div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-873 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vesa e konfirmon lidhjen e dashurisë me futbollistin e njohur?

Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka hapur një pyetësor në llogarinë e saj në “Instagram”.

Në pak pyetjet që pranoi, nuk kishte sit ë mungonte edhe jeta e saj private.

“A je ne lidhje me Andi Zeqirin”, ishte pyetja drejtuar asaj.

“Vetem per qaj se e don shume”, u përgjigj ajo duke lenë në pikëpyetje raportin e vërtetë.

Sidoqoftë, në qoftë se janë bashkë, urojmë t’iu zgjasë.

TË NGJASHME:

Ja çka i bëri i dashuri i ri Vesa Vllasaliut

 

 

Alaudin Hamiti thyen heshtjen, tregon se kur do të jetë prime i ‘BBVK’

Moderatori i ‘Big Brother VIP Kosova’ Alaudin Hamiti pak me parë është lajmëruar me një video story.

Ai ka treguar të rejat qe do të përcjellin edicionin e tretë të ‘Big-ut’, shkruan “Kosovarja”.

Hamiti tregoi se primet e këtij edicioni do të jenë në ditën e hënë dhe të premte.

Ende pa filluar ky reality show do te këtë risi që nga autorja e cila është Olsa Muhameti, andaj edhe një numër i madh i ndjekësve po e presin me padurim që të filloj.


TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

 

E dhimbshme sa ska më: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e dhimbshme ka goditur sot familjen Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë, pasi djali i tyre 22-vjeçar, Endrit Krasniqi, ka humbur jetën pas një kontakti fatal me rrymën elektrike, raportojnë burime të Gazeta Imazhi.

Burimet tona nga familja bëjnë të ditur se momentalisht janë në pritje të përfundimit të procedurave të mjekësisë ligjore, pas të cilave do të caktohet koha e varrimit të të ndjerit.

 

E shtuna tragjike: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e sotëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Më herët u raportua se personi i tretë që ka mbetur i vdekur nga aksidenti, është Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.

Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.

LEXO EDHE:

E trishtë: Ky është 21 vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Badoc

Gjatë ditës u konfirmua se nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur edhe Rifat PacolliArdit Gashi.

E trishtë: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Badovc

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

 

 

Gazeta Sinjali ka mësuar shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.

Aksidenti me tre të vdekur te Badoci, mësohet shkaktari që çoi deri te rasti tragjik

 

 

Ndryshon moti në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.

Gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare. Ndërsa gjatë së martës temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

 

PDK-ja zyrtarizon kandidatin e parë për deputet

Partia Demokratike e Kosovës dega në Istog ka zyrtarizuar kandidatin e parë për deputet nga kjo degë.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj.

Këtë e ka bërë të ditur nga nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë :

Istogu ka shansin ta ketë në Kuvend nje nga djemtë më të mirë të tij, Shasivar Haxhijaj, që sot e nominuam si kandidat për deputet në listen e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam shumë i lumtur për vendimin e degës së PDK-së në Istog dhe ne do të punojmë shumë, të bashkuar, për t’ia dhënë Istogut dhe Kosovës  deputetin që e meriton.

Shasivari ka jetuar dhe punuar për ndryshimet e mëdha për vendin duke qenë si luftëtar i UÇK-së dhe pas pavarësisë duke shërbyer ndershëm në pozita të ndryshme institucionale. Ai ka qenë përherë një krah i fortë për Istogun, duke sjellë projekte të rëndësishme në sport, kulturë, bujqësi etj.

Mbi të gjitha, Shasivari është një bashkëshort, baba e mik shumë i mirë.

Jemi krenar për ty, Shasivar!

LDK-ja prezanton një aderim, gruan që punon në zyrën e kryeministrit

 

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Shumë udhëtarë besojnë se stjuardesat i zbehin dritat në aeroplan në mënyrë që pasagjerët të flenë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë

Zbehja e dritave në aeroplan është e nevojshme për një arsye të rëndësishme sigurie.

“Dritat janë të zbehura në mënyrë që shikimi juaj të mund të përshtatet sa më lehtë që të jetë e mundur për t’ju ndihmuar të evakuoheni nga aeroplani në rast aksidenti”, tha Sue Fogwell, një stjuardesë e një aviokompanie.

Syrit të njeriut i nevojiten 10 deri në 30 minuta për t’u përshtatur plotësisht me errësirën. Zbehja e dritave i lejon pasagjerët të shohin më mirë dritat e dyshemesë që çojnë në dalje në rast evakuimi, transmeton Telegrafi.

Stjuardesat do të ndezin dritat edhe nëse bëhet fjalë për fluturim gjatë ditës në mënyrë që pasagjerët të mos jenë të “verbuar” kur zbarkojnë.

Ngritja e perdeve gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë rreziqet e jashtme, si zjarri, që mund të pengojnë evakuimin – tha piloti Patrick Smith.

Nëse ndodh ndonjë gjë gjatë ngritjes ose uljes, sytë tuaj do të përshtaten me dritën e jashtme, duke ju lejuar të reagoni më shpejt, raporton Travel and Leisure./telegrafi

Konfirmohet: Ky pritet të jetë banori i parë në BBVK

Reality-show “Big Brother Kosova 3” është gati për të nisur sezonin “flakë”.

LEXO EDHE: 

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që pjesë e këtij formati do jetë edhe aktori kosovar Besfort Daka.

Daka ka marrë pjesë në seri televizive gjithashtu edhe skena teatrale që është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”