Jo vetëm të dyja! Zbulohet i treti në projektin e Eglit dhe Fifit

Prej ditësh, Fifi dhe Egli kanë ngacmuar ndjekësit me paralajmërime rreth këngës së tyre më të re, duke lënë të kuptohet se një surprizë i bashkohet projektit.

Dhe surpriza u zbulua: DJ Gimi është pjesë e bashkëpunimit, duke e bërë këngën një super projekt ritmik, të denjë për çdo playlist verore

“Shuj Shuj” është titulli i këngës, që pritet të publikohet këtë javë dhe gjithçka tregon se do të jetë një nga këngët më të dëgjuara të sezonit.

Këtë këngë të njohur e paska kënduar Vserlo i BBVA e askush nuk e ka ditur

Vserlo, një nga emrat më të përfolur të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, edhe pas daljes nga shtëpia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Me stilin e tij të veçantë, energjinë shpërthyese dhe një personalitet që nuk kalon pa u vënë re, Vserlo arriti të trazojë jo pak ujërat brenda reality show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Ndërsa për një pjesë të publikut ai ishte një frymë e re dhe argëtuese, për të tjerë stili dhe sjellja e tij vazhdojnë të shkaktojnë diskutime dhe kritika në rrjetet sociale. Komentet negative nuk mungojnë, por Vserlo duket i vendosur të mos ndalet, shkruan Gazeta Imazhi.

Përveç pjesëmarrjes në Big Brother, Vserlo është aktiv edhe në muzikë. Kënga e tij më e njohur, “Amin”, ka bërë bujë në rrjete sociale dhe platforma muzikore, duke i dhënë atij një tjetër dimension në skenën artistike shqiptare. Ai ka publikuar edhe projekte të tjera muzikore dhe shpesh ndan momente nga jeta dhe karriera e tij me ndjekësit, duke ruajtur kontaktin e afërt me fansat.

Edhe pse është një figurë e diskutueshme, Vserlo po arrin të ndërtojë një profil publik që kombinon muzikën me një prani të fortë mediatike – qasje kjo që për disa është freskuese, ndërsa për të tjerë provokuese.

A do të arrijë Vserlo të kthehet në një emër të rëndësishëm të muzikës urbane shqiptare pas BBVA? Mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt – ai nuk ka ndërmend të zhduket nga qendra e vëmendjes.

VIDEO KËTU:

 

Vserlo tallet keq me klikimet e Gjestit dhe Eglit

Vserlo, ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, ka reaguar me tone të ashpra në InstaStory pas publikimit të këngës së re të Gjestit “Veshu Ndrequ”, e cila brenda 24 orëve ka kapur mbi 1.5 milion klikime.

Ai ka hedhur dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre shifrave, duke sugjeruar se klikimet janë të blera.

Ai ka bërë krahasime të drejtpërdrejta me artistë ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Ava Max, duke theksuar se ato kanë më shumë ndjekës, por më pak klikime në këngët e tyre.
“Vjen një Gjest me 100k subscribers të blerë kap 1.5M për një dit” – shkruan ai.

Më tej, Viserlo shfryn ndaj publikimit të vazhdueshëm të llogarive fallco që e tag-ojnë:

“Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me FAKE accounts për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë!

Që jeni popull dele e kemi marrë vesh, por të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit! Budallenj!”

Ai nuk ndalet me kaq dhe thumbon edhe këngëtaren Egli për klikimet në projektin e saj më të fundit, duke ironizuar:

“Ja dhe kjo, deri nesër shkon 20M pa frikë!

Uria i paska kafshatat e mëdhaja.”

Në fund të reagimit, Viserlo paralajmëroi edhe një projekt të ri të tijin:

“Tani do të marrë dy ditë kohë dhe vetëm do qesh!

Pastaj do bëj një këngë dhe do e publikoj në orën 3 të mëngjesit.

Kurrë nuk është vonë – kush do me dëgju muzikë të mirë, e gjen kohën.

S’kam pse zvarritem me kap oraret e përshtatshme kur ka më shumë njerëz, dhe prapë të shkoj të blej views.

Me i përdor njerëzit për t’i bërë lekë dimë të gjithë. Por me bo ART – është art më vete. Losers.”

Reagimi i tij ka ngjallur komente të shumta në rrjete sociale, me ndjekës të ndarë mes mbështetjes për qëndrimin e tij të drejtpërdrejtë dhe kritikave për gjuhën e përdorur.

Anisa e shokuar, shpërthen në rrjete sociale

Këngëtarja e njohur Anisa Veseli, ka ndarë një mesazh mjaft të fortë në Instastory, ku duket se i është drejtuar dikujt që e ka zhgënjyer rëndë.

Përmes një postimi, Anisa shkroi për njerëzit që i ka ndihmuar, u ka qëndruar pranë dhe më pas është tradhtuar nga ta.

“Kam ra në jetë me taku lloj lloj njeri,” – nis ajo mesazhin e saj, duke shtuar se i ka dhënë dorën dikujt në ditë të vështira, por më pas është mashtruar dhe lënduar.

Anisa nuk përmendi emra, por thekson se ndjehet e shokuar nga veprimet e dikujt që, sipas saj, e kanë tradhtuar besimin e saj:

“Keni kujdes kujt i ndihmoni e kujt i rrini afër se unë jom zgjuar e shokuar sot.”

E revoltuar, në fund ajo lë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë që kjo çështje të dalë edhe publikisht:

“Nëse është nevoja edhe publike kom me bo se s’ka tolerime mo për njerëz që e ndan kafshatën e gojës me ta!”

Kujt i drejtohet ky mesazh i fortë, mbetet një mister – ndoshta Anisa do të hedhë më shumë dritë në ditët në viji

Ky është kosovari që fitoi 50,000$ nga Youtuberi i famshëm

YouTuberi më i ndjekur në planet, MrBeast, ka shpërndarë sërish shifra marramendëse parash në një nga sfidat e tij të zakonshme në rrjete sociale. Këtë herë, 500,000 dollarë u ndanë për 10 ndjekës me fat… dhe mes tyre, një emër shqiptar: Shqipërim nga Kosova!

Historia është sa e pabesueshme, aq edhe frymëzuese.

Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Shqiprimi rrëfen se nuk ishte as ndjekës i MrBeast, madje as nuk e kishte parë kurrë një video të tij.

Ishte vëllai ai që e shtyu të komentonte poshtë postimit viral, një koment që rezultoi me 50 mijë dollarë në xhep!

“Nuk i besova kur më shkruan. Mendova që ishte ndonjë skemë mashtrimi,” – thotë ai, duke treguar se më pas mori një mesazh zyrtar nga vetë ekipi i MrBeast dhe nisi procedurat për përfitimin e çmimit.

Por Shqiprimi nuk e harxhoi çmimin në pushime, makina apo luks. Jo!

Ai vendosi të investojë gjithçka në një projekt ambicioz: Aura Academy, një akademi për kurse gjuhe dhe përkthime që e ka nisur së bashku me vëllain.

“Erdhi në momentin e duhur,” thotë Shqiprimi, i cili sot është jo vetëm fitues i një prej shpërblimeve më të mëdha të MrBeast, por edhe themelues i një biznesi me potencial ndërkombëtar.

Pamje që nuk priteshin, Mihrije Braha provokon në bikini

Mihrije Braha, një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, ka surprizuar ndjekësit e saj me një paraqitje të pazakontë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa foto ku shfaqet në bikini.

Fotot janë realizuar gjatë një pushimi, ku Mihrija duket në formë të shkëlqyer dhe plot stil, çka ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht viteve në skenë dhe imazhit të saj tradicional, Mihrije Braha dëshmon se di ende si të tërheqë vëmendjen në rrjet. Kjo paraqitje vjen si një rikujtim se stili dhe vetëbesimi nuk kanë moshë.

Ndryshe Braha vazhdon të qëndroj aktive në skenën e muzikës.

Gjesti “çmend” publikun në Gjermani – por shikoni kush tjetër ishte aty!

Gjesti, pas publikimit të këngës së tij më të re po vazhdon turin intenziv të koncerteve.


Siç ishte e paraparë, ai mbrëmë performoi në eventin e radhës që u mbajt në Gjermani mes edhe shumë artistëve të tjerë të njohur si Butrint Imeri, Don Xhon, Tayna, Kida, Ermal , Xhensila Myrtezaj, Ledri e Hellbanianz.

E duket se në event ka qenë edhe Driloni, fituesi i BBVK3. Kjo është kuptuar nga të pranishmit që kanë postuar foto me të dy, në të kundërtën s’do kuptohej prezenca e Drilonit në event.

 

Lidhja bëhet më serioze, Ana dhe Kevini bëjnë hapin e madh në lidhjen e tyre

Lidhja e krijuar në “BBVK3” e Anes dhe Kevinit po bëhet gjithnjë e më serioze.


Pasi Kevini ka ardhur në Kosovë për të qenë pranë të dashurës, ajo ka bërë një veprim tjetër, shkruan Indeksonline.

Në Instastory ka publikuar një video ku shihet babai I saj duke biseduar me Kevinin.

“Muhabet serioz Babi Burri”, shkroi ajo.

Egli Tako kështu po i përgjigjet kritikave për deklaratën ndaj Gjestit

Egli Tako, e ftuar në emisionin “Goca & Gra”, solli pozitivitet dhe sinqeritet gjatë intervistës së saj.

Por, një koment i bërë prej saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania u rikthye në vëmendje.

Moderatorja Kleoniki i kujtoi një moment delikat kur Egli, e paqartë për qëndrimin e Gjestit ndaj saj – herë afrim, herë largim – i ishte drejtuar me fjalët: “Pse me bipolaritetin tënd do të merrem unë?”

Kleoniki theksoi se bipolariteti është një çrregullim serioz dhe i lidhur ngushtë me depresionin, dhe se kjo deklaratë nuk ishte e përshtatshme, sidomos duke pasur parasysh që Egli ka folur më parë hapur për shëndetin mendor.

Egli reagoi me maturi dhe pranoi se ndoshta ishte treguar e nxituar në atë moment.

Ajo sqaroi: “Ndonjëherë mbase tregohemi edhe pak të nxituar. Për sa i përket frazës që unë i kam thënë, për shkak të ndryshimeve, luhatjeve të frikshme të shpeshta të humorit, por jo me nota kaq dramatike, pra gjëra që mua më mundonin, sepse çfarë flitej në mëngjes nuk flitej mbasdite dhe nuk flitej në darkë, në këtë sens bipolariteti.”

Deklarata e saj nxiti një diskutim më të gjerë mbi mënyrën si përdoren termat e shëndetit mendor në debate emocionale, sidomos në një format kaq të ndjekur si Big Brother VIP.

“Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës” – Egli Tako zbulon arsyen pse

Egli Tako ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca & Gra”, ku jo vetëm që tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të rafinuar dhe të sofistikuar, por edhe me qetësinë, maturinë dhe sinqeritetin që e karakterizon.

Si përherë, Egli u shfaq elegante në dukje dhe e artikuluar në çdo përgjigje, duke konfirmuar edhe një herë personalitetin e saj të natyrshëm dhe të vërtetë.

Gjatë bisedës, Egla Ceno e pyeti: “Po jeton në Prishtinë?” – pyetje që Egli e priti me buzëqeshje.

Foto: Screenshot/YouTube

“Po, jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës. Më së shumti më lidh puna me Prishtinën, muzika… është dashuria ime e parë që më mban aty”, – u përgjigj ajo me ndjenjë.

Egli zbuloi gjithashtu se është menaxhuar nga Fifi, e cila është pjesë e kryesisë së kompanisë muzikore ku ajo është e angazhuar.

Të dyja artistet jo vetëm që punojnë së bashku, por edhe bashkëkrijojnë: kënga më e re e Eglit, me titull “Jetë”, është shkruar në bashkëpunim me Fifin.

Por, surprizat nuk mbarojnë këtu. Egli bëri të ditur se ajo dhe Fifi do të sjellin së shpejti edhe një bashkëpunim muzikor, një projekt që fansat mund ta presin me padurim.

Një paraqitje që konfirmon se Egli Tako është më shumë se një artiste me stil – ajo është një zë i fortë, i sinqertë dhe plot përkushtim ndaj muzikës.