Gjesti publikon këngën e re

Reperi i njohur shqiptar, Gjesti, ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Veshu Ndrequ”, raporton Gazeta Sinjali.

Kënga ritmike shoqërohet me një videoklip plot ngjyra dhe skena komike, duke sjellë atmosferë festive dhe një mesazh pozitiv.

Me stilin e tij karakteristik, Gjesti vazhdon të dëshmojë pse mbetet një nga emrat më të pëlqyer të hip-hopit dhe muzikës urbane në vend.

“S’po të dhezë kurgjo”, “Paloje” – Xheneta kapet edhe me fansat/FOTO

Ish- finalistja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të marrë vëmendje përmes rrjeteve sociale.

Në të shumtën e rasteve ajo shfaqet provokative, duke zbuluar më shumë se që duhet.

Janë ndjekës të shumtë të saj, që nuk i kursejnë komentet negative karshi Xhenkit.

Nga ana tjetër, as replikat e saj nuk mungojnë shumë herë.

“S’po te dhez kurgja, kot kur nuk ta don, nuk ta don”, shkruan një ndjekës në profilin e Xhenetës.

Ish- finalistja nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.

Ky është ndryshimi i Bleros pas botox-it: Krejt ata yjet e bojnë, s’jam veç unë

Këngëtari shumëvjeçar i skenës muzikore shqiptare, Blero vazhdimisht është lajm në mediat rozë, raporton GazetaDemos.

Më shumë se për muzikë ai përflitet për jetën e tij private, siç ndodhi edhe së fundmi.

Shumë përdorues të rrjetit social “TikTok” vërejtën te ky i fundit një ndryshim në fytyrën e tij.

Bëhej fjalë për një ndërhyrje estetike si “botox-i”, të cilët të njëjtit besonin se Blero e kishte bërë.

Për këtë së fundmi ka folur vetë këngëtarëke mos , i cili duke mos dhënë një përgjigje me po ose jo, ai tërthorazi e pranoi konkludimin e ndjekësve:

“A është e ndalushme a? Nuk është veç Blero, është edhe Tom Cruise që bën sene të tilla. Krej ata “stars” bojnë edhe është normale. Edhe njërëzit normal bojnë, është krejt normale. Unë kur du me bo diçka, e boj se ndihna mirë vet, nuk më intereson tjetri çka mendon për atë mendim timin”, tha ai për Canape.

Pamje si nga ëndrrat, Hati zbulon pak nga dhoma e saj e re!

Hati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të vogël nga dhoma e saj e re, por aq sa u pa, mjaftoi për të bërë përshtypje të madhe.

Me një dizajn modern, linja të pastra dhe ndriçim të sofistikuar, hapësira duket e kuruar në çdo detaj.

Ngjyrat e ngrohta dhe materialet cilësore e shndërrojnë këtë ambient në një vend ku çdo vizitor do të ndiejë rehati dhe frymëzim.

Ta ju tregoj paaaak fare nga dhoma ime e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke e shoqëruar me një emoji, si për të treguar që surprizat e vërteta ende nuk janë zbuluar.

Nga ajo që shihet, dhoma premton të jetë një ambient i ngrohtë, funksional dhe estetikisht i mrekullueshëm – një dhomë ëndrrash për shumëkënd! Sa herë që dëshirojmë të zhdukim streset e përditshme, ky ambient do të jetë një shpëtim.

Me pajisje moderne dhe aksesorë të kujdesshëm, Hati ka krijuar një hapësirë ku funksionaliteti dhe estetika shkojnë dorë për dore. Ajo ka zgjedhur mobilje që reflektojnë stilin e saj të veçantë, duke e bërë dhomën jo vetëm një vend për të qëndruar, por edhe një pasqyrë të personalitetit të saj.

Fansat mezi presin të shohin më shumë nga ky transformim i ri në jetën e saj. Kjo dhomë e re është më shumë se thjesht një hapësirë; është një hap i ri në rrugën e saj artistike dhe personale.

“Desh më zuri e qara” – Kiara Tito tregon momentin e papritur që i ndodhi në skenë

Moderatorja dhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë për publikun një nga momentet më të sikletshme dhe të vështira në karrierën e saj televizive.

E ftuar në një emision televiziv, Kiara foli për familjen, projektet e reja që po vijnë dhe veçanërisht për përvojën e saj në skenën e “Portokallisë”.

Ajo rrëfeu se pjesa më stresuese për të ishte momenti para daljes në skenë, kur nuk dinte nga cili cep të hynte.

“Pjesa më e vështirë ka qenë në momentin para se të dilja në skenë sepse ne kemi disa dalje, pasi nuk dalim gjithmonë nga i njëjti vend dhe kemi dy ose tre dalje. Këta ishin mësuar, por shpejtësia që duhet të dilje nga një cep në tjetrin, ajo më çakordoi fare dhe desh më kapi një e qarë aty në prapaskenë sepse unë nuk po dija nga të dilja. Njëri më thoshte dil djathtas, tjetri majtas ndërkohë duhet të kujtoja dhe tekstin. Derisa ta merrja veten dhe t’i kuptoja këto daljet”, u shpreh Kiara.

Pavarësisht stresit fillestar, Kiara është ambientuar shpejt dhe është bërë një nga figurat më të dashura për publikun në programin humoristik.

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Aktorja Arbnora Ademaj ka ndarë një rrëfim personale në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën.

Me emocione të forta, ajo kujtoi një moment të dhimbshëm nga e kaluara e saj, kur ishte vetëm një fëmijë gjatë luftës në Kosovë.

“Ushtarët serb më vunë thikën në fyt… E kam përjetuar ferrin,” tha ajo ndër të tjera.

Arbnora tregoi se përkundër moshës së re, ajo e kujton me detaje tmerrin e asaj dite.

Ajo tha se kjo ngjarje e ka ndjekur gjatë gjithë jetës dhe ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e saj.

Ky rrëfim prekës tregon forcën dhe kurajon e Arbnorës për të ndarë një pjesë kaq personale të historisë së saj. Për më shumë, ndiqni intervistën në linkun në vazhdim.

Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

Eva Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës me fustanin e dizajnuar nga nëna e saj.

Eva Rugova, mbesa e parë e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka shkëlqyer në mbrëmjen e saj të maturës.


Në këtë natë të veçantë, Eva është dukur elegante dhe plot stil me një fustan të punuar enkas për të nga nëna e saj, dizajnerja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Ky moment i rëndësishëm në jetën e saj është ndarë me ndjekësit përmes fotografive që tregojnë emocione, krenari dhe një paraqitje që nuk kalon pa u vënë re.

 

Kiara Tito shtatzënë për herë të dytë? Ja çfarë zbulon moderatorja

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet në karrierë.


Në lidhje me thashethemet për një shtatzëni të dytë, ajo ka sqaruar se ende nuk është koha, duke theksuar se do të presin derisa vajza e tyre, Luna, të rritet pak më shumë, shkruan “Kosovarja”.

“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh moderatorja.

Kiara dhe Luizi u takuan në ‘Big Brother VIP Albania’, ku edhe u martuan, dhe sot janë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.

 

 

Nga të gjitha banoret e Big Brother, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, çdo lëvizje e tij është lajm.


Fituesi i BBVA4 Gjesti është nën llupën e vazhdueshme të fansave të cilëve nuk iu ikë asgjë, përfshirë as lista e ndjekësve që ai ka.

Lista e tij po përditësohet por një detaj ka rënë në sy të ndjekësve.

 

 

Ai së fundmi e ka bërë “follow” banoren e BBVK2, bukuroshen Kader Kicaj.

Nga të gjithë ish-banorët e sezonit të dytë, ai ndjekë vetëm Kaderin nga vajzat dhe Blerandon nga djemtë.

https://www.instagram.com/gjestt/?hl=en

Drama e re e Big Brother? Gjesti i bën “follow” Kaderit, Xheneta ‘shpërthen’ ndaj saj!

 

U bë virale pa u lansuar, Gjesti zbulon datën e “Veshu ndrequ”

Gjesti, ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj.

Projekti i shumëpritur ka marrë vëmendje të madhe që para lansimit, duke u bërë viral në rrjetet sociale vetëm nga disa fragmente të publikuara në InstaStory dhe TikTok.

Përmes një postimi të fundit, Gjesti ka ndarë disa sekuenca nga videoklipi i këngës, duke ndezur edhe më shumë interesin e publikut. Pamjet tregojnë një atmosferë dinamike, duke lënë të kuptohet se po vjen një super hit veror.

VESHU NDREQU 30/05 🌸🍬🐢🧑🏻‍🎤⛱️

♬ Veshu ndrequ – Gjesti

 

“Veshu Ndrequ” duket se do të jetë një kombinim i energjisë tipike të Gjestit, që rezonon me stilin e tij të njohur. Fansat kanë mbushur rrjetet me komente pozitive dhe mezi presin datën e publikimit. /Prive By Liberta Spahiu