Sonte ‘Prime’ i BBVK-së me shumë të papritura

Edhe pak minuta na ndanë nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo javë ka qenë goxha kaotike teksa në njërën prej netëve e gjithë shtëpia u shndërrua në arenë debatesh me tona të larta pasi Xheneta zgjoi banorët duke kërcitur me tenxhere për çka reagimi i Xuxit ishte shumë i ashpër.

Si shkak i gjithë asaj ndodhie një zarf me ngjyrë gri ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në shtëpi gjë që shkaktoi tension e frikë tek banorët.

Se çfarë përmban ai zarf merret vesh sonte duke filluar nga ora 21:00

Kujtojmë se në nominim janë Rezi, Mevlani, Xuxi dhe Besforti për thyerje të rregullave si dhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.

E gjithë shtëpia në këmbë, çka ndodhi për një moment?!

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend kanë shijuar kohë fantastike në oborr.

Ata për disa minuta kanë vallëzuar të gjithë së bashku, me këngë të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

Për t’i parë këto momente interesante, klikoni në videon më poshtë:

“Jam lodhë”, banorja e BBVK-së shprehet e gatshme të dal nga shtëpia

Diana ka biseduar me Gresën dhe Bay T, teksa është parë në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo tha se është lodhur nga debatet dhe ngjarjet që po ndodhin në shtëpi.

“Më është hargju energjia. Jam lodhë, debate të njëjta të kota”, u shpreh Diana.

Ndërkohë që Gresa iu këshilloj atyre të marrin vetën, Diana tha se qysh tani është në gjendje të dalë jashtë shtëpisë.

“Qitash jam gjendje me dalë”, tha Diana.

Prokuroria merr vendim për Stresin

Prokuroria në Pejë i ka caktuar 48 orë paraburgimi Arkimed Lushajt, reperit të njohur si Stresi.

Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda Prokurorisë në Pejë.

Reperi është dorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Pejë pasi muaj më parë kishte një fletarrest ndaj tij.

Stresi është paraqitur me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.

Santiana Maloku ka thënë se 5 vakte namaz i falë, por kjo foto në bikini do t’ju ‘lë pa frymë’

Ish- kandidatja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

 

 

Santi tani e cila po ushtron rolin e moderatores është “kthyer” pas në kohë, derisa ka shpërndarë një foto të saj me bikini, shkruan IndeksOnline.

 

Edhe këtë herë Santi ka provokuar derisa ka nxjerr në pah linjat e trupit të saj.

Kujtojmë se ajo muaj më parë i dha fund lidhjes së saj, ndërkohë që tani po gëzon jetën si “beqare”.

 

 

 

 

Shikoni momentin e puthjes pasionante mes Vullnetit dhe Gresës (VIDEO)

Puthja e parë franceze, në Big Brother VIP Kosova tre, ndodhi sonte papritur mes Vullnetit dhe Gresës.

Kjo ngjalli mjaft reagime mes disa prej banorëve brenda shtëpisë, transmeton klankosova.tv.

Ndiqni pamjet më poshtë nga momenti dhe spektakli që po dhuron Big Brother VIP Kosova.

E njihni këtë djalosh simpatik, tani është ylli i muzikës kosovare

Reperi i njohur Mozzik, ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij.


Nga ndjekësit e artistit ky postim u pëlqye shumë.

Shumë artistë herë pas here ndajnë fotografi nga fëmijëria e tyre në rrjete sociale.

Kujtojmë që Mozzik, fëmijërinë e tij nuk e kaloi edhe lehtë kjo pasi ata emigruan në Gjermani për një jetë më të mirë.

Ndodh puthja në Big Brother: Vullneti puthë Gresën

Ka ndodhur një moment i papritur në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Vullneti ka puthur Gresën, derisa banorët kanë mbetur të habitur.

E gjithë kjo duket që ndodhi pas një loje që kishin vendosur ata të dy, shkruan Gazeta Imazhi.

NDIQNI MË POSHTË VIDEON:

video

Arioni dhe Diana ushqehen në një pjatë, në fund ndodhë edhe puthja! (VIDEO)

Arioni dhe Diana janë ushqyer bashkë në një pjatë të vetme.

Dyshja e BBVK3, derisa kanë biseduar me njëri-tjetrin në fund shkëmbyen edhe puthje, njofton Klankosova.tv.

Për të kuptuar më shumë detaje nga ata të dy, shiheni videon e mëposhtme:

 

Dianen e “BBVK” e ka bërë të famshme ky këngëtar

Të gjithë po pyesnin se ku e kemi parë më parë Dianen, vajzën bukuroshe që u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

E, ndonëse pyetjet se ku e kemi parë nuk po reshtnin, përgjigja ka munguar deri më tani.

Diana Tahiri, është modelja që ka luajtur në videoklipin e këngës “Tina”, të këngëtarit të mirënjohur Korab Shaqiri.

Ndryshe, Diana vazhdon të duket shumë bukur dhe të shpalosë anët e panjohura të karakterit të saj në “BBVK”.