Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, ka qenë së fundmi e pranishme në një mbrëmje muzikore në një nga klubet e natës në Pejë.
Gjatë performancës së saj, Egli surprizoi të pranishmit duke kënduar edhe hitin e njohur “Mora fjalë” të ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.
Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje dhe shkaktoi reagime në rrjete sociale ishte një deklaratë spontane nga këngëtarja, e cila gjatë koncertit u shpreh: “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”.
Kjo frazë, megjithëse mund të jetë thënë në mënyrë spontane ose pa ndonjë qëllim nxitës, preku një temë të ndjeshme që është diskutuar shpesh në arenën publike dhe veçanërisht në formate televizive si Big Brother, ku debati për identitetin kombëtar “shqiptar” apo “kosovar” ka qenë vazhdimisht temë përplasjesh.
Tako vijoi performancën e saj dhe u prit ngrohtësisht nga publiku në Pejë, duke dëshmuar se arti shpesh tejkalon kufijtë dhe dallimet.
Kjo shërben si kujtesë se çështjet e identitetit kombëtar mbeten të ndjeshme dhe kërkojnë kujdes në komunikim, sidomos nga figura publike me ndikim.
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, ka habitur ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instagram, ku shihet e veshur thjeshtë, elegante dhe me një zinxhir të hollë që mban një kryq të vogël argjendi.
Ky detaj i vogël, por i ngarkuar me simbolikë, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, pasi deri më tani nuk dihej shumë për bindjet fetare të Dianës. Për shumëkënd kjo ka ardhur si një befasi, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që një simbol i tillë shkakton diskutime publike: më herët një gjerdan me kryq tek Anita Haradinaj u komentua gjatë nga publiku, ndërsa së fundmi edhe Dua Lipa është parë me një kryq të ngjashëm, duke nxitur biseda për mënyrën si figurat publike e tregojnë besimin e tyre përmes detajeve të vogla.
Dasma e Engjëllusha Salihut ishte një tjetër moment me rëndësi për familjen.
Kjo pasi, një nga bukuroshet më të komentuara në rrjet, në një formë le të themi që konfirmoi raportin e saj për të cilin flitet tash e një kohë të gjatë.
Ata erdhën krah njëri-tjetrit në event.
Mbesa e këngëtares, Elira u shfaq krah partnerit të saj Albit, një prej djemve të familjes së njohur e të suksesshme Humolli.
Çifti simpatik janë prej kohësh bashkë dhe definitivisht shkëlqejnë krah njëri-tjetrit. /Prive/
Anita Muçaj – Haradinaj ka folur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë.
Ajo theksoi se megjithëse kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, karakteret dhe stili i jetesës shpesh kërkojnë kompromis.
“Ai do malin, unë dua detin. Si e zgjidhim? Kjo është temë më vete”, u shpreh spikerja e lajmeve.
Tutje tregoi se Ramushi preferon natyrën, ndërsa ajo preferon të kalojë kohë me shoqet në ambiente të tjera.
“Për shembull, unë dal me shoqet në klube, në lokale. Ramushi mërzitet, thotë ‘pse më le vetëm’. Siç ndodh me burrat. Nuk e kanë nga xhelozia, por s’duan të rrinë vetëm në shtëpi se nuk ka kush t’u rrijë gati”.
Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe.
Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me asnjë humbje në tjetrin me mbi 20 radhazi pak ditë para ndeshjes.
Kundërshtari i parë, afrikani nga Tanzania foli për Prive By Liberta Spahiu duke thënë që nuk është lënduar por problemi me vizë e la pa u përballur me Drilonin.
Megjithatë, një tjetër zhvillim ka ardhur s ai përket përballjes që bëri shumë bujë.
Në BoxRec, databazën kryesore, Drilon Rama figuron i suspenduar deri në fund të këtij muaji.
Suspendimi një mujor vjen si pasojë e lëndimit të shkaktuar në përballje, të paktën sipas asaj që tregoi promoteri i meçit, Costacis Evangelou.
Kjo është një procedurë rutinore në boks derisa të bëhen ekzaminimet njerëzore.
Kënga më e fundit nga dyshja e njohur Adri & Iliriana, me titullin “Jasha Habibi”, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku që në momentin e lansimit. Me një melodi ngjitëse dhe një videoklip që mori komente pozitive nga fansat, kënga u kthye menjëherë në një nga hitet më të dëgjuara të verës.
Por pak ditë pas publikimit, një zhvillim i papritur i ka befasuar të gjithë, kënga është zhdukur nga YouTube.
Përmes një Instastory, artistët sqaruan situatën:
“Për ata që po pyesin – kënga ‘Jasha Habibi’ është fshirë nga YouTube. Jemi duke punuar për ta kthyer sa më shpejt. Faleminderit për përkrahjen!” – shkruajnë ata, duke shtuar se ekipi po punon intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të këngës në platformë.
Një debat u zhvillua në emision “Kosova Live”, ku temë diskutimi ishte bashkëjetesa e fesë dhe muzikës në botën artistike. E ftuar në panel ishte edh Xhuliana Nura, e cila ndau një rrëfim personal e që zgjoi reagime të shumta në publik.
“E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze. Kam studiuar të gjitha fetë, më ka interesuar gjithmonë”- u shpreh Xhuli gjatë emisionit.
Në debat ishte i pranishëm edhe një hoxhë, i cili ndau pikëpamjen e tij për raportin mes fesë dhe muzikës, duke theksuar se shumë artistë shpesh kalojnë kufirin mes artit dhe vlerave fetare.