div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-871 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes akademiku i njohur kosovar

Është ndarë sot nga jeta akademiku kosovar, piktori Tahir Emra.

Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ata kanë njoftuar që i ndjeri do të varroset në varrezat e qytetit të Gjakovës më 8 tetor, teksa AShAK-u po atë ditë do të mbajë mbledhje komemorative në orën 11:00, e më pas do të bëhen edhe homazhet deri në orën 12:30.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 7 tetor 2024, në moshën 86-vjeçare ndërroi jetë piktori i shquar, ndër më të shquarit e artit shqiptar, akademik Tahir Emra”, thuhet një njoftimin e AShAK-ut.

“Akademik Emra u lind në Gjakovë më 1938. Shkollën fillore e kreu në vend­lindje, ndërsa të mes­men të artit më 1959 në Pejë”.

“Në vitet 1959-1961 punoi mësues vizatimit në vendlindje, më pas studioi në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd. Diplomoi më 1966 për pik­turë, teksa një vit më vonë u zgjodh ligjërues e pastaj profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në Degën e Arteve Figurative”.

“Më pas vijoi studimet pasuniversitare, magjistroi më 1970 dhe më 1974 u zgjodh docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e posathemeluar të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe më 1982 profesor ordinar”.

“Ka qenë docenti dhe prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve, pastaj shef katedre në dy mandate. Gjatë viteve ’90, për disa vite ka mbajtur mësim me studentët në atelienë e shtëpisë së tij. Për dhjetë vjet (1994-2004) ka mbajtur mësim në lëndët vizatim dhe pikturë edhe në Akademinë e Arteve të Universitetit të Tetovës. Ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet e saj”.

“Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në vitin 2000, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2008. Për një mandat ka qenë sekretar i Seksionit të Arteve të ASHAK-ut”.

“Ka hapur disa ekspozita të pavarura dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private”.

“Në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës botoi monografinë e piktorit Tahir Emra me riprodhimet e veprave më të njohura dhe me studimin e piktorit Kujtim Buza”.

Haga deklarohet rreth kërkesës së Jakup Krasniqit për pjesëmarrjen në varrimin e të vëllait

Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, vdiq më 5 tetor.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në orët e mbrëmjes të së shtunës.

Ai u varros të dielën në fshatin e tij të lindjes, në Negroc të Drenasit, njofton Klankosova.tv.

Por, vëllait të të ndjerit, Jakupit i cili tash e katër vjet po gjykohet në Hagë, me gjasë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në adresën elektronike të Dhomave të Specializuara, por nuk mori përgjigje konkrete nga DhSK-ja.

Zëdhënësja Angela Griep, tha se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

“Paneli do të vendosë për këto kërkesa.Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, thuhet në përgjigjen e dërguar me shkrim.

Linda fotografohet nga pas, ‘tranon’ ndjekësit me të pasmet gjigante!

Këngëtarja e njohur kosovare, Lindita Halimi, vazhdon të mbajë vëmendjen e ndjekësve të saj me postime të guximshme dhe plot stil.


Pas rikthimit të saj në skenë pas pjesëmarrjes në reality-show-n e njohur “Big Brother VIP Kosova 2”, Linda ka intensifikuar aktivitetet e saj në rrjetet sociale, duke i dhënë fansave një pamje të re të vetes.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë një set fotosh ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë që thekson linjat e saj trupore, duke i dhënë një pamje mahnitëse.


Pozita e saj, e ulur nga prapa, ka theksuar të pasmet bombastike, duke e bërë këtë imazh jashtëzakonisht atraktiv për ndjekësit.

Linda, e cila është njohur për talentin e saj në muzikë, duket se po e shfrytëzon këtë periudhë për të eksperimentuar edhe me imazhin e saj publik. Postimet e saj janë një kombinim i artit, elegancës dhe sensualitetit, duke e bërë atë një nga figurat më të përfolura në skenën e showbizit shqiptar.

Kurti e Murati, sot me konferencë të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Murati do të mbajnë konferencë për media.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja, teksa është bërë e ditur se konferanca fillon në ora 13:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:30”

Ky është punëtori që u gjet i vdekur në vendin e punës në Gjakovë

Një punëtor është gjetur dje pa shenja jete në vendin e punës në Gjakovë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Sahit Pajaziti, 73- vjeçar

I ndjeri ishte rojtar në një seperacion zalli në vendin e quajtur “Te fshati slloven”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Tre të lënduar në një aksident, njëri me lëndime të rënda dërgohet në QKUK

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Remnik të Vitisë, ku një veturë me targa vendore është përfshirë në aksident.

Si rezultat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa njëri prej pasagjerëve, me lëndime të rënda, është trajtuar fillimisht në qendrën emergjente në Gjilan dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës 7 tetor 2024:

09:00- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, nënshkruan kontratën me 26 operatorë privatë të transportit publik. Përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar. (Komuna e Prishtinës)
10:00- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Përgjegjësia e Mediave ndaj komenteve të paligjshme”. (Zyrat e IKD-së, rr. “Ilaz Agushi”)

10:00- Instituti i Historisë “Ali Hadri” dhe Iniciativa për Histori Gojore mbajnë tryezën me titull “Roli i gruas shqiptare në organizatat e fshehta politike në Kosovë”. (Instituti Albanologjik)

11:00- Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, bëhet pranimi i donacionit të mamografit nga Kompania Medica për QKMF “Dr. Vezir Bajrami”. (Komuna e Shtimes)

12:00- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Panairit të Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”. (Janjevë, Komuna e Lipjanit)

12:30- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë konferencë për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

14:00- MINT lanson skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve startup dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative. Merr pjesë dhe Eric Dietz, i ngarkuar me punë i Qeverisë së Luksemburgut. (Objekti i MINT)

Ky është moti për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-24 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

E njohim si Bora Zemani, por ky është emri i vërtetë i moderatores

Ajo është një nga figurat publike më të komementuara në media rozë.

Moderatorja njhet si Bora Zemani, megjithatë ajo ka një emër krejt tjetër, shkruan Gazeta Imazhi.

Emri i vërtetë i saj është Borana pasi ka lindur në janar, nëna e saj kishte parë në atë kohë në  “Teatrin e Operes dhe Baletit”,  operën shqiptare “Borana”.

Ndryshe, Bora së fundmi vazhdimisht ka qenë cak i mediave rozë e gjitha për lidhjen e saj me Donaldin të cilët u bashkuan pas ndarjes.


TË NGJASHME:

Ndoshta s’e keni ditur, Bora Zemani ishte pjesë e serialit të njohur kosovar

 

Një nga këngëtaret që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare, a e njihni vajzën në foto

Është një nga zërat që për shumë vite radhazi i ka dhënë skenës shumë këngë të bukura.

Të veçantë e ka bërë paraqitja e përhershme me motrën e saj, që nga fillimi i karrierës, shkruan “Kosovarja”.

Flasim për këngëtaren Safete Mustafen e cila pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Ajo konsiderohet jo vetëm si një këngëtare e zonja, por e përmbushur në çdo aspekt edhe në rolin e saj si bashkëshorte por edhe nënë e mrekullueshme.

E sot vajza e saj Donika solli këtë imazh nga arkiva e nënës. A ka ndryshuar hiq Safetja?/Gazeta Imazhi/