Dude Balje feston ditëlindjen, ja sa vite mbush!

Deputetja e njohur e Kosovës, Duda Balje, ka festuar me një ngjarje të veçantë ditëlindjen e saj të 48-të, duke ndarë momente të paharrueshme me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Me një tortë të bardhë që simbolizonte elegancën, Balje shfaqi një buzëqeshje të gjerë, duke reflektuar gëzimin e kësaj dite të veçantë. Ajo ndau fotografi që tregon përkushtimin e saj për të festuar jetën dhe arritjet e saj deri më tani.

Pas publikimit të fotografive, ndjekësit e saj shprehën urime të shumta, duke e përgëzuar për kontributin e saj në politikën kosovare. Balje vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme dhe inspiruese për shumë njerëz.

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, një prej formateve më të ndjekura në vend.

Por duket se moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, po shfrytëzon çdo moment të lirë para spektaklit të madh.

Ai ka udhëtuar drejt Luksemburgut, gjë që e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet e tij sociale.

Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 172
Pak para se të nisë ‘BBVK’, Alaudini merr këtë vendim - Insajderi - image 173

 

Më në fund, Vesa publikon foto krah Mirlindit

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banorës së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, sapo mori një zhvillim të ri

Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me zemër – një gjest që shumëkush e ka marrë si konfirmim publik të lidhjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, trajneri i ekipit rus ku luan Daku u citua në disa media teksa deklaronte se çifti janë tashmë të “kurorezuar”, ndonëse ky detaj nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët.

Megjithatë, postimi i fundit i Vesës, i shoqëruar me këtë imazh dhe simbolin e dashurisë, po interpretohet si shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën drejt një etape më të qëndrueshme.

 

 

Për vëllain e Gjestit, G-Bani shokon me deklaratën

Reperi i njohur G-Bani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për humbjen e vëllait të Gjestit.

Ai është ndalur tek ndikimi që ngjarje të tilla kanë në jetën e artistëve dhe të rinjve në përgjithësi.

Reperi shtoi se arti shpesh është mënyra e vetme për të përballuar dhimbjen dhe për të përcjellë mesazhe pozitive në shoqëri.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.

Leonora Jakupi opinioniste në ‘Big Brother VIP Kosova’?

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi duket se mund të shfaqet në një rol krejtësisht ndryshe nga çdo herë më parë.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se ndër emrat që po përmenden për rolin e opinionistes në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova” është edhe ai i Leonora Jakupit.

Deri më tani, artistja nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë, shkruan “Kosovarja”.


Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Leonora do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të këtij spektakli të madh televiziv.

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin

Menaxheri i Gjestit, Bonart Ajvazi, ka bërë një paraqitje të re në rrjetet sociale.

Këtë herë, Bonarti njoftoi se projekti muzikor i Gjestit, “Veshu ndrequ”, ka arritur plot 20 milionë klikime, një sukses i madh për artistin pejan.

Nga ana tjetër, këngëtari që fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania, po kalon ditë të vështira bashkë me familjen

Tashmë janë bërë më shumë se tre javë, që nga vdekja tragjike e vëllait të tij, Eldionit, i cili humbi jetën pas një aksidenti në trafik.

Menaxheri i Gjestit publikon këtë njoftim për këngëtarin - Insajderi - 2d3cc2ae 7043 488a 8012 a6fa9ad264ba 606x1024 1
Egli Tako merr surprizen e papritur në Top Chanel (Foto)

Këngëtarja e njohur, Egli Tako pak më parë ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Egli e cila po ushtron detyrën e prezantueses në Top Chanel, së fundmi ka marrë një befasi nga fansat e saj, transmeton IndeksOnline.

“Arsyeja pse nuk e ndjej kurrë lidhjen në punë jeni ju, krenaritë e mia”, ka shkruar Egli krahas kësaj fotografie.

Zbulohet: Kjo është gazetarja që do të jetë opinioniste e BBV

Është zbuluar tashmë se kush do të jetë opinionistja e parë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas Telegrafit këtë rol do ta marrë gazetarja dhe producentja e njohur shqiptare, Dalina Buzi.

Oferta për këtë pozicion i është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e spektaklit, e cila ka zgjedhur Buzin si një nga figurat që do të sjellë energji, profesionalizëm dhe analizë të thellë në diskutimet e netëve të spektaklit.

Sipas të njëjtave burime, Dalina Buzi e ka pranuar tashmë ftesën dhe është gati të ulet në kolltukun e kuq për të komentuar zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në vend.

“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas planifikimeve të produksionit, dhe me këtë emër të konfirmuar, interesi për edicionin e ri është rritur ndjeshëm.

Dalina Buzi, e njohur për eksperiencën e saj të gjatë në media, ka përvojën e të qenurit në juri nga spektakli i kërcimit, Dancing With The Stars Albania, ku ajo ishte pjesë e panelit në edicionin e parë. 

Ndahen Leo dhe Lela?

Krizë mes Lelës dhe Leos?

Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, janë të vërteta.

Çifti që u njoh dhe filloi lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kishte fituar shumë dashuri nga publiku, duke u cilësuar si një nga dyshet më të ëmbla e më të pëlqyera të edicionit.

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë munguar postimet e përbashkëta të tyre, gjë që ka ndezur menjëherë thashethemet për një ndarje të mundshme, veçanërisht mes fansave të cilëve s’iu ikë asgjë!

Vulën e këtyre dyshimeve ja ka vënë fshirja e fotove të përbashkëta nga të dy profilet e tyre në Instagram, duke e bërë pothuajse të qartë se marrëdhënia mes tyre nuk është në ditët më të mira.

Këtë herë, duket se situata është ndryshe. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar, por fshirja e fotove dhe heshtja e tyre flasin vetë.

Prive By Liberta Spahiu ka kontaktuar të dy protagonistët të cilët kanë zgjedhur heshtjen.

Megjithatë, kënga “Vuj” e Leos, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, vazhdon të jetë ende në YouTube — ndoshta si kujtim i një periudhe të bukur që tashmë mund të ketë marrë fund

Pavarësisht fshirjes së postimeve, ata ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që lë dyshime se ndarja ndoshta nuk është përfundimtare dhe mund të jetë vetëm një krizë momentale.

Por, nuk mungojnë as ata që mendojnë se e gjithë kjo mund të jenë një skenar për zhurmë.

A është kjo një lojë, krizë apo ndarje e vërtetë? Koha do të jetë treguesi më i mirë i kësaj pune, mirëpo, ku ka tym ka dhe zjarr!

“Big Brother Vip Kosova” po vjen, Olsa Muhameti ndan detajet e fundit…

“Big Brother Vip Kosova” do të nisë brenda pak ditësh.

Producentja e këtij spektakli televiziv, Olsa Muhameti me anë të një paraqitje ka zbuluar se përgatitjet e fundit po vazhdojnë, transmeton IndeksOnline.

Është përfolur për disa emra se do të jenë banorë të “BBVK”-së, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar/ IndeksOnline/