div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-142 category-paged-142 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Iu q*ft nona”- Luiz Ejlli shpërthen ndaj Dea Mishel pasi blogerja e ofendoi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme Dea Mishel bëri një reagim përsa i përket dënimit me një vit burg të këngëtarit Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, pasi shpërndau lajmin ku thuhej se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është dënuar me një vit burg, blogerja shkroi:

Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi“.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Luiz Ejlli i ka reaguar deklaratës së blogeres, po ashtu nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një pjesë këngë që thotë: “Kush na ka inatin, iu q*ft nona”, duke shkruar më pas: “Po ma kërkon me sezbën ta këndoj në koncertin e rradhës”.

video

Kujtojmë se kohë më parë, në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

 

Dea Mishel tallet me Luizin pas dënimit me burg të këtij të fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Dea Mishel ka reaguar pas lajmeve se fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg.

“Paskemi pas lajme në datën 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin”, shkruan Dea duke qeshur.

Ndërsa poston një pjesë të një lajmi, ku shkruhet për Luizin dhe bën edhe një koment të dytë.

Kujtojmë se Dea dhe Luizi nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë pas daljes nga Big Brother.

Santiana falë 5 vakte namaz, ndjekësi “kapet” keq me ish- banoren e BBVK-së

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku jo rrallë herë replikon me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të re, e që dukshëm shfaqet provokuese duke nxjerr në pah linjat trupore të saj, shkruan IndeksOnline.

E ka qenë një ndjekës ai që ia ka kujtuar asaj se një praktikuese e fesë islame e që falë namaz nuk zhveshet deri në këtë “pikë”.

Ka qenë Santiana ajo e cila nuk ka përtuar t’i kthente përgjigje.

Që pas ndarjes nga i dashuri i saj i fundit, Santi duket paksa më temperamente.

Ja se si do të duket skena e ‘Big Brother Vip Kosova’

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti duket se po pret me padurim fillimin e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova”.

Hamiti i cili edhe do drejtojë këtë format ka publikuar pamje të reja nga skena ku edhe do moderohet ky program.

“Edhe 4 ditë”, ka shkruar ai krahas një video-je të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë se në moderim krahas Hamitit edhe këtë vitë do të jetë Jonida Vokshi.


 

TË NGJASHME:

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

 

Blero thyen ligjin për kontrollin e duhanit, shfaqet duke pirë cigare në ambient të mbyllur, në dasmë

Këngëtari Blerim Muharremi – Blero mbrëmë ka thyer Ligjin për kontrollin e duhanit, i cili ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Ai mbrëmë u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, në ceremoninë e dasmës së këngëtarëve Adri dhe Ilirjana, shkruan Reporteri.net.

Siç mund të shihet në fotot më poshtë, Blero u shfaq duke pirë cigare në disa nga pamjet e mbrëmjes, përkunder se veprimi tij është thyerje e ligjit.




Pirja e duhanit tashmë ndalohet pothuajse në të gjitha ambientet e brendshme publike dhe vendet e punës. Po ashtu, ligji ndalon rreptësishtë të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorimit të duhanit.

Me ligjin e ri për duhanin që pritet të hyjë në fuqi në Kosovë, gjobat për persona fizik do të jenë deri në 200 euro kurse për bizneset ku konsumohet duhan në ambient të mbyllur gjobat deri në 20 mijë euro. /Reporteri.net/.

Feros përsëri i ndodh e papritura, del me njoftim

Ish-reperi i njohur, Fero me anë të një reagimi ka bërë me dije se i është hakuar llogaria e tij në Instagram.

“Accounti im ishte hakuar per disa momente kerkoj ndjesë nese keni marrë mesazhe jo te kendshme gjithsesi. Ju e dini qe prej meje pritet vetem optimizëm dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Fero në reagimin e tij.

Vlen të përmendim faktin se së fundmi, Fero ka fituar kujdestarin ndaj vajzës së tij, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli.

“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë, Fero e ka fituar atë.

Por, në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.

Adri bën bashk në dasëm menaxherin dhe ish- menaxherin e Bardhit, por ja si reaguan ata!

Në dasmën e Adrit dhe Ilirianës ishin të ftuar shume figura publike.

Në mesin e tyre u pa edhe Luizi me Jetmir Agaj.

Aty ishte edhe menaxheri i tanishëm i Bardhit, Naser Qeli pasi ai është edhe menaxheri i çiftit.

Ata shijuan naten larg njeri-tjetrit.

Por, Bardhi nuk publikoi asnjë fotografi nga dasma.

Kujtojmë që në rrjete sociale Adri dhe Bardhi ndiqen me njëri-tjetrin.

Shiko fotot:

Azemi e Alba habisin me veprimin e tyre në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri po martohen.

Çifti i njohur sonte kanë bërë dasmë të madhe.

Tani janë publikuar edhe pamjet e para nga dasma.

Aty po marrin pjesë shumë mysafirë e nuk kanë si të mungonin ish-banorët e Big Brother Vip.

Në video shihen Azemi e Blero e Meti në një tavolinë, ndërsa mbrapa tyre shihet duke vallëzuar dhe në disponim të mirë Alba.

Edhe pse Azemi kishte shprehur shumë pëlqim për Albën, kjo video na dëshmon se ata kanë mbetur vetëm miq e jo dicka me shumë.

Shikojeni reagimin e Albës dhe Azemit kur shohin se dikush po ju bën video…

TË NGJASHME:

Shqipja dhe Santiana e ndezin amosferën me vallëzimin provokues në dasmën e Adrit dhe Ilirianës

Dasma e Adrit dhe Ilirianës ka bërë bashkë Shqipe Hysenaj dhe Santianën.

Dikur të dyja ishin “rivale të përbetuara” në “BBVK”, por ato lan gjithçka që ka ndodhur brenda.

Nga pamjet e ndara shihen te dyja së bashku duke ‘kallur’ atmosferën në dasmën e çiftit, shkruan “Gazeta Imazhi”.

VIDEO KËTU