Zana Avdiu në mbështetje të Juliana Nura: “Ke çuar veprimin në tjetër nivel”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është në një pritje të ëmbël të binjakëve, të një djali dhe një vajze.

Megjithatë, deklarata e saj e hapur se këtë rrugëtim e ka nisur përmes fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF) dhe me anë të një donatori, ka nxitur një valë të madhe kritikash dhe paragjykimesh në rrjetet sociale.

Përballë këtij reagimi të ashpër publik, në krah të Julit ka dalë aktivistja e njohur për të drejtat e grave, Zana Avdiu.

Përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft të fuqishëm, Zana ka vlerësuar guximin e Julit për të vepruar përtej fjalëve dhe debateve boshe, duke u kthyer në një shembull të jetësimit të lirisë.

“Xhuli nuk e ka çu debatin në tjetër nivel. Xhuli e ka çu veprimin në tjetër nivel. Nuk mjafton me folë për lirinë e zgjedhjes. Duhet me e jetu atë. Të shkoftë mbarë shtatzënia, Xhuli,” ka shkruar Zana në reagimin e saj.

Vetë ish-banorja e BBVK ka vendosur të mos heshtë përballë lumit të komenteve. Përmes një postimi të bërë sot në ditëlindjen e saj, ajo ka sqaruar motivin e vërtetë se pse zgjodhi ta bënte publik këtë rrugëtim kaq personal. Juli theksoi se qëllimi i saj kryesor është pikërisht thyerja e barrierave shoqërore për gjeneratat që vijnë.

“Kam vendosur me thy tabu që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke bërë të qartë se nuk do të lejojë që paragjykimet t’ia zbehin lumturinë e pritjes së dy fëmijëve të saj.

/Prive By Liberta Spahiu

‘Zgjodha të thyej tabutë’, Xhuli feston ditëlindjen më të ëmbël këtë vit

Juliana Nura feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, një përvjetor që e gjen më të përmbushur se kurrë.

Përmes një postimi mjaft emocional në rrjetet sociale, Xhuli ka ndarë me ndjekësit fotot me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustanin rozë, duke treguar se kjo ditëlindje ka një domethënie krejtësisht tjetër për të.

Ajo u shpreh se ndihet e realizuar, krenare për gruan që është bërë dhe e gatshme për kapitullin e ri të mëmësisë.

Në dedikimin e saj, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” ka vënë theksin te rëndësia e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve. Si një Gaforre në horoskop, ajo tregoi se gjithmonë e ka festuar jetën, por ky vit është ndryshe. “Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke përcjellë një mesazh të fortë fuqizimi për të gjitha gratë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

Ky përvjetor e gjen Xhulin në qendër të vëmendjes së medias rozë, pas deklaratës së saj që trazoi rrjetin vetëm pak ditë më parë.

Ajo zbuloi hapur se është në pritje të ëmbël përmes metodës IVF (fekondim in vitro) me anë të një donatori. Kjo deklaratë ka nxitur debate të shumta dhe reagime të ndryshme në opinionin publik, mirëpo Xhuli ka treguar edhe një herë se nuk e ka problem të sfidojë mentalitetin dhe të jetë transparente për vendimet e jetës së saj.

Nga adoleshentja ikonike te një grua mahnitëse, kështu duket sot Mia e “Rebelde Way”

Telenovela argjentinase “Rebelët”, ishte mjaft e pëlqyer edhe në Kosovë. Ky serial targetoi moshat adoleshente, pasi që edhe personazhet ishin të tilla.

Aktorët që ishin pjesë që nga ajo kohë fituan famë të madhe. Në mesin e tyre ishte edhe Luisana Lopilato apo siç njihet me rolin e saj të “Mia-s”.

“Mia” ishte një ndër personazhet më të pëlqyer të serialit “Rebelët, shkruan rtv21. Aktorja tani është 39 vjeçe dhe vazhdon të jetë aktive në aktrim e modeling, duke u zhvendosur gjithashtu në botën e prodhimit të filmave.

Aktorja argjentinase është nënë e katër fëmijëve dhe është e martuar me këngëtarin Michael Bublé.

‘Është…’ Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit të dytë

Çifti mjaft i dashur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po jetojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës së tyre.

Ata do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt. Lajmin e bukur për shtatzëninë, Sara e zbuloi javë më parë gjatë puntatës së parë të emisionit “She’s on Top”, duke befasuar dhe gëzuar pa masë ndjekësit e tyre.

Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze të quajtur Nea, e cila këtë dhjetor mbush dy vjeç, së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Përmes një postimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, ata treguan se janë në pritje të një tjetër vajze, duke zgjeruar kështu familjen e tyre me një tjetër princeshë.

Zbulimi i gjinisë u bë përmes një videoje tejet të veçantë ku protagoniste ishte vajza e tyre e vogël. Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet dora e vogël e vajzës së tyre, Neas, duke prekur tortën festive, e cila fshihte ngjyrën rozë brenda saj.

Urimet nga miqtë, kolegët e estradës dhe fansat e shumtë kanë vërshuar në minutat e para të publikimit të videos, duke u dëshiruar sa më shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës familjare. /Prive By Liberta Spahiu

 

Eronita ndan foton e parë të Bleros me djalin

Jeta e Bleros Muharremi Eronitës, ka marrë një tjetër kuptim tash e sa javë. Çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me dhuratën më të bukur. Që nga ai moment, dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por duke u treguar mjaft të rezervuar me detajet.

Megjithatë, pritjes i erdhi fundi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eronita ka ndarë me ndjekësit foton e parë publike të Bleros së bashku me djalin e tyre.

Në këtë imazh shumë të ëmbël, këngëtari shihet duke fjetur pranë vogëlushit të tij.

“Zemra ime nuk mund ta përballojë këtë”, ka qenë shkrimi plot dashuri që Eronita ka vendosur mbi foto.

Përveç këtij imazhi të ngrohtë prind e fëmijë, dita e djeshme ka qenë gjithashtu speciale për ndjekësit e çiftit. Eronita ka vendosur të shuajë kuriozitetin duke zbuluar emrin e djalit. Vogëlushi i tyre është pagëzuar me një emër mjaft të veçantë dhe unik, Areej.

Ky moment shënon një kapitull të ri e të lumtur për Bleron dhe Eronitën, të cilët po shijojnë çdo sekondë të prindërimit pranë Areej-it të vogël. /Prive By Liberta Spahiu

Lim Hoti e harron Albën, shfaqet në krah të kësaj femre (foto)

Ish-banori i “BBVK”, Lim Hoti, ka bërë të gjithë ndjekësit të jenë me sy e vesh nga ai.

Shkak i kësaj është postimi i fundit në Instastory, ku shihet një biondinë  në fotografi, shkruan Indeksonline.

Me këtë postim mbase ka vendosur të tregojë që lidhja me Alben ka përfunduar dhe tashmë është “në krahët e dikuj tjetër”.

Kujtojmë që Alba dhe Limi ishin çift për një kohë të shkurtër në “BBVK” e që pas përfundimit mbaroj me ndarje.

 

 

Zbulohet ylli botëror që do të përformoj më 1 gusht në “Sunny Hill Festival”

Ylli Lewis Capaldi do të zbres në skenën e “Sunny Hill Festival” më 1 gusht, shkruan Reporteri.net.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit.

“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Leëis Capaldi në skenën e Sunny Hill 🌞 Bëhuni gati për një natë të paharrueshme, plot emocione dhe momente që do t’i kujtojmë gjithmonë. ❤️”, thuhet në postim.

 

E mbani mend “vajzën më të bukur në botë”? Sot është martuar dhe pamjet nga ceremonia po mahnitin të gjithë.

Thylane Blondeau, e cila në vitin 2006 u bë e famshme në mbarë botën pasi u quajt “Vajza më e bukur në botë” kur ishte vetëm 5 vjeçe, tashmë është rritur dhe është martuar.

Modelja franceze u martua të hënën. Ajo mbërriti në vendin ku u zhvillua ceremonia në Paris me një Porsche 356 Speedster ngjyrë argjendi, duke shkëlqyer me fustanin e bardhë të nusërisë.

Bashkëshorti i saj, Ben Attal, aktor francez, ishte në timon, i veshur me një kostum elegant ngjyrë blu të errët.

Çifti u pa shumë i lumtur dhe i buzëqeshur teksa zbriti nga makina dhe hyri në bashki për ceremoninë civile, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt.

‘Më mirë vetëm se me njeriun e gabuar’, Juli u përgjigjet kritikave për IVF

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka reaguar ashpër për herë të parë pas valës së kritikave që mori në rrjet.

Shkak për këtë u bë vendimi i saj publik për t’iu nënshtruar procedurës IVF (fertilizim in vitro) me qëllim që të bëhet një nënë e vetme.

Në një promoncim të dhënë sot për Kosova Live në T7, ajo ka sqaruar pozicionin e saj duke iu përgjigjur të gjithë skeptikëve.

Juli ka theksuar se lumturia e një fëmije nuk varet nga klishe shoqërore, por nga gjendja e prindit që e rrit.

 

“Një fëmijë i lumtur është kur është një nënë e lumtur, që ia jep të gjitha gjërat për të cilat ka nevojë”, ka thënë ajo.

Edhe pse e pranon që figura e babait është e rëndësishme, Juli shtoi se në të ardhmen mund të vijë dikush në jetën e saj që bëhet një prind më i mirë për fëmijën sesa ndoshta ai biologjik.

Më tej, ajo u shpreh se ka raste të shumta kur prindërit biologjikë dështojnë në misionin e tyre.

“Kemi raste të ndryshme kur prindi biologjik nuk është i mirë. Kemi statistika që tregojnë se shpeshherë është më mirë vetëm, sesa me raste të gabuara”, u shpreh ajo, duke mbrojtur zgjedhjen e saj të vetëdijshme për të mos pritur partnerin e duhur vetëm për të plotësuar normat.

Sa i përket komenteve ku e akuzonin për “egoizëm”, Juli nuk i ka kursyer fjalët e ashpra duke bërë një dallim të prerë.

“Egoizëm është kur e lë fëmijën në bërllok, në spital apo në jetimore, e jo kur lufton për të qenë një nënë adekuate”, deklaroi ajo prerë, duke i konsideruar sulmet ndaj saj si të pabaza.

Me këtë deklaratë,ajo u është përgjigjur drejtpërdrejt edhe disa personazheve të njohura publike që reaguan hapur kundër vendimit të saj ditët e fundit, si Xheneta Fetahu dhe Valdrina. Përkundër mendimeve të tyre, Juli tregoi se është më se e vendosur për të ndjekur ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë nënë.

Sonte ka festë për Elijonën dhe Klodin

Vetëm pak ditë pasi llogaria e tij në Instagram u mbyll, Klodi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ky rikthim nuk kishte si të kalonte pa u vënë re, teksa mbështetja më e madhe i ka ardhur nga partnerja e tij, Elijona.

Përmes një postimi të fundit në InstaStory, Elijona ka ndarë një foto mjaft të ëmbël krah Klodit, ku të dy shihen të buzëqeshur brenda një makine dhe duke bërë shenjën e fitores me duar.

Fotoja tregon qartë se dyshja është në një humor të shkëlqyer dhe gati për të festuar.

“Sonte kemi festë, Klodi është rikthyer”, ka shkruar Elijona mbi foto, duke konfirmuar zyrtarisht se Klodi ka rigjetur aksesin në profilin e tij në Instagram.

Duket se “drama” e llogarisë së mbyllur tashmë i përket së shkuarës dhe dyshja po shijon në maksimum çdo moment së bashku. /Prive By Liberta Spahiu