MAT! Krejt papritur, Blero e Afrona sërish bashkë? (FOTO)

Ishin mes çifteve më të komentuara të showbizit.

Blero dhe Afrona, me uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, bënë bujë gjithandej.

Gjithçka nisi me romancë të cilën e kurorëzuan me martesë, e cila do të përfundonte vite më vonë.

Megjithatë raporti mes tyre u komentua sërish pasi Blero i shkoi në podcast Afronës.

Prive me burime 100% të sigurta, ka siguruar këtë fotografi të shkrepur në mes të Cyrihut, ku Blero dhe Afrona shihen duke shijuar momente së bashku, madje në publik.

Pas ndarjes nga bebi, mos vallë ish çifti, Blero e Afrona janë ribashkuar?

Kjo foto nxit dyshime të vërteta. Gjithsesi, neve na mbetet të presim derisa dyshja ta vulosin ‘ribashkimin’ apo ta sqarojnë raportin aktual mes tyre.

 

Shkak tradhtia, moderatori i njohur drejt divorcit me bashkëshorten

Martesa e moderatorit Eno Popi me bashkëshorten e tij duket se ka përfunduar, mes aludimeve për tradhti.

Sipas raportimeve nga “Pamfleti”, lidhja e tyre u prish një vit më parë dhe ish-bashkëshortja e Enos është zhvendosur në Kanada me familjen.

Shkaku i ndarjes, sipas burimeve, ishte zbulimi i mesazheve kompromentuese në telefonin e tij.

Pavarësisht ndarjes, Eno ka mbajtur marrëdhëniet me vajzën e tij, me të cilën kaloi pushimet verore.

Kaderi mbrëmë u pa në shoqërinë e këtij mashkulli (Foto)

Mbrëmë me dasëm dashurinë e tyre kurorëzuan çifti i njohur Adri dhe Iliriana.

Aty, për të celebruar ishin edhe ish- banorë tjerë të Big Brother Vip Kosova, shkruan IndeksOnline.

E pranishme ishte edhe Kader Kicaj e cila muaj më parë i dha fund lidhjes së saj me Lumbardh Salihun, fituesin e fundit të këtij spektakli televiziv.

Mbrëmë, Kaderi është shoqëruar nga ish banorët e BBVK, por edhe miqë tjerë. E njëri nga ta është edhe Meriton Bajrami, grimeri i njohur.

Dyshja duket se kanë raporte të mira shoqërore me njëri- tjetrin.

Ish banore e Big Brother, kjo është opinionistja në BBVK

Olta Gixhari do të jetë opinioniste në Big Brother Vip Kosova.

Olta do të jetë krah Milaim Zekës në analizat për shown televiziv.

Spektakli do të nisë këtë të premte ndërsa emrat e banorëve nuk dihen ende.

“Iu q*ft nona”- Luiz Ejlli shpërthen ndaj Dea Mishel pasi blogerja e ofendoi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme Dea Mishel bëri një reagim përsa i përket dënimit me një vit burg të këngëtarit Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, pasi shpërndau lajmin ku thuhej se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është dënuar me një vit burg, blogerja shkroi:

Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi“.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Luiz Ejlli i ka reaguar deklaratës së blogeres, po ashtu nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një pjesë këngë që thotë: “Kush na ka inatin, iu q*ft nona”, duke shkruar më pas: “Po ma kërkon me sezbën ta këndoj në koncertin e rradhës”.

video

Kujtojmë se kohë më parë, në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

 

Dea Mishel tallet me Luizin pas dënimit me burg të këtij të fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Dea Mishel ka reaguar pas lajmeve se fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg.

“Paskemi pas lajme në datën 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin”, shkruan Dea duke qeshur.

Ndërsa poston një pjesë të një lajmi, ku shkruhet për Luizin dhe bën edhe një koment të dytë.

Kujtojmë se Dea dhe Luizi nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë pas daljes nga Big Brother.

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që dukshëm shfaqet provokuese duke nxjerr në pah linjat trupore të saj, shkruan IndeksOnline.

E ka qenë një ndjekës ai që ia ka kujtuar asaj se një praktikuese e fesë islame e që falë namaz nuk zhveshet deri në këtë “pikë”.

Ka qenë Santiana ajo e cila nuk ka përtuar t’i kthente përgjigje.

Që pas ndarjes nga i dashuri i saj i fundit, Santi duket paksa më temperamente.

Ja se si do të duket skena e ‘Big Brother Vip Kosova’

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”.

Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format ka publikuar pamje të reja nga skena ku edhe do moderohet ky program.

“Edhe 4 ditë”, ka shkruar ai krahas një video-je të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se në moderim krahas Hamitit edhe këtë vitë do të jetë Jonida Vokshi.


 

TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

 

Blero thyen ligjin për kontrollin e duhanit, shfaqet duke pirë cigare në ambient të mbyllur, në dasmë

Këngëtari Blerim Muharremi – Blero mbrëmë ka thyer Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Ai mbrëmë u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, në ceremoninë e dasmës së këngëtarëve Adri dhe Ilirjana, shkruan Reporteri.net.

Siç mund të shihet në fotot më poshtë, Blero u shfaq duke pirë cigare në disa nga pamjet e mbrëmjes, përkunder se veprimi tij është thyerje e ligjit.




Pirja e duhanit tashmë ndalohet pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme publike dhe vendet e punës. Po ashtu, ligji ndalon rreptësishtë të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorimit të duhanit.

Me ligjin e ri për duhanin që pritet të hyjë në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro. /Reporteri.net/.

Feros përsëri i ndodh e papritura, del me njoftim

Ish-reperi i njohur, Fero me anë të një reagimi ka bërë me dije se i është hakuar llogaria e tij në Instagram.

“Accounti im ishte hakuar per disa momente kerkoj ndjesë nese keni marrë mesazhe jo te kendshme gjithsesi. Ju e dini qe prej meje pritet vetem optimizëm dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Fero në reagimin e tij.

Vlen të përmendim faktin se së fundmi, Fero ka fituar kujdestarin ndaj vajzës së tij, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli.