27.7 C
Pristina
E premte, 8 Gusht, 2025
Home Blog Page 90

Sulmet në zemër po prekin edhe të rinjtë – Doktori i njohur tregon arsyet shqetësuese

0

Shumë qytetarë po përballen me probleme kardiake, në veçanti shqetësues është numri i pacientëve të ri në moshë

E sipas drejtorit të Kardiologjisë, Faik Shatri, për këtë po ndikojnë shumë faktor.

“Mesazhi im është i qartë: mos e neglizhoni asnjë simptomë! Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm shpëton jetë. Kardiologjia është më efikase kur intervenohet në kohë. Rritja e problemeve kardiake te të rinjtë lidhet me stilin e jetesës sedentare, stresin e lartë, duhanin, ushqimin jo të shëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik”, ka thënë Shatri në një prononcim për IndeksOnline.

Shatri gjatë bisedës tregon se cilat ndryshime do të bënte në Klinikën që udhëheq.

“Do të shtoja menjëherë një sallë të tretë të kateterizimit me ekip të plotë profesional. Kjo do të na mundësonte të përgjysmonim listën e pritjes dhe të ofronim trajtim shumë më efikas. Gjithashtu, do të forcoja sistemin informatik dhe zinxhirin e referimit për të optimizuar qarkullimin dhe trajtimin e pacientëve”, vlerëson ai.

Shatri tregon se me cilat klinika jashtë vendit kanë bashkëpunim, për rastet më të rënda.

“Bashkëpunimi me qendra ndërkombëtare si ato në Luksemburg, Itali, Gjermani dhe Bullgari është intensifikuar gjatë vitit të fundit. Janë realizuar ndërhyrje strukturore në zemër, procedura të elektrofiziologjisë dhe implantime të pajisjeve. Kemi mbajtur workshop-e të përbashkëta dhe synimi është që këto ndërhyrje të avancuara të ofrohen në të ardhmen e afërt edhe në Kosovë, në mënyrë të pavarur”, thekson ai.

I pari i kësaj klinike, po ashtu tregon planet për zgjerim të kapaciteteve apo investimeve të reja në tekonologji.

“Po. Jemi në fazën e parë të projektit për ndërtimin e sallës së tretë të kateterizimit në Prishtinë, në bashkëpunim me LuxDev, i cili ka bërë donacionin përkatës. Gjithashtu jemi në proces rinovimi të disa hapësirave të Klinikës. Është planifikuar edhe një strategji afatmesme për periudhën 2026–2030, që përfshin investime në teknologji të avancuar dhe trajnime për stafi”, përfundon ai.

Ndërron jetë Hoxha i njohur

0

Me pikëllim të thellë, familja Halilaj njofton se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Hoxhë Afrim Halilaj, në moshën 47-vjeçare.

Që nga paslufta, Hoxhë Afrimi shërbeu me përkushtim si imam, duke u dalluar për drejtësinë, urtësinë dhe dashurinë që e kishte për komunitetin dhe secilin që e njohu. Humbja e tij përbën një dhembje të madhe për familjen dhe për gjithë ata që e çmuan dhe e respektuan.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, më 13 qershor 2025, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Gur i Kuq të Rahovecit

“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani

0

Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në një pishinë rezidenciale në lagjen Lachine të Montrealit, mbrëmjen e së martës.

Media kanadeze, Ctw News shkruan se shërbimet e urgjencës morën një telefonatë në 911 në orën 21:35 lidhur me incidentin që ndodhi në rrugën 20e Avenue, pranë rrugës Provost.

“Ata gjetën dy persona pa ndjenja”, tha zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils, ndersa shtoi se “dy viktimat, për fat të keq, u shpallën të vdekur në vendngjarje.”

“Ishte një aksident,” konfirmoi Chèvrefils.

Kryebashkiakja e zonës Lachine, Maja Vodanovic, shkroi në Facebook, ku tregoi se gjithçka kishte nisur nga një top.

“Ishte një top që ra në pishinën, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte por për fat të keq nuk dinte not”. shkroi ajo në Facebook.

Teksa punonte në pyll, rrokulliset me traktor – vdes një 55-vjeçar

0

Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 55 vjeçare.

“Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor”.

“Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim.

Ngërçi në Kuvend – Konjufca zbulon me cilën parti mund të bëhet koalicioni

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.

“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për zotin Limaj, për shembull”, tha Konjufca.

Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit do të zbulojë nëse Kurti ka numrat për të formuar Qeverinë, në të kundërtën i hapet rruga partive të tjera ose zgjedhjeve.

“Nëse zoti Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca në ATV.

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur jashtë vendit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë.

Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”

Sipas kryetarit Ramosaj, dyshohet që fëmija ka rënë në bazenin e pishinës, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim.

Arrestohet mësuesja në Mitrovicë të Veriut – dyshohet se goditi nxënësin gjatë orës së mësimit

0

Një mësuese në një shkollë fillore në Mitrovicën e Veriut është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës gjatë orës së mësimit, shkruan Insajderi.

Rasti është iniciuar nga Stacioni Policor në Mitrovicë Veri më datë 12 qershor, pasi një prind raportoi se më 6 qershor 2025, e dyshuara M.P., 56 vjeçe, kishte goditur me shuplakë djalin e tij – nxënës i shkollës ku punon e dyshuara.

Mësuesja është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të veprojë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë dhe pa përjashtime.

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea në Ishullin e Madh të Havait, ka rifilluar shpërthimet me intensitet të lartë, duke lëshuar lavë nga dalja e tij veriore dhe duke formuar shatërvanë që arrijnë lartësi mbi 100 metra, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Associated Press, ky aktivitet është pjesë e një cikli të shpërthimeve të përsëritura që kanë filluar që nga dhjetori i vitit 2024. Shkencëtarët e Observatorit të Vullkaneve të Havait (USGS) paralajmërojnë se presioni në sistemin vullkanik është në rritje dhe shpërthimet mund të bëhen edhe më të fuqishme.

Përpara shpërthimit të fundit, është vërejtur fenomeni i “lëvizjes së pistonit të gazit”, që ka shkaktuar ngritje dhe ulje të shpeshta të sipërfaqes së lavës, deri në 10 herë në orë. Më pas është formuar një shatërvan i vogël, por i vazhdueshëm, që ushqen rrjedhat e lavës në krater.

Ky është shpërthimi i 25-të i regjistruar që nga 23 dhjetori 2024, me secilin episod që zakonisht zgjat rreth një ditë dhe pasohet nga pauza disa-ditore. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të aktivitetit vullkanik.

Fjalë që prekin zemrat, dedikimi i Mihrie Brahës për vjehrrën

0

Këngëtarja e njohur kosovare Mihrie Braha, ka ndarë një moment familjar nga pushimet.

Ajo u shfaq e buzëqeshur pranë vjehrrës së saj, shkruan Indeksonline.

“Prania jote është bekim për familjen tonë. Je një shembull i vërtetë i durimit, mençurisë dhe dashurisë familjare. NËNË- Vjehërr”, shkroi krahas posimit.

Mihria e njohur për karrierën muzikore tregoi edhe njëherë rëndësinë që i jep familjes dhe vlerave tradicionale shqiptare.

 

Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

0

Në një udhëtim zyrtar në vitin e parë të marrjes së mandatit, ministri tash në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me Bekim Hoxhën, drejtor i AUV’t – dyshe kjo e intervistuar nga Prokuroria Speciale për dyshimet rreth skandalit me fabrikën për mbetje shtazore – kishin qëndruar në Slloveni për një udhëtim zyrtar.

Siç ka siguruar faturën Periskopi, shihet se Faton Pecit ‘nuk i kishte mjaftuar dhoma standarde e Hotelit’, por kishte paguar me para të shtetit hiç me pak se 676.00 euro për një natë qëndrim.

Ajo çka bie në sy është që kërkesën për pagesë e ka bërë dhe arsyetuar Verona Menxhiqi atë kohë pjesë e kabinetit politik të Pecit e tashmë e sistemuar si zyrtare ligjore në shërbimin civil.

Sipas UA, shuma e lejuar për një natë qëndrimi në Slloveni është 103 euro. /Periskopi/