div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-43 category-paged-43 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Jozi i poshtëron me radhë fituesit e “Big Brother”, kush e ka radhën?

Joz Marku, i njohur për tentativat e shumta në muzikë, arriti famën e madhe vetëm pasi mori pjesë në Big Brother VIP Albania.

Ky shou, që për shumë ishte trampolinë drejt suksesit, për të rezultoi thikë me dy tehe. Një shuplakë ndaj Gjestit i prishi imazhin, ndërsa një skenë e diskutueshme me Stresin e riktheu në qendër të polemikave.

Publiku dhe mediat e kanë parë shpesh sjelljen e tij si provokuese dhe të qëllimshme. Për disa, ai po përpiqet të fitojë vëmendje duke “ulur” figurat fituese të këtij reality show. Kjo strategji duket se e mban në qendër të lajmeve, pavarësisht kritikave, shkruan “Kosovarja”.


Nëse ky është plani i tij afatgjatë apo thjesht moment i rastësishëm, mbetet për t’u parë. Pyetja që lind tani është: kush do të jetë fituesi tjetër i “Big Brother” që Jozi do ta vendosë në shënjestër?

Zbulohet e dashura e Edon Zhegroves, publikon pamje me vjehrrën

Prej më shumë se gjashtë vitesh, futbollisti i njohur Edon Zhegrova shijon një histori dashurie që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes.

Edhe pse dyshja nuk kanë folur kurrë hapur për lidhjen e tyre, romanca e Edonit me partneren Elsa ka krijuar lajm në rrjete sociale, sidomos në periudhat kur janë vërejtur hatërmbetje apo shkëputje të vogla.

Megjithatë, prej kohësh duket se çifti ka gjetur qetësinë dhe ekuilibrin e munguar.

Marrëdhënia e tyre po ecën për mrekulli dhe së fundmi nuk hezitojnë më të ndajnë detaje të vogla me publikun.

Ishte Elsa ajo që postoi një moment të ëmbël, teksa shihej duke pirë çaj me vjehrrën e saj.

“Koha më e mirë me njerëzit më të mirë”, shkroi ajo, duke treguar kështu se është pranë Edonit dhe familjes së tij në një fazë kaq të rëndësishme të karrierës, kur ai po nis kapitullin e ri si pjesë e Juventusit.

Prezantuesja e RTK-së në zi, ndahet nga jeta vëllai i saj në moshë të re

Prezantuesja e njohur e programit të mëngjesit në RTK-ë, Brikena Beqiri, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.

Ajo ka bërë me dije se vëllai i saj është ndarë nga jeta ditën e djeshme, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen.

Brikena publikoi në rrjete sociale një foto të të ndjerit, ku bashkëngjiti fjalët prekëse: “Eh ore vëlla, na le”, duke shprehur dhimbjen dhe mungesën e papritur.

Lajmi ka prekur shumë miq, kolegë dhe ndjekës të saj, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi e solidariteti për prezantuesen dhe familjen Beqiri në këtë moment të vështirë.

Ngushëllime familjes Beqiri për këtë humbje të rëndë.

Alaudin Hamiti ndan lajmin e madh për BBVK 4

Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë numërimin mbrapa.

Sezoni i katërt i këtij formati pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë veq kanë filluar.

Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram.

Duke rishpërndarë videon e autores, Olsa Muhameti, ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun.

Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.

BBVK ka arritur të bëhet një ndër programet më të ndjekura në vend dhe në rajon, duke prodhuar çdo sezon emocione, debate dhe histori që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Tani, me një shtëpi të re dhe pritshmëri të larta, edicioni i katërt pritet të sjellë edhe më shumë surpriza.

Ne mezi po presim, po ju!

E njohur si “Mia” te “Rebelde Way”, kështu duket sot

Aktorja e njohur Lusiana Lopilato, e dashur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Mia” të seriali “Rebelde Way” po vazhdon të pëlqehet nga fansat.

Edhe pse ka vjet që ky serial ka përfunduar, nostalgjia ndihet akoma nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

38-vjeçarja tani ka ndryshuar ngjyrën e flokëve teksa shohim që mosha “nuk po ia lë shenjë”.

Ajo është markuar me Michael Buble në vitin 2011. Çifti ka katër fëmijë Noah, 12 vjeç, Elias, 9 vjeç, Vida, 7 vjeç dhe Cielo, 3 vjeç.

 

‘Mehmet Kosova’ rikthehet në ekran, ja ku mund ta shohim

Kenan İmirzalıoğlu po kthehet në ekran pas një pauze 7-vjeçare.

Ai është partner me Afra Saraçoğlu në projektin e tij të ri, “Aile Bir İmtihandır”, dhe fitimet e tij për episod janë të mahnitshme, transmeton Indeksonline.

Ja detajet e rikthimit të Kenan İmirzalıoğlu në ekran dhe projektit të ri.

Aktori i famshëm Kenan İmirzalıoğlu është larguar nga ekrani i madh për një kohë të gjatë, duke qenë prezantues i emisionit “Kush do të bëhet milioner?”.

İmirzalıoğlu së fundmi luajti në serialin e vitit 2018 Mehmed: Një Pushtues Bote, dhe pas shtatë vitesh, ai i rikthehet aktrimit me projektin “ABİ.

Më në fund është marrë një vendim për rolin kryesor në serialin e shumëpritur, dhe partnerja e Kenan İmirzalıoğlu është zbuluar.

Kenan İmirzalıoğlu është rikthyer në ekran

Afra Saraçoğlu u bë partnerja e İmirzalıoğlu

Çështja e partneres së Kenan İmirzalıoğlu ka qenë prej kohësh temë diskutimi. Sipas një raporti nga Birsen Altuntaş, është arritur një marrëveshje me Afra Saraçoğlu, një nga aktoret e lartpërmendura, për rolin kryesor. Aktorja e re do të luajë bashkë me Kenan İmirzalıoğlu në serial. Saraçoğlu kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me performancat e saj dhe ka dhënë performanca të suksesshme në projekte të shumta pavarësisht moshës së saj të re.

Afra Saracoglu

Paga e Kenan İmirzalıoğlu për episod është mbresëlënëse

Kthimi i Kenan İmirzalıoğlu në ekranin e madh me serialin ABİ. (Familja është një provë) po tërheq vëmendjen jo vetëm për karrierën e tij si aktor, por edhe për të ardhurat e tij. Paga e raportuar e aktorit për episod është 4.5 milionë lira turke. Kjo shifër është ndër më të lartat në Turqi dhe sinjalizon se seriali do të jetë një prodhim i madh.

Gjesti shqetëson fansat me postimin e fundit, çfarë po ndodh me të?

Reperi i njohur, Gjesti, ka habitur ndjekësit me një Instastory enigmatike.

Ai shkroi: “Hala pa gjumë qat minutë që menoni qe jom tu flejtë gabim e kini thjesht ka met edhe pak koh me ja lon kohës full e kom”, përcjell Indeksonline.

Ky mesazh i pazakontë ka ngritur pikëpyetje mes fansave, të cilët pyesin nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor apo diçka personale që reperi po kalon.

Nuk është hera e parë që Gjesti zgjedh të ndajë mesazhe misterioze në rrjetet sociale, duke e mbajtur publikun gjithmonë në pritje./Indeksonline/

Motrat Mustafa e ndezin atmosferën në dasmën e nipit

Kur bëhet fjalë për atmosferë në ahengje familjare, padyshim që në mendje na vijnë bilbilat e Mushtishtit – Motrat Mustafa.

Së fundmi, ato kanë martuar nipin e tyre dhe nuk kanë munguar të këndojnë edhe në dasmën e tij, shkruan “Kosovarja”.

Si teze për nip, ashtu edhe si këngëtare të njohura, Motrat Mustafa ndezën atmosferën me këngët më të bukura, duke e bekuar çiftin përmes vargjeve të tyre plot emocion.

Me zërin e tyre karakteristik dhe prezencën plot energji, Motrat Mustafa sollën një atmosferë të paharrueshme në dasmën e nipit.

 

Reja sfidon Mihrijen e Naimin por vëmendjen e merr ky detaj

Prej kohësh, Tringa, reja e çiftit të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka grumbulluar një audiencë të konsiderueshme, sidomos në TikTok, aty ku ndjekësit e saj e përcjellin rregullisht në rutinën e përditshme.

Së fundmi, ajo ka hapur edhe një tjetër platformë për të qenë edhe më pranë publikut, duke sjellë përmbajtje të reja dhe interesante.

Në këtë hap të ri Tringa ka vendosur t’i sfidojë vjehërrinjtë e saj me një lojë të veçantë: sa mirë e njohin ata rejen e tyre?

Në YouTube është publikuar videoja e plotë, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm për pyetjet dhe përgjigjet, por edhe për një detaj mjaft simpatik, mënyrën si Tringa u drejtohet Mihrijes dhe Naimit.

Ajo e thërret Mihrijen “Miki”, ndërsa Naimin “babi”, duke treguar kështu afërsinë dhe ngrohtësinë e raportit që ndajnë mes tyre.

E kush prej tyre doli ta njihte më mirë Tringën? Përgjigjen e zbulon videoja e publikuar. /Prive By Liberta Spahiu

Mihrije Braha shkëlqen në bregdet me bikini (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një foto të re të publikuar nga pushimet e saj verore.

E veshur me një rrobë banje, Mihrija pozon me vetëbesim buzë detit.

Mihrije Braha, e njohur për hitet e saj ndër vite dhe stilin unik, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës dhe ekranit shqiptar./IndeksOnline/