div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-16 category-paged-16 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndërpritet transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftim

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme me transmetimin e Big Brother VIP Albania. Abonentët kanë raportuar se aktualisht të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje totale të pamjeve nga shtëpia.

​Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngjallur konfuzion te publiku, duke detyruar produksionin të reagojë përmes një njoftimi urgjent. Sipas “Vëllait të Madh”, shkaku i këtij bllokimi masiv janë problemet teknike.

Njoftimi zyrtar:

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.”

​Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident brenda shtëpisë, njoftimi saktëson se monitorimi i brendshëm vazhdon:

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” mbyllet reagimi.

Një muaj pa Shpatin, Selvija e kujton me foton prekëse

Kanë kaluar saktësisht 30 ditë nga një prej ngjarjeve më tronditëse për artin shqiptar të këtij viti.

Më 26 nëntor, lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, shokoi mbarë opinionin publik.

Sot, në këtë muaj të parë të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka zgjedhur të kujtojë artistin përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram Story, Selvija ka publikuar një foto bardhë e zi, e cila duket se nuk është parë më herët nga publiku. Në imazh shfaqet Shpati në një moment intim dhe plot dashuri me djalin e tyre të vogël, Roelin, duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Mbishkrimi i fotos është i shkurtër, por mbart gjithë peshën e mungesës: “1 muaj pa ty 💔”.

 Kujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej me familjen. Sipas raportimeve të konfirmuara në atë kohë, shkak i vdekjes ishte një sulm kardiak.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja dhe bashkëshortja Selvije, por edhe tek mijëra fansa që u rritën me hitet e tij si “Valle Kosovare” apo “Kush të ndau prej meje”.

Ky postim i Selvijes vjen si një dëshmi e dhimbjes që vazhdon të jetë e freskët, por edhe si një kujtim i dashurisë së madhe që Shpati kishte për familjen e tij.

Konfirmohet: Sonte në ‘Big Brother’ kandidati për deputet

Prime i Big Brother VIP Kosova sonte do të shoqërohet me një mori tematikash.

Por, as momentet relaksuese nuk do të mungojnë, raporton IndeksOnline.

Sonte në “prime” është paralajmëruar përformanca e artistes së mirënjohur, Era Istrefi.

Banorët do të kenë mundësinë të argëtohen po ashtu edhe me këngët e një kandidati për deputet nga radhët e AAK-së.

Bëhet fjalë për Hamdi “Lok” Komonin, 51-shin e AAK-së, që do të përformojë në reality-shoun më të ndjekur të momentit.

Ky do të jetë një një moment relaksimi edhe për Komonin, për të cilin të dielën është “dita D”.

Ilir Shaqiri publikon këngën “Çlirimtarët”, dedikuar krerëve të luftës çlirimtare

Ilir Shaqiri vazhdon të sjellë në repertorin e tij këngë emocionuese dhe me tematikë nga lufta jonë çlirimtare.

Kënga e radhës “Çlirimtarët”, e cila ka zgjuar interesim të madh tek audienca e muzikës vendore, iu kushtohet ish-krerëve të luftës çlirimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilat tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Së bashku me Ilirin, tingujve të këngës “Çlirimtarët” i bashkohen edhe Korab e Alte Shaqiri.

Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilir Shaqiri, ndërsa orkestrimi nga Korab Shaqiri.

Ledri Vula flet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tregon kë mbështet

Reperi i njohur, Ledri Vula, i ka dhënë përkrahje kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Dyshja u takuan së fundmi dhe, duke kënduar këngën “Kush o ktu”, Ledri bëri thirrje që të gjithë të votojnë PDK-në dhe Musliu-Shoshin.

Kjo e fundit e falënderoi Ledrin për mbështetjen e madhe këto ditë.

 

Afrim Muqiqi del publikisht në përkrahje të kësaj partie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj priti në takim Afrim Muqiqin.

Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Haradinaj i dorëzoi artistit një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në art dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare.

Afrim Muqiqi shprehu përkrahjen e tij për Ramush Haradinajn dhe vizionin e tij, duke theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të provuar në kohë të vështira:

“Na prij përpara në procese, ashtu siç ke prirë gjithmonë,” u shpreh ai.

Pas shumë kohësh, vjen foto e re nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga tragjedia e rëndë e humbjes së vëllait, këngëtari i njohur Gjesti është rishfaqur për publikun. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një dalje fizike, por për një kartolinë simbolike urimi të publikuar nga kompania e tij menaxhuese.

aqja zyrtare e menaxhmentit, Three60 Music, ka publikuar orët e fundit një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen. Në foto, Gjesti shfaqet i veshur me stilin e tij karakteristik—xhins dhe atlete rozë të ndezura—i rrethuar nga dritat e pemës dhe atmosfera festive.

Ajo që bie në sy menjëherë, dhe që është vënë re nga ndjekësit, është natyra e imazhit. Fotoja duket qartësisht e gjeneruar ose e përpunuar me Inteligjencë Artificiale (AI), duke shërbyer më tepër si një “avatar” për të mbajtur gjallë prezencën e artistit, sesa një foto aktuale e momentit.

Kjo zgjedhje konfirmon se artisti vazhdon të mbajë distancën e tij private në këtë periudhë zie.

Pavarësisht se imazhi është virtual, reagimi i fansave ka qenë tejet real dhe emocional. Seksioni i komenteve është mbushur me mesazhe malli dhe mbështetjeje, duke treguar se mungesa e tij në skenën muzikore po ndihet fort.

Mes qindra komenteve, spikatin ato që shprehin pritjen për rikthimin e tij:

  • “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë. Ky vit të jetë sërish viti i Gjestit ashtu siç është edhe 2025,” shkruan një ndjekëse.

  • Të tjerë shprehen më emocionalisht: “Gjesti o shpirt vdiqëm për ty,” dhe “Na mungon @gjesti, të duam shumë.”

Kompania menaxhuese nuk ka dhënë detaje mbi ndonjë datë konkrete të rikthimit të tij fizik në skenë, por publikimi i kësaj “kartoline” është parë si një sinjal shprese. Komentet sugjerojnë se fansat janë të gatshëm ta presin artistin e tyre sa të jetë e nevojshme, duke uruar që kjo festë t’i ketë sjellë pak qetësi pas periudhës së errët që ka kaluar.

“Kam besim tek ju se në vitin 2026 Gjesti do të rikthehet edhe më i fortë se kurrë. Është në duar të sigurta,” shkruan një komentues tjetër, duke lënë të kuptohet se komuniteti i tij i fansave mbetet besnik, duke respektuar dhimbjen, por duke pritur “magjinë” e tij të rikthehet. /Prive By Liberta Spahiu

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Xhensila Myrtezaj bën thirrje që të votohet kjo parti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka bërë thirrje publike që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votohet kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Përmes një video-incizimi të publikuar, Xhensila ka shprehur mbështetjen e saj për Musliu-Shoshin, duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe politikë.

“Kjo video shkon për një person shumë special, e cila i ka dhënë zë asaj që ne do të duhej t’i japim të gjithë – femrës. Ariana, jam shumë e lumtur për ty dhe shpresoj që shumë vajza dhe gra të tjera të bashkohen me ty dhe të të votojnë. Votoni numrin 18, Arianën që e kam shumë xhan dhe kam shumë besim që do të bëjë gjëra shumë të bukura për rininë kosovare”, dëgjohet duke thënë këngëtarja.

Ariana Musliu-Shoshi kandidon me numrin 18 në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

 

Ofendimet në TikTok i kushtojnë rëndë Suadës, e rrahin në mes të qytetit dhe ia shpërndajnë videon

Një ngjarje e rëndë ka qarkulluar me shpejtësi orët e fundit në platformën TikTok, duke përfshirë personazhin e njohur të rrjeteve sociale, Suada Muca.

Pas disa deklaratave fyese dhe gjuhës së ashpër të përdorur prej saj gjatë një transmetimi “live” drejtuar familjes Fire, situata ka degraduar në përplasje fizike.

Sipas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, Suada është përballur me një grup vajzash të cilat e kanë sulmuar atë. Videoja tregon momentet e tensionit ku personazhi i njohur goditet nga disa persona, si pasojë e sharjes që Suada i kishte bërë familjes

Përmes këtij reagimi, ajo ka njoftuar ndjekësit mbi gjendjen e saj aktuale. “Jam mirë, faleminderit që jeni shqetësuar për mua,” është shprehur ajo, duke tentuar të qetësojë opinionin publik pas pamjeve shqetësuese që u shpërndanë masivisht.

 

Nuk e keni parë prej vitesh, kështu duket sot Adrian Gaxha

Adrian Gaxha ka qenë dikur një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, me disa projekte të suksesshme që u dëgjuan gjerësisht në publik. Prej vitesh, ai është tërhequr nga skena muzikore.

Këngëtari nuk ka publikuar këngë të reja dhe nuk është aktiv në rrjete sociale, duke zgjedhur një jetë më të qetë larg vëmendjes mediatike. Mungesa e tij në publik ka shtuar kureshtjen për jetën e tij aktuale, shkruan “Kosovarja”.

Sipas informacioneve të fundit, Gaxha i kushton shumë kohë qenve të tij, të cilët duket se janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së tij. Pamja e tij aktuale reflekton një stil jete më privat dhe të distancuar nga industria muzikore.