjeshme, të paprecedentë në Kosovën në këto vitet e fundit, andaj tash jemi të përqendruar te rritja e pensioneve”, tha ai.

Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.

Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Këtë po e bëjmë tash në muajin tetor, meqenëse në të njëjtën kohë jemi duke e shkruar edhe buxhetin për vitin 2025 që do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra, rritja e këtyre pensioneve është duke u bërë në kuadër të planifikimeve tona afatmesme dhe afatgjata. Përpara, në rastin më të mirë ka pasur planifikime afatshkurtra”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo rritje e pensioneve u bë e mundur “falë politikave të mirëmenduara dhe rritjes së të hyrave”.

 

Kurti konfirmon vendimin për futjen e mallrave serbe në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare..

Kurti ka thënë se vendimi është ndërruar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar, vetëm në këtë pikë kontrolli derisa të vijnë skaneret të cilët do të vendosen dhe në pika tjera kufitare..

“Sot MPB-ja  i ka shkruar drejtorit të doganave. Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë, nga qarkullimi i kufizuar tek kontrolli i shtuar, në një pikë kufitare. Ne po e bëjmë këtë ndryshim, derisa të na vijnë skanerin të cilët do të vendosen në të gjitha pikat. Derisa të na vijnë skanerët ne hapin një pikë kufitare, që do ta ketë kontroll të shtuar”, ka thënë Kurti.

Rritja e pensioneve nga Qeveria, kaq është shuma që do të marrin kategoria e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media, ka njoftuar se është marrë vendimi për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

“Duke filluar nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepcës. Ndërkaq nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK’së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, tha Kurti.

Kaq është shuma e pensioneve që do t’i marrin pensionistët nga ky muaj

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind. Në një konferencë bashkë me ministrin Murati, Kurti ka bërë të ditur se rritja e pensioneve do të vlejë nga ky muaj.

Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

Ndalimi i produktëve serbe në Kosovë, Qeveria pritet të marr këtë vendim

Ministria e Punëve të Brendshme raportohet se ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdarë.

Siç ka mësuar KOHA nga burimet e saj, Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

 

 

Më vendimin e ri, i cili u është përcjellë të hënën institucioneve përkatëse nga ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Svecla, ndalimi i importimit të këtyre produkteve do të zëvendësohet me “kontroll të detajuar” për maunet që hyjnë nga Serbia.

Ndryshimi i masës së sigurisë vlen vetëm për pikën kufitare në Merdarë derisa ajo mbetet në fuqi në pikë kalimet kufitare të tjera me Serbinë.

Dy amerikanë fituan çmimin “Nobel” për mjekësi, ja çfarë zbuluan

Çmimi “Nobel” në mjekësi iu dha shkencëtarëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit.

Të dytë zbuluan një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve që është dëshmuar thelbësor për organizmat shumëqelizorë, duke përfshirë njerëzit.

Ata janë shtetas amerikanë dhe punojnë në SHBA. Vlera e çmimit këtë vit është 970 mijë euro. Nëse ka më shumë se një fitues, vlera e parave do të ndahet.