Sot ka festë në shtëpinë e Arbana Osmanit, kjo është arsyeja

Arbana Osmani është ndër moderatoret më të përfolura në media rozë dhe jo vetëm.

Ajo sot po feston ditëlindjen e djalit të saj të dytë, shkruan Kosovarja.

Me fjalët më të ëmbla të një nëne Arbana u shpreh kështu:

“Gëzuar ditëlindjen dielli im i vogël …..
Gëzimi im i pastër, djali im i ëmbël i vogël, gjithçka ime.”

 

Olta i kërkon Milaimit të futet në BBVK 3, ai ka një kusht specifik

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari i ka kërkuar opinionistit Milaim Zeka që të futet në shtëpinë e famshme si banor.

Gixhari tha se Milaimi duhet të futet në shtëpi si banor e jo të komentojë përkrah saj në spektaklin e madh.

Zeka i tha se nuk e ka problem aspak që të futet por se këtë do ta bënte vetëm nëse edhe Olta hyn bashkë me të. Por, ajo i tha se këtë eksperiencë e ka bërë njëherë dhe nuk mendon që ta bëjë sërish.

“Unë t’dashuroj, se pak m’doket me t’dashtë”, Vesa Vllasaliu dhe moderatori kosovar në lidhje dashurie, publikohen pamjet

Vesa Vllasaliu që bëri bujë qysh nga paraqitjet e saja të para në rrjet dhe moderatori i “Shqiptarqe Krejt“, Arlind Kahrimani së fundmi kanë publikuar një video ku kanë shuar të gjitha dyshimet.

E përfolur qe disa muaj për një lidhje të mundshme, Vesa nuk ka dhënë ndonjëherë më parë emra se kush është personi fatlum krahë saj.

“Unë t’dashuroj, se pak m’doket me t’dashtë” thotë një pjesë e videos të publikuar së fundmi përmes së cilës çifti zyrtarizoi çdo gjë.

Dyshja në videon e fundit të realizuar kanë dhënë detaje shtesë në lidhjen e tyre të dashurisë, e dyshja duken shumë të lumtur.

Shiko videon:

Këta janë 10 banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” që pritet të hyjnë sonte, mes tyre edhe gazetari i njohur

Sonte nis edicioni i tretë i reality’show “Big Brother VIP Kosova”. Deri tani janë bërë të ditur emrat e prezantuesve dhe opinionistëve të këtij sezonit. “BBVK3” do të prezantohet nga dyshja Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Ndërsa, në rolin e opinionistëve do të jenë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Ndryshe nga herat e tjera në natën e parë do të hyjnë 17 banorë. Këta janë disa nga emrat që Express ka mësuar nga burime brenda produksionit.

Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, artistja nga Mitrovica e njohur me nofkën “Bay T”, Burim Vatovci, artisti i njohur me nofkën “Gjesti” dhe Xheneta Fetahu.

Po ashtu, Express publikoi më herët pesë banorët e parë të cilit janë: Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba. /GazetaExpress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Ja ku mund ta ndiqni sonte LIVE Big Brother VIP Kosova 3

 

Jonida sot do të moderojë “Big Brother”, por ka një brengë të madhe

Jonida Vokshi së bashku me Alaudin Hamitin do të moderojnë edhe këtë edicion të ‘Big Brother VIP Kosova’.

Krahas këtij suksesi, Jonida aktualisht po përballet me një vështirësi, ku babai saj është në gjendje të renduar shëndetësore.

Jonida ka treguar se gjendja e tij fatmirësisht nuk po përkeqësohet, por as nuk po shkon drejt përmirësimit, e kjo po e bën me të vështirë edhe punën e saj.

Kujtojmë se pak orë na ndajnë nga fillimi i këtij spektakli ku pritet të këtë shumë surpriza.

Bëhen të ditur emrat, këta janë banorët që do të hynë sot në BBVK3

Sonte nis edicioni i tretë i reality’show “Big Brother VIP Kosova”. Deri tani janë bërë të ditur emrat e prezantuesve dhe opinionistëve të këtij sezonit. “BBVK3” do të prezantohet nga dyshja Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërsa, në rolin e opinionistëve do të jenë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Ndryshe nga herat e tjera në natën e parë do të hyjnë 17 banorë. Këta janë disa nga emrat që Express ka mësuar nga burime brenda produksionit.

Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.

Ndërsa, emrat e tjerë do të publikohen pas pak.

Çfarë ndodhi? Kiara Tito shpërthen në lot në emision

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ka marrë përsipër moderimin e një prej spektakleve të humorit këtë sezon të ri televiziv — “Portokalli”.

E ndjekur nga shumë ndjekës, Kiara, e cila është edhe mamaja e vogëlushes Luna, shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale.

Këtë të shtunë, ish-banorja e Big Brother VIP është e ftuar në emisionin “Se luan Topi”.

Në një postim në Instagram, Kiara ka treguar se ka përjetuar emocione të fuqishme, duke u shfaqur në video si duke qarë, ashtu edhe e lumtur njëkohësisht.

Çfarë e ka bërë Kiarën të përjetojë këto emocione të përziera, mbetet për t’u zbuluar gjatë transmetimit të emisionit këtë fundjavë.

Shiko foton:

Zbulohen detaje pak para nisjes së Big Brother VIP Kosova 3

Ora 21:00 është shumë afër.

Big Brother VIP Kosova 3 nis sonte dhe pak detaje para fillimit të mega spektaklit ka dhënë regjisori i këtij reality shou, Valon Morina.

Ai zbuloi se janë dy skena, njëra jashtë e tjera brenda, mbi të cilat do të defilojnë 20 banorë që futen brenda shtëpisë.

Morina tha se ka shumë risi këtë vit.

Ndiqni videon:

Ja ku mund ta ndiqni sonte LIVE Big Brother VIP Kosova 3

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit gjigant të Big Brother VIP Kosova.

Ju që nuk do keni mundësi të jeni në shtëpi pranë ekraneve, keni opsione të tjera ku mund ta ndiqni edicionin “flakë” të këtij viti.

Transmetimi do të bëhet në kanalet zyrtare në YouTube të Big Brother VIP Kosova dhe Klan Kosova.

Rrini gati se emocionet veçse kanë nisur.

Ora 21:00!!!, shkruan Klan Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Dy këngëtare dhe këngëtari i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’?

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?

 

Alaudin Hamiti zbulon skenën pak orë para spektaklit të Big Brother VIP Kosova 3

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3.

Prezantuesi i këtij reality shou, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena spektakolare nga e cila sonte do ketë surpriza të pafundme.

Në fakt, ka qenë fillimisht miku i tij, dizajneri Valdrin Sahiti që e ka fotografuar moderatorin në hapësirën e skenës, foto të cilën më pas e ka shpërndarë ky i fundit në Instagram.

Krah Alaudin Hamitit do të jetë edhe Jonida Vokshi, me opinonistët Milaim Zeka e Olta Gixhari, e producente ekzekutive Olsa Muhameti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Dy këngëtare dhe këngëtari i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’?

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, ja banorët që priten t’i bashkohen shtëpisë