div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-174 category-paged-174 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bardhi habit të gjithë me transformimin e papritur në dukje

Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi, një nga çiftet më të dashur të ekranit, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre së bashku.

Prej disa muajsh ata jetojnë në harmoni dhe po përgatiten të bëhen prindër për herë të parë, një moment i mbushur me emocion dhe pritshmëri. Çifti ndan shpesh momente të përditshmërisë së tyre në rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje të ngushtë me fansat e tyre.

Sot, Sara ka publikuar një postim të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Ajo ka zbuluar se partneri i saj, Bardhi, ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij, duke shtuar 9 kile pas përfundimit të “Big Brother”.

Në postimin e saj, ajo shkruan: “9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”, duke shoqëruar këtë deklaratë me një foto të Bardhit që po konsumon një tost.

Ky transformim i papritur ka ngjallur kuriozitet dhe komentet e ndjekësve nuk kanë munguar. Disa prej tyre e kanë përshëndetur Bardhin për rritjen e peshës, duke theksuar se ai duket më i shëndetshëm dhe më i lumtur. Të tjerë e kanë marrë me humor, duke bërë shaka për dietën e tij të re.

Duke folur për këtë ndryshim, Sara ka ndarë me fansat e saj se ka pasur një synim të veçantë për Bardhin. Ajo e ka përkushtuar veten për t’u siguruar që ai të ushqehet mirë dhe të arrijë një peshë të shëndetshme. Më në fund, duket se ajo ka arritur ta realizojë këtë qëllim me sukses, pasi ndryshimi është i dukshëm dhe përshëndetet nga të gjithë.

Shiko foton:

Jehona Dreshaj shfaqet pa sytjena, tregon më shumë seç duhet

Modelja dhe influencuesja e njohur Jehona Dreshaj ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.

E njohur për guximin dhe stilin e saj të veçantë, Jehona ka zgjedhur të shfaqet pa sytjena, duke reklamuar me krenari linjat e saj trupore.

Në foton e fundit, modelja paraqitet me një veshje elegante dhe provokuese, që e thekson gjoksin dhe sigurinë e saj trupore.

Jehona, e cila gjithmonë i sfidon standardet e bukurisë dhe modës, nuk nguron të shfaqet pa komplekse, duke treguar një anë të saj të fuqishme dhe vetëbesuese.

Pamja e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë vlerësuar për guximin dhe stilin e saj të pandalshëm.

Kjo paraqitje e fundit është dëshmi e mëtejshme e asaj që Jehona Dreshaj mbetet një figurë e dashur dhe e admiruar në industrinë e modës dhe influencimit.

Ajo nuk nguron të shfaqet e vërtetë dhe pa filtra, duke dërguar mesazhin se të ndihesh mirë me veten është çelësi i vërtetë i bukurisë./InfoKosova/

Shiko foton:

Mos vallë po martohen, ish-banorët e Big Brother Kosova?

Ish-konkurrentët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Adri dhe Ilirian ndoshta po e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë së shpejti.

Menaxheri i dyshes, Naser Qeli ka ngjallur thashethemet për diçka të tillë.

Ai ka postuar një fotografi të një ftese për dasmë, ku fre pak shihen inicialet e pretenduara si Iliriana dhe Adri.

Po ashtu, dasma pritet të jetë më 13 tetor të këtij viti.

Këngëtari që i dedikoi këngë Albin Kurtit, jo për ta lavdëruar, por për ta sharë

Kengëtari Celi Murseli, është bërë viral në rrjete sociale me këngën dedikuar kryeministrit, Albin Kurti. Ai në vargjet e tij ka përdorur gjuhë degraduese.

Në videon e shpërndarë në rrjet ai dëgjohet duke sharë Kurtin.

“O t’u q… nana ty bre Albin Kurti”, këndon ai.

Kjo këngë në rrjetin social “TikTok”, u shpërnda me të madhe duke u krijuar dhjetëra video me zërin e Murselit. /Insajderi/

VIDEO

Thashethemeve për ndarjen i erdhi fundi, Heidi ia vë vulën

Kohëve të fundit Romeo dhe Heidi janë dy emrat më të përmendur në media rozë dhe jo vetëm.

Thashethemeve për ndarjen e tyre i erdhi fundi, Heidi bëhet bashkë në një video nga top media.

Nga ndjekësit kjo video u komentua si një shenjë se dy bukuroshet vazhdojnë marrdhënjen e tyre si kunata.

Romeo dhe Heidi janë bashkë por pse nuk po shfaqen të tillë para njerëzve?!

VIDEO

“Godet” ish-konkurrentja e Për’puthen: Quhet ngacmim të jesh me Golf, por jo me Porsche

Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Për’puthen”, diskutoi ngacmimet seksuale në një intervistë në “Live From Tirana”.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndodh kur një person vazhdon të ngacmojë kundër vullnetit të tjetrit.
Pollozhani shpjegoi se për të, nëse ndodhin ngacmime, është e rëndësishme si reagon individi dhe se një veprim i tillë është i papranueshëm kur është i padëshiruar.

Ajo deklaroi se personalisht nuk ka përjetuar ngacmime në ambientin e punës, falë pozitave të saj të larta dhe natyrës së bizneseve familjare ku ka punuar.

Kur u pyet nëse ka ngacmuar dikë, Pollozhani tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë për arsye se gjithmonë ka pritur që meshkujt ta ngacmonin të parët.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndonjëherë varet nga perceptimi i personit që e përjeton dhe se ndjenja e tij ndryshon në varësi të statusit ekonomik të personit që ngacmon.

“Dua të them edhe një gjë tjetër, shumë ka të bëjë te pjesa a e llogarit ngacmim seksual të padëshirueshëm apo e llogarit ngacmim të dëshirueshëm, varet nga personi që ke përballë. Shembull, në rast se një femre, tani si ka ardhur koha, i kalon dikush me Golf 5 përpara dhe po i jep një ngacmim, ajo e llogarit direkt ngacmim seksual dhe nuk do t’i hidhte as sytë. Por në rast se i njëjti person do t’i kalonte me Porsche, atëherë ajo mund të hapë vetë dyert për të hyrë. Nuk do llogaritej aspak ngacmim seksual.

Dua të dal në përfundimin se i njëjti person në rast se do ishte në kushte shumë të dobëta ekonomike, nuk do ia hidhte sytë dhe do thoshte “ja ky perversi”. Por në rast se ky person do të ishte me një makinë të shtrenjtë, do thoshte “ua sa i mirë, shpirti, zemra” dhe do hynte në makinë”,

Më tej ajo theksoi se problemi fillon që nga edukimi në familje dhe shkollë dhe përfundon në sistemin e shtetit, i cili duhet të ketë kontrolle dhe sanksione për të parandaluar këtë fenomen.

“S’di sa qava!”, vdekja e papritur që e bëri me lot në sy Arbana Osmanin

Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në një moshë të re, 44-vjeçare.

Ikja e tij ishte e papritur dhe marrë shkas nga kjo, moderatorja Arbana Osmani ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin.

Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite.

Nuk kemi kohë.

Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

Shiko foton:

 

Shkëndije Mujaj lutet për Feron: Allahu të shpërbleftë me durim!

Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur si Fero, ditë më parë njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është në depresion, i thyer emocionalisht dhe ka një shqetësim të madh.

E gjithë gjendja e tij duket se ishte e lidhur me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajlin dhe vajzën e përbashkët, Nina.

Ai po pretendon se vajza e tij është dërguar jashtë shtetit pa lejen e tij. Tutje, sipas tij, organet kompetente po i bëjnë padrejtësi sa i përket vajzës duke mos specifikuar me konkretisht se për çfarë padrejtësishë bëhet fjalë.

Ish këngëtarja Shkëndije Mujaj në një postim të tij komentoi diçka.

Ajo u lut për të duke thënë: Allahu të shpërbleftë me durim.

Shota Baraliu feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi

Aktorja e njohur kosovare, Shota Baraliu feston sot ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi sot plot 42 vjet.

Shota po vazhdon të jetë e angazhuar nëpër projekte të ndryshme filmike në vend.

Pos aktrimit, ajo bujë bëri edhe me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe ishte ndër personazhet më të diskutuara.

“Ku i gjen lekët Hatixhja…”, Hati i reagon Milaim Zekës dhe mediave shqiptare

Personazhi i famshëm i Tik-Tokut, Hati nga Shqipëria është indinjuar me analistët dhe gazetarë nga Kosova dhe Shqipëria që po merren me rastin e saj, konkretisht për marrjen e patentë-shoferit.

Përmes një video, ajo duket se i ka bërë një “diss” gazetarit, Milaim Zeka, i cili ftoi Prokurorinë e shtetit në Shqipëri të merren me të.

Video këtu: