div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-144 category-paged-144 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ishte në pushime së bashku me të dashurën- çfarë postoi këngëtari i njohur disa orë para vdekjes

Në postimet në platformën e mediave sociale Snapchat pak ditë para vdekjes së tij, Liam Payne rrëfeu detaje nga pushimet që po kalonte në Buenos Aires.

Ai komentonte kalërimin, polon dhe ndjekjen e koncertit të shokut të tij Niall Horan duke performuar në Buenos Aires.

Videot që ai shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij Kate Cassidy, duke përshëndetur fansave në turmë dhe duke kënduar së bashku hitet e vjetra të One Direction.

Ai ka postuar një selfie me Horanin, dhe ka treguar se sa krenar ishte për këngëtaren Slow Hands.

Disa orë para vdekjes së tij, Payne postoi në Snapchat duke thënë: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, sipas Daily Mail.

Ko ishtë një foto e vitit 2018 me një mbishkrim të ri.

Shiko foton:

E FUNDIT: Vdes në moshë të re këngëtari me famë botërore

Ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, ka vdekur tragjikisht në moshën 31-vjeçare.

Ai raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aries të Argjentinës.

Britaniku kishte marrrë famë botërore si pjesë e bendit me çuna, One Direction, duke shitur dhjetëra miliona incizime.

Ende nuk ka detaje nga rrethanat e vdekjes së këngëtarit, dhe se pse ndodhej në  kryeqytetin argjentinas.

Mbani frymën, Gresa publikon foto sapo dal nga dushi

Modelja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo përmes postimeve të shumta, ndan me ndjekësit e saj momente nga më të ndryshmet.

Gresa në fotografinë e fundit është shfaqur pa pikë grimi dhe po duket tejet e bukur.

 

 

E sapo dalë nga dushi e me flokë të lagura, Gresa po shkëlqen në pamje.

Shiko foton:

Santiana zbulon arsyen e ndarjes nga partneri

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Santiana Maloku në një intervistë në ‘Sol’ ka rrëfyer gjere e gjatë për karrierën dhe jetën e saj.

Mes pyetjeve të shumta ishin edhe ato rreth ndarjes nga Lirimi, partnerit të cilin e ka përmendur edhe kur ka qenë pjesë e ‘BBVK’.

Ajo u shpreh se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë pas daljes nga ky reality show dhe mënyra e duhur ishte ndarja.

“Jom nda nga i dashuri, unë jom ndi shumë mirë me to dhe ma ka pranu botën tem edhe qysh jom unë komplet, mirëpo nuk kom qenë mirë që pas daljes nga Big-u, vetë unë e kom marr hapin” tha ajo.

Këngëtarja e njohur banore e Big Brother Vip Kosova?

Këngëtarja e njohur Diona Fona është tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve me një instastory.

E, pyetur nga ndjekësit se a do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3, Diona u përgjigje kështu:

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i këtij edicioni të ri, për të kuptuar të vërtetën e përgjigjes së këngëtares./kosovarja

 

 

Shiko videon:

 

 

 

Labi sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Sot, Labinot Gashi, po feston ditëlindjen e 46-të.

Ai në këtë ditë të veçantë ka edhe një arsyeje për të festuar.

Labi feston edhe përvjetorin e martesës me Qëndresën, me të cilën ka edhe një vajzë Rroan.

Me rastin e ditëlindjes dhe përvjetorit ai ka marrë shumë urime nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”.

Mimoza Kusari Lila sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, sot feston ditëlindjen.

Ajo është një nga politikanet më të komentuara në vend, e sidomos kohët e fundit me përgjimet me Simiqin.

Mimoza ka mbushut sot 49 vite jetë.

Ndërsa mori urime të shumta, nga miq, familjarë e simpatizantë të saj, derisa më të veçantin e morri nga Kryeministri Kurti me një buqetë me lule, shkruan Gazeta Imazhi.

Xhuli tregon se cili do të jetë roli i saj në BBVK 3

Kanë mbetur veç edhe dy ditë deri në fillimin e spektaklit më gjigand në shqiptari, Big Brother VIP Kosova 3.

Të premten, më 18 tetor sytë do të jenë kah platforma më e madhe televizive në vend, Artmotion dhe Klan Kosova.

Xhuliana Nura, finalistja e edicionit të parë të BBVK-së tregoi rreth rrugëtimit të saj në këtë garë.

Po ashtu ajo drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesin në Klan foli edhe rreth angazhimit të saj në edicionit e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Se cili do të jetë ky rol, e kuptoni në videon e bashkëngjitur më poshtë:

 

Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush diva e muzikës shqiptare

Ditën e sotme, diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka ditëlindje.

Ky përvjetor nuk është aspak i zakonshëm për të pasi mbush plot 50 vite jetë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.

Postimi i saj:

50 vjeç sot!

Një gjysmë shekulli!

Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.

Ndihem plot, plot bekime.

Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.

E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.

50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .

Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.

(reflektim që e bëj çdo ditë)

Shyhretja shkon për tu rregulluar të vajza e saj, duket si 20 vjeçare

Këngetarja Shyhrete Behluli shkëlqen, sidomos vitet e fundit kur karriera dhe pamja e saj kanë pasur një evoluim të mrekullueshëm.

Se Shyhretja është si vera, që shkon duke u bërë më e mirë me kalimin e viteve, tashmë këtë e kemi mësuar.

Këngëtares i rrinë pranë e bija Njomza, që është mjeshtre e artiste e deshmuar e fushës së bukurisë, ndër më të njohurat në vend.

Pasi Njomza ta ketë kryer punën, e ëma e saj artiste shkrihet nga qejfi e lumturia.

Sa bukur po duket Shyhretja në këtë grim. /ORAinfo/

Shiko foton: