Shaqir Cervadiku përdit e më modern, po i kombinon veshjet me shumë kujdes

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shqiptare, Shaqir Cërvadiku, vazhdon të mbetet një figurë e dashur për publikun, edhe pas dekadash të tëra në skenë.

Me një karrierë të gjatë e të pasur me këngë që janë shndërruar në hite ndër vite, artisti ka treguar së fundmi një anë më të ndjeshme të tij në intervistat dhe paraqitjet publike.

Cërvadiku është i njohur për zërin e tij të veçantë dhe për interpretimet pasionante që kanë emocionuar breza të tërë. Ai ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me adhuruesit e tij, duke i ofruar gjithmonë diçka të re dhe emocionuese.

Në bisedat e fundit me mediat, Cërvadiku ka folur hapur për dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e bashkëshortes së tij, e cila u nda nga jeta para disa vitesh. Kjo humbje e thellë ka lënë një shenjë të thellë në jetën e tij, por artisti ka gjetur forcën të vazhdojë dhe të ndajë historitë e tij me publikun.

Këngët e tij të fundit janë pasqyra e emocioneve të tij dhe përvoja të jetës, duke prekur çështje të dashurisë, humbjes dhe shpresës.

Pavarësisht kësaj dhimbjeje personale, Shaqiri po vazhdon të jetë aktiv në skenë dhe në jetën publike, duke marrë pjesë në koncerte, emisione televizive dhe takime me publikun e tij besnik. Ai ka arritur të ruajë një imazh pozitiv dhe tërheqës, duke bashkëngjitur përkushtimin dhe talentin e tij për muzikën me një stil apo elegancë që është vërtet i veçantë.

Në paraqitjet e tij të fundit, ai ka rënë në sy edhe për stilin e tij të veçantë. Shaqir Cërvadiku tani po kombinon kravata elegante me kompletesh të kuruara me kujdes, një detaj që është komentuar pozitivisht nga publiku dhe dashamirët e tij. Kjo strategji e re stili jo vetëm që i jep atij një pamje moderne, por gjithashtu reflekton karakterin e tij dinamik dhe të fortë.

A janë ndarë?! Michelle vendos pikat mbi ‘i’ në lidhje me raportin që ka me Barack Obamën!

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka reaguar me një postim emocional në Instagram, duke hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Barack Obama.

Me rastin e 24-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre më të vogël, Sasha, Michelle ndau me ndjekësit një fotografi familjare të veçantë, duke përcjellë një mesazh të dashur dhe të qartë për të gjithë.

Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të ëmbël, Sasha! Nuk mund të besoj sa shpejt ka kaluar koha. Jam shumë krenare për gruan që je bërë. Të dua përgjithmonë!

Sasha, e cila ka përfunduar studimet në sociologji në Universitetin e Kalifornisë Jugore, aktualisht jeton në Los Angeles me motrën e saj më të madhe, Malian.

Ky postim vjen në një moment kur në media janë përhapur spekulime për një krizë martesore mes Michelle dhe Barack Obama.

Zërat nisën të qarkullojnë pas mungesës së Michelle në disa ngjarje publike të rëndësishme, përfshirë ceremoninë përkujtimore të ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump, çka u interpretua nga disa si shenjë distancimi.

Megjithatë, në një intervistë të fundit për podcast-in “The Diary of a CEO”, Michelle i përgënjeshtroi këto pretendime.

Po të kisha probleme me bashkëshortin, do ta kishin marrë vesh të gjithë

-u shpreh ajo me sinqeritet, duke shtuar se aktualisht po ndjek terapi për ta përballuar më lehtë një fazë të re të jetës.

Michelle pranoi se martesa me Barackun ka pasur sfidat e veta, por theksoi se lidhja e tyre mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.

Bukuria e martesës sonë qëndron në faktin se asnjëri prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë të dorëzohet. Thjesht nuk është në natyrën tonë. Unë e di këtë për të, dhe ai e di për mua. Nuk do ta ndërroja për asgjë. Ai është njeriu im.

“Të lavdëroj te Zoti”- Mozzik prek me urimin për ditëlindjen e Getinjos

Rep-artisti i njohur Getinjo sot mbush 34 vite jete, e për këtë nuk kishte si të mungonte urimi nga vëllai i tij.

Mozzik përmes një foto të përbashkët ka uruar në fjalët më të bukura vëllain, shkruan “Kosovarja”.

“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllau yt i vogël, e ty me të pas vlla të madh.
500 milion shira i kemi kalu bashkë, kurrë pa u lagë. Unë nuk të lavdëroj nëpër Facebook-a e Instagrama, unë të lavdëroj te Zoti, që e falënderoj çdo ditë që ekziston ti. Najher ti m’thirr edhe “bir”, po jo n’sy e n’vesh t’prindërve, po nga koha e madhe e përbashkët që e shpenzojmë. Urime datëlindja, Kamërrloshi jem, 34 vjeç!
Paç shëndet e të mira gjithmonë, se i meriton të gjitha” ishin disa nga fjalët e Mozzik-ut.

Kujtojmë se vëllezërit Aliu realizuan shumë bashkëpunime në skenën e muzikës që sot janë padyshim hite.

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

Moderatorja e njohur Kiara Tito pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit.

Ajo ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshja e saj, Maria, shkruan “Kosovarja”.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do me mungoje gjithmonë zëri yt, përqafimi i yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe” ishin fjalët e Kiarës.

Ngushëllime!

Fjalë që prekin zemrat, dedikimi i Mihrie Brahës për vjehrrën

Këngëtarja e njohur kosovare Mihrie Braha, ka ndarë një moment familjar nga pushimet.

Ajo u shfaq e buzëqeshur pranë vjehrrës së saj, shkruan Indeksonline.

“Prania jote është bekim për familjen tonë. Je një shembull i vërtetë i durimit, mençurisë dhe dashurisë familjare. NËNË- Vjehërr”, shkroi krahas posimit.

Mihria e njohur për karrierën muzikore tregoi edhe njëherë rëndësinë që i jep familjes dhe vlerave tradicionale shqiptare.

 

Po vjen “Big Brother VIP Kosova 4”

Big Brother VIP Kosova po vjen së shpejti!

Kështu kanë paralajmëruar autori Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti.

Kështu kanë deklaruar ata sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Fansat alarmohen, Gjestit i ndodh e papritura

Një pjesë e madhe e këngëve të dikurshme të Gjestit janë zhdukur nga rrjetet sociale, konkretisht nga platforma Youtube.

Detaji i ka rënë në sy fansave të tij.

Bëhet fjalë për hitet: “Katile”, “Idiote”, “U halite”, “Pandemia” e të tjera që nuk gjenden më në Youtube.

Këngët janë nga periudha e menaxhimit të Gjestit nga menaxheri Samed Potera, me të cilin ishte dakorduar t’ia lë këngët në kanal kur shkëputi kontratën.

 

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson se këngët nuk janë fshirë por kanali është hakuar.

Aktualisht po bëhen përpjekje për t’i kthyer kanalet ku kanë qenë këto këngë të ngarkuara teksa nuk dihet se kush qëndron prapa hakimit të tyre.

A është kjo një betejë në heshtje për hitet e dikurshme që kanë bërë namin e rrjedhimisht po gjenerojnë fitime sidomos nga Big Brother VIP Albania e këtej?

Derisa flitet për lidhjen e re të Sarës, ajo po shijon pushimet me Ledrin

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë.

Ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim publik Sara duket po preferon të shijojë pushimet e saj në heshtje.

Derisa para pak ditësh ajo ka publikuar disa pamje me vajzën e saj në bregdet, Ledri sot e ka bërë të njëjtin veprim në instastory.

A kanë nisur ish çifti pushimet së bashku për të qëndruar më afër vajzën?

No description available.

Detaji që u la pa u vërejtur: Ky është raporti mes Sarës dhe Drilonit

Sara dhe Driloni duket se kanë shkëputur çdo lidhje mes tyre.

Dyshja së fundmi larguan njëri tjetrin nga çdo rrjet social, duke treguar edhe publikisht se rrugët e tyre janë ndarë.

Kujtojmë se mollë sherri për këtë raport është një video e Drilonit duke puthur një vajzë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse Sara po jeton në Kosovë, distanca e tyre tani është më e madhe se fizikisht.

‘Shpërthen’ rrjeti, Elgi konfirmon bashkimin me Gjestin?

Finalistja e BBVA, Egli Tako, po korr suksese në mëdha në muzikë.

Krahas zërit të talentuar vëmendje po merr edhe me paraqitjet provokuese, shkruan Indeksonline.

Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi duke nxitur dyshimet për bashkim me Gjestin.

Egli shfaqet e lumtur në imazhin e fundit duke e përshkruar atë me thënien e famshme të Gjestit, ‘natën e mirë’.

 

Kjo ka nxitur dyshimet nëse Elgi dhe Gjesti janë sërish bashkë.

Kujtojmë që ditë më parë Gjesit gjatë një koncerti para fansave e ‘puthi’ Eglin në një bluzë e cila ju dhurua nga fansat.

Mbetet të shihet nëse Egli dhe Gjesti janë sërish në lidhje. /Indeksonline/