div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-25 category-paged-25 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Valbona në zi, i vdes personi i zemrës
Ish-banorja e “BBVA”-së, Valbona Mhilli, është në zi.
Në Instastory ka publikuar një moment të dhimbshëm, shkruan Indeksonline.

Ajo tregoi që gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju te dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vertetë ekziston dhe nuk vdes kurrë.

Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti.

Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

 

Pamje nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Përgatitjet për spektaklin Big Brother VIP Kosova 4, janë në maksimum.

Fotot e fundit nga brenda shtëpisë më të madhe në vend zbulojnë një botë ngjyrash, hapësira artistike e plot emocion.

No photo description available.
No photo description available.
Fjolla Morina prezanton të dashurin e ri, lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka surprizuar fansat duke prezantuar të dashurin e saj të ri.

Ajo ka shpërndarë dy fotografi në Instagram, përmes të cilave ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

“Dashuria ime”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove.

Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e të dashurit të saj, ndjekësit nuk kanë munguar me urime për lidhjen e re.

 

Po mbante një bluzë në videoklip, Xheneta tregon se a ishte e Gjestit (Video)

Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu së fundmi mori pjesë në videoklipin e këngës së Adrit dhe Iliranes.

Aty ajo u shfaq duke përqafuar një bluzë e duke qajtur, shkruan IndeksOnline.

Ndjekësit thanë se ajo ishte bluza e Gjestit, ish të dashurit të Xhenetës, e kjo e fundit në një live në TikTok e konfirmoi.

”Po ishte” ka thënë ajo.

Video:

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare me Ogrenin

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.

Edhe pse gjithmonë e ka ruajtur privatësinë, Neda pritet të flasë për herë të parë publikisht mbi ndarjen në emisionin “Goca dhe Gra”, ku do të jetë e ftuar nesër.

Një fund i papritur për një histori që nisi para syve të publikut dhe për shumëkënd ishte shembull i dashurisë që i reziston kohës.

Bleros i fejohet “ishi”

Pas një periudhe të gjatë pa shumë zhvillime në jetën e saj personale, Afrona Dika ka befasuar ndjekësit me një lajm të bukur. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, është fejuar, sipas burimeve pranë Prive by Liberta Spahiu.

Në fotografinë e fundit të ndarë në rrjete sociale, Afrona shihet me një unazë përrallore në gisht, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet për ndryshimin e statusit të saj.

Sipas burimeve, fejesa ka ndodhur së fundmi, por Afrona ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Ende nuk dihet nëse ajo do ta ndajë lajmin zyrtarisht me ndjekësit në një moment tjetër, megjithatë miqtë e saj tregojnë se ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.

Përveç lajmit të fejesës, Afrona pritet të rikthehet së shpejti me episode të reja të podcastit të saj, i cili ka marrë vlerësime për intervistat unike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me të ftuarit.

Xeni në zi, i vdes familjarja e ngushtë

Këngëtari shqiptar, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni ka bërë të ditur se i ka vdekur motra.

Këtë lajm ai e ka dhënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

“Qofsh e parajsës motra ime e dashur, Valbona. Lamtumirë”, ka shkruar Xeni.

Gjesti shfaqet pas një kohe të gjatë larg mediave (Foto)

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe mungese në publik, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, është rikthyer në vëmendje përmes një postimi të publikuar nga produksioni i tij “Three60 Music”.

Në imazhin e shpërndarë, Gjesti shfaqet i maskuar për Halloween, me një stil të errët dhe detaje artistike që përshtaten me atmosferën e festës

Me mbishkrimin “We don’t do tricks. Only hits.”, produksioni i tij ka lënë të kuptohet se Gjesti mund të jetë në përgatitje të projekteve të reja muzikore./Indeksonline/

Shiko foton:

Alaudin Hamiti thyen heshtjen – ja kur starton Big Brother Albania

Moderatori i Big Brother, Alaudin Hamiti ka dhënë detaje lidhur me reality show “Big Brother Vip Kosova 4” në “Weekend” në Klan Kosova.

Ndonëse nuk e zbuloi datën se kur do të nis, ai bëri të ditur se këtë vit kanë shtuar hapësirë më shumë si brenda edhe në oborrin e shtëpis, dhe kanë ndërruar renditjen e shtëpisë.

Ai shtoi se zgjatja nuk po bëhet me dëshirën e tyre, por krejt këto po marrin kohë.

 

 

“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente, unë ty mundem me të tregu por nuk më lejohet me thënë me zë, por nuk muj me cekë”, tha ai.

Ndërkohë, gazetarja Genta tha se mendon që “Big Brother” është shumë afër.

Violetë Kukaj shkëlqen krah nipit

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Violete Kukaj, e cila prej shumë vitesh gëzon një reputacion të veçantë në skenën artistike për zërin e saj karakteristik dhe stilin e veçantë, ka ndarë së fundmi një moment shumë të ndjeshëm e të bukur nga jeta e saj personale. 

Artistja, që gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes për energjinë, elegancën dhe pamjen e saj të kuruar, është bërë gjyshe e një djali të vogël, i cili tashmë ka mbushur një vjeç.