div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-136 category-paged-136 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Jonida sot do të moderojë “Big Brother”, por ka një brengë të madhe

Jonida Vokshi së bashku me Alaudin Hamitin do të moderojnë edhe këtë edicion të ‘Big Brother VIP Kosova’.

Krahas këtij suksesi, Jonida aktualisht po përballet me një vështirësi, ku babai saj është në gjendje të renduar shëndetësore.

Jonida ka treguar se gjendja e tij fatmirësisht nuk po përkeqësohet, por as nuk po shkon drejt përmirësimit, e kjo po e bën me të vështirë edhe punën e saj.

Kujtojmë se pak orë na ndajnë nga fillimi i këtij spektakli ku pritet të këtë shumë surpriza.

Bëhen të ditur emrat, këta janë banorët që do të hynë sot në BBVK3

Sonte nis edicioni i tretë i reality’show “Big Brother VIP Kosova”. Deri tani janë bërë të ditur emrat e prezantuesve dhe opinionistëve të këtij sezonit. “BBVK3” do të prezantohet nga dyshja Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërsa, në rolin e opinionistëve do të jenë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Ndryshe nga herat e tjera në natën e parë do të hyjnë 17 banorë. Këta janë disa nga emrat që Express ka mësuar nga burime brenda produksionit.

Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.

Ndërsa, emrat e tjerë do të publikohen pas pak.

Çfarë ndodhi? Kiara Tito shpërthen në lot në emision

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ka marrë përsipër moderimin e një prej spektakleve të humorit këtë sezon të ri televiziv — “Portokalli”.

E ndjekur nga shumë ndjekës, Kiara, e cila është edhe mamaja e vogëlushes Luna, shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale.

Këtë të shtunë, ish-banorja e Big Brother VIP është e ftuar në emisionin “Se luan Topi”.

Në një postim në Instagram, Kiara ka treguar se ka përjetuar emocione të fuqishme, duke u shfaqur në video si duke qarë, ashtu edhe e lumtur njëkohësisht.

Çfarë e ka bërë Kiarën të përjetojë këto emocione të përziera, mbetet për t’u zbuluar gjatë transmetimit të emisionit këtë fundjavë.

Shiko foton:

Zbulohen detaje pak para nisjes së Big Brother VIP Kosova 3

Ora 21:00 është shumë afër.

Big Brother VIP Kosova 3 nis sonte dhe pak detaje para fillimit të mega spektaklit ka dhënë regjisori i këtij reality shou, Valon Morina.

Ai zbuloi se janë dy skena, njëra jashtë e tjera brenda, mbi të cilat do të defilojnë 20 banorë që futen brenda shtëpisë.

Morina tha se ka shumë risi këtë vit.

Ndiqni videon:

Ja ku mund ta ndiqni sonte LIVE Big Brother VIP Kosova 3

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit gjigant të Big Brother VIP Kosova.

Ju që nuk do keni mundësi të jeni në shtëpi pranë ekraneve, keni opsione të tjera ku mund ta ndiqni edicionin “flakë” të këtij viti.

Transmetimi do të bëhet në kanalet zyrtare në YouTube të Big Brother VIP Kosova dhe Klan Kosova.

Rrini gati se emocionet veçse kanë nisur.

Ora 21:00!!!, shkruan Klan Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Dy këngëtare dhe këngëtari i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’?

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?

 

Alaudin Hamiti zbulon skenën pak orë para spektaklit të Big Brother VIP Kosova 3

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3.

Prezantuesi i këtij reality shou, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena spektakolare nga e cila sonte do ketë surpriza të pafundme.

Në fakt, ka qenë fillimisht miku i tij, dizajneri Valdrin Sahiti që e ka fotografuar moderatorin në hapësirën e skenës, foto të cilën më pas e ka shpërndarë ky i fundit në Instagram.

Krah Alaudin Hamitit do të jetë edhe Jonida Vokshi, me opinonistët Milaim Zeka e Olta Gixhari, e producente ekzekutive Olsa Muhameti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Dy këngëtare dhe këngëtari i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’?

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, ja banorët që priten t’i bashkohen shtëpisë

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, ja banorët që priten t’i bashkohen shtëpisë

Mbrëmjen e sotme do të startojë sezoni i tretë i reality show-t mjaft të njohur, “Big Brother VIP Kosova”.

Deri më tani ajo që dihet zyrtarisht janë emrat e dy opinionistëve, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, si edhe dy prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Sa i përket banorëve pjesmarrës, sipas burimeve të mediave në Kosovë, sot shtëpisë pritet t’i bashkohet aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ish-konkurrentët e “Përputhen”, Bashkim Saiti & Mevlan Shaba, këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Megjithatë emrat mbeten ende një aludim dhe për të zbuluar se cili prej tyre do të hyjë duhet të presim nisjen e programit sot në mbrëmje.

Puthje e fshehur me një ‘emoji’, çka po ndodh me Vesa Vasaliun

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova Vesa Vasaliu është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Shkas është bërë një foto e publikuar në rrjetin social në Instagram, ku banorja shihet duke u përqafur me Arlind Kahrimani.

E, ai gjatë ditës së sotme, publikoi në Instagram një fotografi me ish-banorën e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu.

Po ashtu i njëjti postoi një storie në Instagram, ku shihet duke puthur një femër në veturë, të cilën e fshehi me një ‘emoji’ në formë të zemrës.

 

E, nëse analizohet dhe krahasohet me fotografinë që e publikoi gjatë ditës, vërehet se bëhet fjalë për Vesën.

Se a janë lidhje ata apo çka po zihet mes tyre do e kuptojmë shpejt./Indeksonline/

Çfarë lidhje kishte i ndjeri Liam Payne me një shqiptarë?, thotë se qau si fëmijë…

Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të famshëm One Direction, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur nga humbja e Liamit, të cilin e përshkroi si një njeri të mrekullueshëm dhe të dashur.

Sipas Pronit, Liam ishte një person i mbyllur dhe kishte vuajtur prej vitesh nga problemet me alkoolin. Ai tregoi se shpesh e kishte kritikuar këngëtarin për këtë zakon dhe madje i kishte hequr alkoolin nga dora, duke u përpjekur ta ndihmonte. “Unë e doja si djalin tim,” tha Proni, “por kohët e fundit kam qenë shumë i shqetësuar për të”.

Proni fajësoi industrinë e muzikës për ndikimin negativ që kishte mbi Liamin, duke e përshkruar atë si një mjedis të mbushur me njerëz të degjeneruar. Ai beson se presionet dhe sfidat e industrisë luajtën një rol të madh në veset e Liamit dhe tragjedinë që pasoi.

“Po të isha me të, Liami do të ishte gjallë sot,” tha Proni i përlotur, duke kujtuar se këngëtari gjithmonë e trajtonte me respekt dhe dashuri. “Ishte një djalë i thjeshtë, që të ftonte në shtëpi dhe të bënte të ndiheshe pjesë e familjes.”

Ngjarja e rëndë ka tronditur botën e muzikës dhe fansat e Liam Payne, ndërsa ish-truproja i tij mban zi për një person të cilin e konsideronte si një pjesë të jetës së tij për më shumë se një dekadë.

 

 

 

Vdekja tragjike e Liam Payne, ndodh e papritura me Instagramin e tij

Ylli i ish grupit One Direction u nda befasisht nga jeta duke i lënë të gjithë të shokuar.

Këngëtari humbi jetën pasi ra nga kati i 3 i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

Vdekja e tij u shoqërua me mesazhe prekëse nga miqtë, familjarët e fansat, ndërkohë që pas lajmit tragjik është vënë re një rritje e ndjeshme e ndjekësve në Instagram.

Ish-muzikanti i One Direction, Liam Payne, vdiq nga plagët e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, njoftoi sot zyra e prokurorit të Argjentinës, teksa publikoi rezultatet e para zyrtare të autopsisë së kryer ndaj këngëtarit.

Sipas zyrës së prokurorisë së qarkut, raporti i autopsisë tregon për lëndime në përputhje me ato të shkaktuara nga një rënie nga lartësia. Lëndimet në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.