Reagimi epik i Luiz Ejllit pasi Florjan Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi zyrtarisht kandidaturën e Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke e cilësuar atë si përfaqësuesin ideal të opozitës për kryeqytetin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e prezantoi Binajn si një “artist, qytetar dhe personalitet publik që gjithmonë ka mbrojtur kauzat e njerëzve të thjeshtë”.

Ai theksoi se kandidatura e tij përfaqëson një model ndryshe për politikën, duke i bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë faktorëve opozitarë të bashkohen rreth kësaj figure.

“Ftoj të gjithë aleatët, opozitarët dhe qytetarët e Tiranës ta mbështesin këtë kandidaturë, sepse është një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime, dhe një ndër më të spikaturit ishte ai i këngëtarit Luiz Ejlli.

I njohur për humorin dhe mënyrën ironike me të cilën komenton ngjarjet aktuale, Luizi publikoi në Instastory një video ku dëgjonte me vëmendje fjalimin e Berishës.

Në fund të videos, ai ndërhyn me një batutë teksa shtoi: “Ua, kishe tha emrin tim, për Zotin”.

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’? Arsyeja do t’ju çudisë

Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar.

Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit.

Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.

“Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj personale, duke provuar fatin për t’u bërë nënë përmes metodës IVF.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë emisionit Prive, të cilat vërejnë se postimet e fundit të Xhulit në rrjetet sociale, ku ajo ndante informacione rreth trajtimeve hormonale, sugjerojnë vendimin e saj për këtë hap të rëndësishëm.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Juluana ka vendosur të bëjë IVF me ndihmën e një donatori anonim apo me ndonjë partner të saj.

BBVK4 pritet të shpërthejë: Emra të njohur si Fero dhe Arbenita në listën e banorëve

Çfarë surprizash na sjell BBVK4? Emra të njohur dhe të rinj po përfliten për të qenë pjesë e këtij edicioni, duke ngjallur kuriozitetin e fansave. Një nga emrat më të përfolur është Zanfina Ismaili, e cila do të ishte një shtesë interesante për formatin e njohur.

Gazetari Labinot Nimani, gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova, përmendi disa emra që pritet të jenë pjesë e BBVK4. Ai theksoi se Zanfina Ismaili është një nga ata që do të sjellë dinamizëm dhe lajme të shumta, duke e bërë atë një figurë të preferuar për publikun.

Nimani e përshkroi Zanfina Ismailin si një personazh që do të ishte i përshtatshëm për BBVK, duke e lidhur këtë me historinë e saj në artin shqiptar. Ai beson se prania e saj do të sjellë një dimension të ri në program.

Po ashtu, gazetarja Adea Grezda ka sugjeruar se edhe Leonora Jakupi mund të jetë një tjetër emër i njohur që do të bashkohet me këtë format. Kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë si do të reagojnë fansat ndaj saj në një ambient të tillë.

Bruno Shemsho, ish-pjesëmarrës i “Përputhen”, ka dhënë një mendim interesant nga Shqipëria. Ai theksoi se Olsa, organizatorja e BBVK, mund të na befasojë me emra të rinj, duke lënë hapur mundësinë për surpriza të tjera.

Bruno gjithashtu përmendi se supermodelja Arbenita Ismajli është një tjetër emër që pritet të jetë pjesë e BBVK4. Kjo do të ishte një mundësi për të parë një përfaqësim të fortë të modës dhe stilit në këtë format televiziv.

Me kaq shumë emra të njohur dhe të rinj që po përfliten, BBVK4 duket se do të jetë një edicion i mbushur me ngjarje dhe emocion. Fansat janë të etur për të parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet mes pjesëmarrësve dhe çfarë dinamike do të krijohet në shtëpinë e BBVK.

Ndiqni detaje nga emisioni si në vijim:

Ndahet nga jeta aktori i njohur, shumë i dashur për publikun shqiptar

Bota e filmit dhe televizionit mban zi për Remo Gironen. Aktori italian, shumë i dashur edhe për një pjesë të madhe të publikut shqiptar, vdiq në moshën 76-vjeçare në Monte Karlo , ku jetonte prej kohësh.

Ai u bë i famshëm në fillim të viteve 1980 falë rolit të tij në dramën televizive “La Piovra”, ku luajti rolin e të keqit Tano Cariddi. Por karriera e Girones sigurisht nuk u ndal këtu, me role në teatër, film e televizion, dhe ai gjithashtu punoi me artistë ndërkombëtarë falë talentit dhe shkathtësisë së tij.

I lindur në Asmara më 1 dhjetor 1948, ai filloi të aktronte në moshë të re, duke braktisur më vonë studimet e tij në ekonomi dhe biznes për t’u regjistruar në Akademinë e Arteve Dramatike Megjithatë, suksesi i tij më i madh erdhi në vitin 1987 me “La Piovra” dhe Tano Cariddi, kontabilisti i paguar nga mafia.

Krahas karrierës së tij, Girone ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me aktoren Viktoria Zini , partneren e tij që nga vitet 1980.

Jeta e saj u shënua edhe nga momente të vështira: gjatë xhirimeve të filmit La Piovra, ai u përball me një betejë me kancerin, të cilën e kapërceu me vendosmëri dhe guxim. Me zërin e tij të thellë, aftësinë për t’u dhënë thellësi personazheve kontraverse dhe praninë magnetike skenike, Remo Girone ka lënë një gjurmë të pashlyeshme.

‘Shpërthen’ moderatori i njohur: Albin mashtruesi e psikopati, Allahu të poshtëroftë

Moderatori i njohur, Enis Ujkani ka shpërthyer në ofendime e akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai teksa njoftoi se po e braktisë Kosovën për të shkuar sërish në mërgim, e cilësi qeverisjen në pushtet si fajtore për këtë vendim.

“Nuk e kisha menduar se do të duhej sërish të largohem në mërgim. Por kur ke një udhëheqje që e vendos pushtetin mbi mirëqenien e qytetarëve, i shkatërron bizneset, ndodhin gjëra të tilla”, tha ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Gati për “BBVK”, zbulohet një kënd i shtëpisë

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një pamje nga brenda një këndi të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në foton e publikuar, shihet një pjesë e strukturës së brendshme, duke treguar se punimet për shtëpinë më të famshme në vend po vazhdojnë me intensitet.

Postimi i tij, i shoqëruar me simbolet 👁⏳, ka ngjallur shumë kureshtje tek ndjekësit, të cilët janë në pritje të zbulimeve të reja.

Gati për “BBVK”, zbulohet një kënd i shtëpisë - Insajderi - WhatsApp Image 2025 10 01 at 18

Ndërkohë, sipas zërave që qarkullojnë, edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të startojë në fund të muajit tetor, duke sjellë një tjetër sezon të mbushur me surpriza, intriga dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Shtëpia është gati të hapë dyert, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë banorët e rinj.

“Lus Zotin që të jetë një vajzë”-Adelina Ismaili do të bëhet sërish nënë?

Këngëtarja Adelina Ismaili ka folur për planet e saj për zgjerimin e familjes, me bashkëshortin Val Krasniqi.

Artistja e mirënjohur, e cila ka vetëm një djalë, Ukiliks i cili erdhi në jetë në vitin 2017, u shpreh se e dëshiron shumë një vajzë.

“Ka kohë që kemi vendosur të zgjerojmë familjen, por nuk jemi impenjuar pafundësisht në atë drejtim”, tha ajo duke qeshur.

Adelina Ismaili shtoi se do e sjellë në jetë fëmijën, edhe me IFV nëse duhet.

“Natyrisht që lus Zotin ta kem një vajzë. Jam rritur me femra, e njoh botën e tyre shumë mirë. Do të doja të kisha një votë në shtëpi, edhe nëse do të duhet me IFV, është mrekulli e dhënë nga shkenca. Nuk kam asgjë kundër, vetëm të vijë”, tha këngëtarja, në Goca dhe Gr

“Do ta bëje një ushtri me Albin Kurtin”, Adelina Ismaili: Tani është epoka e tij

Adelina Ismaili ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë me publikun momente nga jeta e saj personale, rrugëtimi artistik dhe këngët e saj që kanë bërë histori në muzikën shqiptare.

Gjatë bisedës, këngëtarja u pyet edhe për projektin e saj të njohur “Ushtrinë time do ta bëj”, i cili në kohën e publikimit shkaktoi shumë diskutime.

Pyetja lidhi bisedën edhe me politikën, temë të cilën Adelina nuk e shmangu.

“Të flasësh për politikën dhe të mos flasësh për Adelina Ismailin është e pamundur. Mendoj se tash është epoka e Albin Kurtit. Në fakt, në Kosovë po se po, por besoj që do të jetë edhe këtej kufirit në një moment”, tha ajo.

Moderatoret e pyetën nëse do të bënte “Një ushtri me Albin Kurtin”, ndërsa artistja u përgjigj me humor.

“Ushtria është krijuar më 14 dhjetor 2008 në Kosovë, unë e kam ditëlindjen më 14 dhjetor. Unë besoj që Kosova e ka bërë këtë qëllimisht për hatrin tim”.

Në vijim, ajo shtoi se sipas saj, ndikimi i kryeministrit të Kosovës po rritet dita-ditës: “Po më duket që influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë, po duket se koha e tij po vjen. E kam një bindje që nuk do të kufizohet vetëm në Kosovë”.

Ky ishte premtimi që Gjesti i bëri vëllait të tij

Para disa ditësh ka ndërruar jetë tragjikisht Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Pejë.

Lajmi i hidhur ka tronditur opinionin publik, ndërsa shumë figura të njohura kanë shprehur ngushëllimet e tyre të përzemërta për Gjestin dhe familjen Kelmendi, shkruan “Kosovarja”.

Pak muaj më parë, gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘Big Brother VIP Albania’ ku doli edhe fitues, Gjesti kishte folur me emocion për familjen, dhe në veçanti për vëllain e tij.

Në një moment të sinqertë e të ndjerë, ai u shpreh“Kom me bo për ta deri sa t’hy n’dhe. Kom me bo veç për ta, ma shumë.”