div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tahiri: Sovranitetin në veri e ka forcu PDK-ja, jo agjenda manipuluese e Kurtit

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka thënë që pikërisht kjo parti e ka forcuar sovranitetin në veri të Kosovës.

Ai tha se Kurti fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit duke u thirrur në “çlirimin” e Mitrovicës, dhe se e ka përdorur Betejën e Banjskës për populizëm duke e rritur më shumë se sa betejat e UÇK-së.

“Pse i ka fitu [Albin Kurti] zgjedhjet më 9 shkurt? Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kur u janë drejtu kutive të votimit më 2025, e kanë votu Albin Kurtin veç për një arsye: kanë thanë, e ka çliru Mitrovicën…për shkak që aq shumë ka ba politikë, deri në nivelin që e ka tentu me e rritë lavdinë e Betejës së Banjskës ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Domethanë, aq shumë e ka përdorë për populizëm Betejën në Banjskë, sa që është e paimagjinueshme me e madhnu ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Tahiri pohoi se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës u forcua nga akterët e PDK-së, atëbotë kryeministri Hashim Thaçi dhe kandidati i tanishëm për kryeministër, Bedri Hamza, sa kishte qenë ministër i Financave.

“Personalisht, por edhe si Parti Demokratike, kemi punu në vazhdimësi për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës”.

“Pikën 1 dhe 31 i ka vendosë Hashim Thaçi, edhe Bedri Hamza kur ka qenë ministër i Financave, pikat doganore në ato pjesë. Domethanë, është forcu, ka pasë agjendë”.

“Po kush e ka udhëheqë Betejën e Banjskës? Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kush kanë qenë ata policë? Fëmijë të dëshmorëve, fëmijë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i vajzës së Teuta Rugovës

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur ditën e djeshme.

Vajza e tij, ish-deputetja e njohur Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram.

Në videon e ndarë me ndjekësit, shihet Ukë Rugova, i cili uron prindërit e rinj për ardhjen në jetë të mbesës.

Nga ky urim është zbuluar edhe emri i veçantë që dyshja ka zgjedhur për të voglën e tyre.

“Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke zbuluar kështu se vogëlushja e sapolindur mban emrin Ariana.

Parashikimi i Haxhiut për zgjedhjet e 7 qershorit: LDK-ja do të jetë partia…

Analisti Baton Haxhiu ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet e nesërme.

Ai ka bërë me dije në këto zgjedhje LVV do të dalë e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.

Në emisionin Pressing në T7, ai ka treguar se bashkimi i Osmanin me LDK-në nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Ajo që ka sjell Vjosa Osmani dhe e ka bartë në VV, unë po ju them që nuk e merr as gjysmën e saj, me kthy mbrapshtë. E kthen një pjesë të konsiderueshme por larg shumë larg prej premtimeve të cilat unë po i dëgjoj. PDK del e dyta pa dilemë me ni dallim jo të madh por të mjaftueshëm të vota, kurse AAK del si parti e katërt. Qysh është e mundur që pakënaqësia është aq madhe, nuk e keni idenë sa ka pakënaqësi të njerëzit dhe votimi me pësu kaq pak ndryshim.”, është shprehur ai.

Sulmohen tre policë

Tre zyrtarë policorë janë sulmuar mbrëmjen e së premtes nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën Gavrill Dara në Ferizaj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht tre viktimat m/k zyrtar policor. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.