Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit.

Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes dyshes.

Përveç kësaj sonte edhe ish i dashuri i Anës u fut në shtëpi.

 

 

E tërë kjo situatë nxiti reagimin e Anës e cila reagoi ashpër ndaj produksionit.

“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë padijeninë time, ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, tha ajo.

A pranoi Lela të shoh veprimin që ka “trazuar” rrjetin? (VIDEO)

Gongu i rënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kësaj radhe ishte për Lelën

Në ekran asaj iu shfaq pyetja nëse dëshiron të shoh një video në të cilën shfaqet ajo me një veprim që ka bërë xhiron e rrjetit, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë rast, nëse e njëjta pranon ta shoh klipin, çmimit të madh i zbriten 5.000 euro, teksa çmimi total mbet, 165.000 euro.

Për të kuptuar se a pranoi Lela, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

“Real estate nr2”, Fero ironizon Arbenitën, publikon një tjetër foto

Fero ka vazhduar me postime të tensionuara ndaj ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli.

Në një nga postimet e tij në InstaStory, ai shkruan: “Kur ju thoja po ju kursej, më nënvlerësonit. Gjithsesi, ky është fillimi i jo kursimit.” Pas kësaj, ai shkruan “Gabimi më i madh i jetës tënde!” në një postim tjetër, duke bërë një koment ironik.

Më pas, ai ka postuar një video ku thotë se gjithçka që ka thënë deri tani ka për qëllim vajzën e tij dhe se dëshiron vetëm të takohet me të. Pavarësisht kësaj, Fero e ka fjalën edhe për Arbenitën, të cilës refuzon t’ia përmendë emrin, por mesazhi i tij është i qartë. Ai thekson: “Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj shko, rri, ulu, pi, bëj ç’të duash. A bën a s’bën është jeta jote as më intereson. Ama ti të lësh burrin e huaj, atë plakun e flliqur, atë plakun e zi aty të ma kapë vajzën dhe të ma marrë në krahë nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde.”

Ish-reperi postoi një foto të Arbenitës duke kërcyer në një klub nate dhe shkroi “agjenti nr. 2 i pasurive të patundshme”.

Në fund, ai ndau edhe një lutje për organet.

Lus organet kompetente të jeni korrekt në punën tuaj si dhe mos i mbyllni nga padrejtësia që më bëhet. Që shumë ditë e javë e muaj po ju lutem ose në rrjetet sociale ose edhe fizikisht (live), merruni me rastin, merruni me rastin mos më bëni padrejtësi. Organet kompetente merruni me rastin para se nesër të jetë vonë në çfarëdolloj aspekti!

‘Me Hasanin’ – Fero trazon rrjetin, publikon foto të Arbenitës me një burrë në Dubai

Ish reperi Fero, ka trazuar sërish rrjetin me një foto në profilin e tij në Instagram.

Fero ka publikuar një foto, ku shihet ish partnerja e tij Arbenita Ismajli dhe vajza e tij.

Por, me to është edhe një burrë. Sipas kësaj fotografie, ky moment është zënë në Dubai.

“Me të dashurin e ri dhe me vajzën time”, shkruhet në përshkrimin e fotos.

Burimi i përlotur la shtëpinë, momenti që preku të gjithë

Burimi është konkurrenti i radhës që la shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh.

Largimi i tij pos që e përloti Burimi i përloti edhe banorët e tjerë të cilët e përshëndetën në mënyrë të ngrohtë.

Burimi falënderoi banorët veç e veç teksa gjatë daljes banorët e përshëndetën me duartrokitje të mëdha.

 

Driloni paralajmëron: Nëse ndodh edhe njëherë, situata mund të eskalojë (VIDEO)

Driloni ka bërë një paralajmërim, gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë.

Ai ka paralajmëruar se mund të eskalojë situata, në rast se ndodh edhe njëherë një situatë, për të cilën ai nuk e ka sqaruar më shumë, përcjell Klankosova.tv.

“Kam me fol  një gjë njëherë, e nëse ndodh edhe njëherë, dijeni se do të eskalojë situata”, është shprehur ai.

Për të dëgjuar diskutimin e plotë të tij, klikoni videon e mëposhtme:

Alaudin Hamiti feston ditëlindjen sot, ja sa vite mbushi moderatori i BBVK

Moderatori i BBVK, Alaudin Hamiti feston sot ditëlindjen.

Ai ka mbushur plotë 44 pranvera, shkruan IndeksOnline.

Miq, familjarë dhe shumë personazhe të famshëm, e kanë uruar në rrjetet sociale Alaudinin me fjalët më të ëmbla.

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”

Pritjes i erdhi fundi! “Big Brother VIP Albania” është më afër se kurrë! Na ndajnë mungon më pak se 1 muaj nga nisja e edicionit më të ndjekur në Shqipëri.

Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, emra të ndryshëm kanë nisur të qarkullojnë kudo nëpër rrjet teksa përflitet se do të jenë pjesë e edicionit të katërt të “BBV”.

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës është poeti Albi Lushi. Emra të tjerë janë Albërie Hadërgjonaj, Alba Pollozhani, Drilon Hoxha dhe Tiri Gjoci. Megjithatë mbetet për t’u parë dhe për të pritur deri në nisje të programit për të parë personazhet VIP që do të jenë pjesë e shtëpisë.

Noizy “arrestohet” nga policia në koncert, ky ishte reagimi i tij

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është bërë sërish temë e bisedave në vendin e tij, pas një incidenti intriguese gjatë një performancë në Tiranë.

Gjatë një koncerti energjik në një klub të njohur, policët ndërhynë për të “arrestuar” artistin, duke shkaktuar një atmosferë tensioni dhe kurioziteti mes pjesëmarrësve.

Noizy, i cili është shumë popullor për stilet e tij unike dhe për energjinë e tij skenike, ka reaguar në një mënyrë që të gjithë e prisnin – ai nuk u ndal, por vazhdoi të këndojë përpara audiencës së tij.

Duket se kjo ka qenë një improvizim nga vet artisti, ku pas kësaj ka vazhduar përformancë.

Shiko videon:

Tha se e rreh gruaja, Luiz Ejlli ka dy fjalë për Olta Gixharin

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, Olta Gixhari, rrëfehu se nuk ka patur kontakt me Luiz Ejllin. “Është budalla ai, e rreh gruaja”, ishte kjo deklarata e bërë prej saj që shkaktoi shumë zhurmë kudo nëpër rrjet.

Teksa ditën e djeshme Kiara ka zhvilluar një “Ask” në Instagram, ajo është pyetur prej ndjekësve nëse e rreh Luizin, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Mirëpo Kiara nuk është përgjigjur por ia ka lënë Luizit në dorë dhe kjo është përgjigjia e tij: Sot nuk më ka rrah e kam pushim të premteve.