Shumë po përflitet për jetën personale të Gjestit, veçanërisht përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë, brengë që e kishte që në BBVK.
E si rrufe në qiell të pastër, erdhi hipoteza e mundësisë që Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë.
Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.
“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.
Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Përkundër grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.
Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar për disa nga lajmet më të bujshme lidhur me banorët e “Big Brother VIP 4”.
Ajo pati një deklaratë shumë të fortë për Gjestin ku nuk ngurroi të shprehë mendimin e saj mbi veprimet dhe sjelljen e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të këtij formati.
Rikujtojmë që pak ditë më parë Gjesti iu drejtua Eglit se jashtë shtëpisë ka një grua tjetër dhe Klotilda e ka konfirmuar se Gjesti përpara se t hynte në “BBV” ka qenë i martuar.
A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?
“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.
Gjesti i tha: “Largohu se kam grua jashtë”. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.
Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi, është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në rrjetet sociale, pas ngjarjeve të ndryshme që ndodhën brenda shtëpisë.
Xumi, i njohur për këngët e tij dhe karizmin, e ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Egli Tako, por ndjenjat e tij nuk janë shpërblyer, pasi ajo e refuzoi. Kjo situatë ka nxitur shumë diskutime midis ndjekësve dhe fansave të show-t, duke e bërë Xumin një figurë edhe më të njohur në mediat sociale.
Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother”, ku Xumi bëri disa miqësi dhe krijoi marrëdhënie interesante, ai ka bërë një koment të menjëhershëm dhe interesant për ish-banorën tjetër, Xheneta Fetahu. Xheneta, e cila zhvilloi një lidhje dashurie me Gjestin gjatë kohës në shtëpi, është një figurë tjetër që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Komenti i Xumit për Xhenetën ka qenë një zemër e kuqe në një postim të saj në Instagram. Sidoqoftë, ai e fshiu menjëherë këtë koment, duke lënë të mendosh se ndoshta kishte një arsye të veçantë pse e mori këtë vendim. Ky veprim ka nxitur thashetheme dhe spekulime në rrjetet sociale, duke u bërë një çështje e diskutuar gjerësisht nga tifozët e programit.
Xumi, duke qenë një personazh tepër i njohur, ka përfituar një numër të madh ndjekësish, e mes tyre është edhe Xheneta. Më shumë se kaq, ajo nuk ia ka kthyer mbrapsht ndjekjen, që ndoshta është një tregues i mundshëm se marrëdhëniet e tyre nuk janë aq të ngushta ose se ajo nuk ka interes për këto veprime.
Situata mes Xumit dhe Xhenetës është vetëm një nga shumë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë këtij edicioni të “Big Brother”, i cili ka ofruar shumë emocione dhe drama që mbajnë publikun të lidhur nga fillimi deri në fund. Të gjithë janë të kureshtur për çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse ky koment ka ndonjë ndikim në marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.
Me këtë, Xumi ka arritur të rrisë popullaritetin e tij edhe më shumë, duke u bërë një nga figurat më të komentuarat në rrjetet sociale. Ai ka një stil të vecantë dhe një mënyrë të veçantë të shprehjes, duke e bërë atë më të tërheqshëm për adhuruesit e tij.
Më në fund, kjo situatë tregon sesi ndjenjat dhe marrëdhëniet evoluojnë përmes mediave sociale, ku çdo koment dhe çdo veprim mund të bëhet një temë diskutimi. Fansat presin me padurim zhvillimet e ardhshme nga dy personazhet, duke shpresuar për më shumë skena emocionuese dhe të papritura.
Xuxi ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.
Në emisionin “Kosova today”, ai tha se eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, nuk do ta harrojë kurrë.
Mes tjerash, artisti i cili shkoi deri në finale tha se fituesi i këtij edicioni, pra Driloni, ishte arrogant në raste të caktuara.
“Natyrisht, a e kanë votuar populli. Për mua është okej. Ai ka qenë arrogant në raste të caktuara ”, tha Xuxi kur u pyet nëse Driloni e ka merituar fitoren.
Gjesti dhe Egli Tako jane tema me e perfolur në “BBV4” dhe ne rrjetet sociale. Ajo që duket me e afruar është Egli kundrejt këngetarit, i cili ka thënë që për momentin nuk ndjen asgjë.
Pavarsisht këtyre fjalëve të Gjestit, të dy banorët janë shumë të afërt dhe gjestet mes tyre nuk kanë munguar. Një ndër afrimet e shumta ishte dhe kjo puthje në buzë ditën e sotme, por me xham në mes.
A mund ta qujmë këtë si puthje të parë? Këtë vendoseni ju.
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti, G Bani dhe Egli u përfshinë në një situatë të pazakontë, duke kurdisur një plan që ka shkaktuar diskutime.
Fillimisht, treshja u angazhua për të fshehur ushqime në lavanderi, duke i vendosur ato në një valixhe.
Por, plani i tyre nuk u ndal këtu. Banorët vendosën të ndërmarrin një veprim tjetër të diskutueshëm.
Foto: Screenshot/YouTube
Ata morën disa nga rrobat e banorëve të tjerë dhe i hodhën pas dollapit, duke shtuar një tjetër shtresë intrigash në lojën e tyre.
Teksa G Bani dhe Gjesti diskutojnë të qetë strategjinë, Egli shfaqet e shqetësuar, duke menduar për pasojat që mund të kenë nga veprimet e tyre.
Ajo i paralajmëroi se kjo mund të çojë në penalizime, por dy djemtë duket se janë të vendosur të ndjekin planin deri në fund.
Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shtuar kuriozitetin për zhvillimet e ardhshme dhe reagimet që mund të pasojnë nga banorët e tjerë dhe nga Vëllai i Madh.