div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-92 category-paged-92 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Motra e Gjestit thyen heshtjen: E vërteta për lajmet mbi Diellzën

Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram lidhur me lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku përmendet emri i saj dhe i ish të dashurës së Gjestit, Djellzës.

Në një story të ndarë, ajo e konsideron situatën “turpëruese” dhe shpreh indinjatën për mënyrën se si emri i saj po përmendet në një histori me të cilën, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin,” – shkruan Blerina, duke bërë të qartë se ajo dhe vajza në fjalë janë bërë viktima të thashethemeve dhe spekulimeve të pabaza.

Ajo gjithashtu shpreh shqetësimin për mënyrën se si në ditët e sotme cenohet privatësia, duke u përdorur imazhi i personave vetëm për vëmendje dhe klikime. Në përfundim të reagimit të saj, Blerina ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që tingëllon si një ironi e hidhur ndaj asaj që po ndodh: “Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?”

  • LEXO EDHE:

Zbulohet Diellza e Gjestit, dyshja janë takuar pas daljes së banorit nga Big Brother VIP Albania

Ky reagim i Blerinës vjen vjen pas lajmeve që shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja pse Blerina nuk tregoi interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.

 

Gerta Gixhari befason me fjalët për Gjestin: Edhe kur provokonte…

Gerta Gixhari ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 dhe komentoi lojën e finalistëve në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjatë bisedës me moderatoren, ajo u pyet se cili nga katër finalistët, sipas saj, kishte bërë lojën më të mirë.

“Gjesti, sepse, pavarësisht se ka luajtur shumë me atë paqëndrueshmërinë, gjithmonë e justifikonte veten duke thënë: ‘Unë po të provokoja, ishte për lojë’. Ai e përdorte këtë si mburojë,” tha Gerta.

Ajo shtoi se, ndonëse e kishte sfiduar shpesh Gjestin për sjelljet e tij brenda shtëpisë, natyra e tij provokuese ishte pjesë organike e mënyrës se si ai zgjodhi të luajë.

 

 

“Edhe kur e bënte për lojë, i shkonte. Kishte raste që nuk e merrje dot seriozisht, por edhe qeshja shumë me të”, shtoi ajo.

Gerta pranoi se marrëdhënia e saj me Gjestin kishte qenë e ndërlikuar: “Ishte një marrëdhënie ‘tërhiq e mos e këput’. Kishim dëshirë të qëndronim bashkë, por shpesh nuk më pëlqenin situatat që ai krijonte”.

Në fund, ajo theksoi rëndësinë e balancës mes sinqeritetit dhe humorit në përvojën e saj me Gjestin, duke përmbyllur me fjalë pozitive për raportin e tyre në shtëpi.

Nora Istrefi ndahet nga i dashuri? Ja detaji që ngriti dyshimet

Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj. Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah, e që nuk ndodhi.

Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora kishte preferuar të mos fliste për ndonjë histori të re, të paktën deri para pak muajsh. Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje. Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë, transmeton Insajderi.

Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private. Ndonëse prej shumë vitesh e ndarë nga Robert Berisha, lidhja e tyre edhe pas divorcit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Moderatori i njohur, Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare në vitin 2019. Dyshja kanë qenë bashkë për 14 vite, teksa nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee. Roberti ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. I pyetur ai tha se e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë mike Norën.

“Po, e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”, u shpreh Roberti. Pavarësisht se tregoi për marrëdhënien e mirë që ka me ish-bashkëshorten, ai foli edhe për vajzën e tyre, teksa tha se tiparet më të bukura i ka marrë nga e ëma.

“Renee sa ishte e vogël më ngjante mua më shumë, ndërsa tani jam shumë i lumtur se i ngjan më shumë Norës. Tiparet më të bukura i ka marrë nga mami. Është energjike si unë, por mendoj se më shumë i ngjan Norës, sytë dhe do bëhet gocë e gjatë. Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”,- tha Roberti./Panorama

Shkurte Gashi në zi, humb personin e afërt

Sot është një ditë e kobshme për familjen e këngëtares Shkurte Gashi.

Nga jeta është ndarë halla e saj.

Këngëtarja ndau lajmin e dhimbshëm përmes një postimi në Instagram, ku ndau fjalët lamtumirëse për hallën e saj.

‘Qofsh banore e xhennetit halla jem. U prehsh në paqe. Do të na mungosh pafund, por lutjet tona do të jenë gjithmonë me ty”, shkroi Shkurta në postimin e saj.

 

Zbulohet Diellza e Gjestit, dyshja janë takuar pas daljes së banorit nga Big Brother VIP Albania

Në emisionin Kosova Today është diskutuar emri i Diellzës, e cila është përmendur shpesh nga banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti.

Sipas diskutimit në studio, Diellza ka qenë në një lidhje pesëvjeçare me Gjestin dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij, veçanërisht në kohët e vështira financiare.

Gjesti ka treguar se ajo jo vetëm e ka ndihmuar atë, por edhe miqtë e tij.

Gazetari në studio zbuloi se së fundmi Gjesti dhe Diellza janë takuar dhe ai i ka dhuruar një zinxhir si simbol.

Po ashtu, ai shtoi se motra e Gjestit, Blerina, është shoqe e ngushtë me Diellzën, me të cilën kanë punuar për më shumë se dy vjet në një qendër tregtare në Prishtinë.

Sipas gazetarit, kjo mund të jetë arsyeja pse Blerina nuk tregon interes për Eglin dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale.

Gjithashtu, u përmend se Diellza është larguar nga rrjetet sociale pasi Gjesti fitoi famë dhe është zhvendosur në Gjermani, ku ka familjarë.

Gazetari solli një detaj interesant nga vizita e Blerinës në Big Brother ku kishte thënë: “Kam qenë në Gjermani veç për ty”, që sipas gazetarit mund të jetë një sinjal që marrëdhënia me Diellzën mund të rifillojë pas daljes së Gjestit.

Në fund ai u shpreh se lidhja mes Gjesti dhe Egli mund të jetë thjesht një strategji marketingu

Kurti sërish nuk flet për gazetarë, fëmijët në Studime të Vushtrrisë thërrasin emrin e Hashim Thaçit

Albin Kurti është hidhëruar keq me gazetarët!

Ai as në Studime të Vushtrrisë nuk ka pranuar të komentojë për situatën politike e raportin e indeksit të mediave.

Në këtë fshat ku u përkujtua masakra e kryer nga Serbia, Kurti u largua nën thirrjet “Hashim Thaçi, Hashim Thaçi”.

Momenti:

Egli thumbon Gjestin në postimin e fundit – Ky postim ndez rrjetin

Pas daljes nga BBVA, Egli dhe Gjesti kanë vazhduar jetët e tyre.

Ditët e fundit në media u përfol se dyshja nuk janë më bashkë.

Sot Egli ka publikuar një fotografi, ku e ka shoqëruar me këngën e Unikkatilit ”Kanuni i Dukagjini”, duke i hedhur kunja ish të dashurit të saj, Gjestit, shkruan IndeksOnline.

Gjesti është nga Dukagjini, dhe në pjesën e këngës që e ka vendosur Egli dëgjohet ”Çdo njeri ka zemër, por rallë ndokush e përdor atë”.

Gjatë qëndrimit të tyre në BBVA4, ish-banorja shpesh i thoshte fituesit të këtij edicioni se nuk ka zemër dhe ndjenja, si duket edhe jashtë njësoi po mendon.

Postimi:

 

‘Përputhen’ ‘kthehet’ në ring boksi për vajzat – shikoni momentin kur shpërthen sherri!

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në emisionin ”Përputhen”.

Gjatë një debati në studio, dy konkurentet Ketrina dhe Emi, janë përplasur fizikisht, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij veprimi të gocave, moderatorja Megi Pojani është detyruar të ndërpresë emisionin.

Video:

 

Pas skandalit, Jozi sërish vjen me një mesazh për Gjestin

Pas një kohe, Jozefin Marku ‘është bërë i gjallë’ me postime në llogarinë e tij në Instagram.

Me anë të një video në Instastory, ai ka zgjedhur ta përqojë një mesazh duke përdorur një këngë të reperit të njohur shqiptar, Unikkatil.

Në story-n e shpërndarë, Jozi ka ndarë vargjet e këngës “Caku i arritun”, duke lënë të nënkuptohet mesazhin që ai nuk do të ndalet, e as të harrohet si disa me kohë.

“Unë su nala dost ja për cka vazhdova, du me lan ni shenjë qe yje ekzistova, jo si shumica që harrohen me kohë,” ishte një pjesë e këngës së ndarë nga Jozi.

Ky mesazh i Jozit ka marrrë vëmendjen e mënjehershme, dhe është nënkuptuar nga ndjekësit si thumb i drejtëpërdrejtë ndaj Gjestit.

Ish-banorja e “Big Brother Albania” dhunon vajzën e mitur në një market

Disa pamje shqetësuese janë bërë publike në media, ku protagoniste ka qenë ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, e cila tashmë është kthyer në një personazh TikTok-u.

Në një video të publikuar nga JOQ, Genta shfaqet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije të mitur në një ambient publik, konkretisht në një market.

Sipas denoncuesve, vajza e vogël që shfaqet në video është e bija e partnerit të Genta Gjalpit.

Ish-banorja e “Big Brother”, shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.

Ngjarja ka ndodhur në një supermarket në një kompleks në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku banon edhe vetë Genta me partnerin e saj prej më shumë se 1 viti.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.