Gjesti ‘zbulon’ lidhjen e re? Fotoja që po bën xhiron në rrjet

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka publikuar orë më parë një foto të rrallë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Në imazh, këngëtari shfaqet duke pozuar para pasqyrës, por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është një dorë femre që e prek në trup, duke ngritur dyshime për një lidhje të re, shkruan “Kosovarja”.

Ky detaj i vogël ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se Gjesti është në një romancë të re dhe komentet në rrjete sociale nuk kanë munguar.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse Gjesti do të zbulojë më shumë rreth kësaj lidhje.

Lajm i ëmbël/ Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë.

Dafina ka lindur një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Ajo është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, të cilin e kishte pritur me shumë gëzim e dashuri.

Nga Jozi te Don Xhoni, Loredana nuk po i ndahet reperit

Së fundmi, janë shtuar aludimet për një lidhje të mundshme mes Don Xhonit dhe Loredanës.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto zëra, shkruan “Kosovarja”.

Por veprimi i fundit i Loredanës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet.

Ajo ka pëlqyer disa prej postimeve të fundit të reperit, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta për një afrim mes tyre.

A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Këtë e dinë vetëm ata.

Loredana dhe Don Xhoni, të dy artistë të njohur në skenën muzikore, kanë një histori të gjatë të bashkëpunimeve dhe ngjarjeve të përbashkëta.

Atëherë, diçka e tillë shumë shpejt do të bëhet objekt diskutimi mes fansave të tyre.

Ta ndjekim se si do të zhvillohet kjo situatë ndërsa ata vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut me aktivitetet e tyre në muzikë dhe jetën personale.

Është e qartë se çdo lëvizje e tyre në rrjete sociale sot shndërrohet në një temë të nxehtë, duke krijuar kështu një atmosferë spekulative.

Të dy artistët janë të njohur për stilin e tyre të veçantë dhe për tërheqjen e publikut në mënyra të ndryshme.

Marrëdhëniet shoqërore në këtë botë kampion që quhet showbiz shpesh janë më të komplikuara se sa duken nën dritën e kameras.

Nëse qëndron ende pothuajse çdo ditë një mundësi për ndonjë bashkëpunim të ri mes tyre, kjo do të ishte një lajm i madh për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Le të presim dhe shohim se çfarë do të sjellin ditët e ardhshme për ne mbi këtë çift intriguese!

Një veprim i vetëm mund të nxisë një torrente reagimesh dhe të na lërë me pyetje pa përgjigje.

Prandaj, jemi të interesuar të dëgjojmë mendimet tuaja për këtë çështje. Keni ndonjë mendim mbi një mundësi të tillë? Ju lutemi, ndihuni të lirë të ndani mendimin tuaj.

Vesa konfirmon se është në lidhje dashurie, ka dy fjalë për të dashurin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj.

E një nga pyetjet ishte edhe për partnerin e saj, të cilin ende nuk e ka publikuar në rrjetet sociale.

“Kur po ia qet partnerit fytyrën?” – kjo ka qenë pyetja e ndjekësit.

Ndërkaq, Vesa është përgjigjur se ai e ka profilin e vet.

 

Shyhrete Behluli flet për raportin me renë e saj: Nuk mundet nusja me të dasht si nanë

Familja e artistes Shyhrete Behluli ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës që shkoi.

Kjo vëmendje erdhi pas martesës së vajzës së artistes, e cila organizoi një dasmë madhështore.

Teksa para disa kohësh artistja në një intervistë për “TupaTuba”, foli rreth raportit të saj me renë.

Për ta kuptuar deklaratën e saj ndiqeni emisionin :

“S’e mbaj dot”… – Aktorja 45-vjeçare rrëfehet pas videos virale

Një video e Jessica Biel nga seriali televiziv The Better Sister, në të cilën aktorja e famshme ecën drejt një rezidence e veshur me një fustan të bardhë, është bërë virale.

Pasi mori komente jashtëzakonisht pozitive për të dhe… të pasmet e saj, aktorja 45-vjeçare ndjeu nevojën për të ndarë në një video në TikTok mënyrën se si e ka arritur këtë formë.

“Të gjithë po flasin për – ose më thonë se u pëlqen shumë – seriali “The Better Sister”, i cili është i mrekullueshëm… dhe po flasin edhe për fustanin e bardhë. Doja të tregoja se figura e bukuroshes që kam në serial nuk është diçka që mund të mbahet nëse nuk jeton stilin më të rreptë të jetesës për sa i përket dietës dhe fitnesit – gjë që unë nuk mund ta bëj”, tha fillimisht Biel në video.

Siç shpjegon ajo, mbajtja e të pasmeve të saj në këtë formë në mënyrë të përhershme është shumë e vështirë, megjithëse ajo rrëfeu se po “përpiqet të rikthehet pak në atë formë”.

Në video, aktorja 45-vjeçare prezantoi disa nga ushtrimet që bën, të cilat ia tregoi guruja e Pilates, Ashley Brown.

VIDEO

Yllka Kuqi jep lajmin mortor

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka kumtuar lajmin e hidhur.

Kuqi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta vjehrri i saj.

Lajmin e ka shoqëruar me një foto të vajzës së saj me tashmë të ndjerin, për të cilin ka treguar respekt të madh.

Përmes njoftimit të saj, ajo e ka konsideruar atë si “baba të dytë”.

Alba Vukaj i bën vetës një super dhuratë luksoze: Një pasqyrë e vërtetë e suksesit!

Modelja e njohur Alba Vukaj, ish-banore e BBVK2, ka festuar një ditë shumë speciale sot.

Ajo ka vendosur t’i bëjë vetes një super dhuratë, duke blerë makinën e saj personale.

“Krenare me veten për blerjen e veturës sime. Puna e madhe shpaguhet!”, shprehet Alba në një postim emocionues në Instagram.

Bëhet fjalë për Range Rover Velar, një automjet luksoz i markës britanike Land Rover.

Ky model është i njohur për dizajnin minimalist dhe pamjen e fuqishme, që me siguri do të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve.

Range Rover Velar është projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme në drejtim, duke kombinuar stilin me teknologjinë e fundit.

Ndryshe nga modelet e tjerë është i pajisur me drita LED, që e bëjnë të duket edhe më mbresëlënës në errësirë.

Alba Vukaj, e cila ka treguar se punon shumë për të arritur majat e sukseseve të saj, ka merituar kjo dhuratë për përpjekjet e saj të pandërprera.

Alba ka vazhduar të ndihmojë të rinjtë duke u inkurajuar ata që të punojnë drejt ëndrrave të tyre, ashtu si ajo. E gëzofsh Alba!

Me pak fjalë, ky është një moment frymëzues që na fton të gjithë të ndjekim ëndrrat tona dhe të investojmë në suksesin personal.

Njomza e Rinori sërish prindër, i vendosin një emër të veçantë djalit

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Rinori dhe Njomza, janë bërë sërish prindër. Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes një postimi prekës në Instagram, duke zbuluar se më 14 korrik 2025, në orën 15:28, ka ardhur në jetë djali i tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Keyan.

“Dhe papritur, zemra jonë u bë dy herë më e madhe”, shkruan dyshja krahas fotografisë simbolike, duke ndarë edhe emocionet e lindjes dhe peshën e bebit: 3270 gram dashuri të pastër.

Vogëlushja e tyre e parë, Aiyana, tashmë ka rolin e motrës së madhe dhe mezi pret ta ndajë dashurinë me vëllain e porsalindur.

Urimet për familjen e re të katërshes kanë vërshuar nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit, të cilët janë një nga çiftet më të dashur në Instagram

 

Youtuberes shqiptare i vdes bashkëshorti në moshë të re

Youtuberja e njohur Ejona Blaceri gjatë ditës së sotme ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit.

Ajo ka njoftuar se ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj në moshë të re, shkruan “Kosovarja”.

“I miri jone, ti nuk e meritoje këtë ikje, Reit i mungon përkëdhelja jote çdo mëngjes” ishin fjalët e Ejonës.

Tutje ajo ka vazhduar duke u shprehur se e ka të vështir jetën pa prezencën e bashkëshortit.