Ditën e djeshme, Diana është larguar nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Mirëpo, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë reagim nga rrjetet sociale të saj.
Duke e përcjellë profilin e saj, shohim që e njëjta ka publikuar një “story” të cilën e fshiu menjëherë.
Nuk dihet se çka ka postuar por sigurisht pritet të dalë me ndonjë sqarim sa i përket largimit të saj nga ky reality-show si dhe lidhjes së bujshme me Arionin.
Një diskutim live mes dy yjeve të Big Brother VIP Kosova, patën rastin ta ndjekin përdoruesit e Tik Tokut sonte dhe jo vetëm.
Qe Sara dhe Driloni të cilët i bënë pyetje njëri-tjetrit, në kuadër të një sfide nga Vëllai i Madh.
Driloni madje pasoi me një pyetje pikante për të, që të zgjidhte mes tij apo Edit.
”Me ty kam ca gjëra të përbashkëta. Kurse personin tjetër që ti përmende [Edi], unë nuk është se e njoh dhe nuk besoj që kam aq shumë gjëra të përbashkëta”, shprehej Sara.
Mirëpo pas insistimit të Drilonit, bazuar në gjithë këtë vlerësim, përfundimisht banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Sara, pati një përgjigje konkrete.
Ajo ia pranoi Drilonit, se është ai që i pëlqen më shumë sesa Edi.
Këngëtari shqiptar Luiz Ejlli ka dhënë një paralajmërim përmes rrjetit social “Instagram”.
Për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën një 14-vjeçar, ne emër të tij dhe të stafit SBS Musicent ai tregoi që kënga që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për ditën e shtunë.
“Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni… por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”, shkroi artisti.
Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Anisa kanë diskutuar për rutinën e tyre jashtë shtëpisë.
Vullneti po i tregonte Anisës, për jetën që bën jashtë dhe si i shkon një ditë e tij normale, transmeton Klankosova.tv.
Më shume pyetje nga Anisa, Vullneti nuk hezitoi të flas për jetën jashtë Big-ut.
“Kam psikolog, dhe shkoj çdo fundjavë. Aty shprehem edhe për shkak nga presioni që më vjen, shumicën prej tyre smund ti flas me askënd përveç psikologut, psh nëse dikush më kërcënon”, u shpreh Vullneti.
Tutje, dyshja diskutuan edhe për dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë, teksa Vullneti tregoi edhe pse u fut brenda Big-ut.
“Kam një projekt gati për një emision lidhet me fushatën zgjedhore”, tha ai.
Për më shumë detaje nga biseda e dyshes, klikoni videon në linkun më poshtë.
Për më shumë detaje nga biseda e dyshes, klikoni videon në linkun më poshtë.
Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se bileta e fatit të Xhenetës u ndërrua gjatë spektaklit të së hënës.
Pamjet e publikuara për herë të parë vërtetojnë se bileta e fatit të Xhenetës nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë spektaklit të së hënës, kur ajo u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova” pas një përballje direkte me Drenushën në televotim./Arbresh.info
Mbrëmjen e së hënës, spektakli i Big Brother VIP Kosova solli një moment emocional dhe të papritur për Dianën.
Ajo u surprizua nga motra e saj, e cila i dha lajmin se babai i tyre është shumë i sëmurë dhe ndodhet në spital.
Në një situatë të ngarkuar emocionalisht, motra i kërkoi Dianës të linte lojën dhe të kthehej pranë familjes.
Megjithatë, Diana vendosi të vazhdojë garën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një detaj i pazakontë: motra e saj ia shkroi diçka në një faculetë dhe i pëshpëriti diçka në vesh.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke ndezur spekulime mes shikuesve.
Disa komentues pretendojnë se mesazhi i shkruar ishte për t’i treguar Dianës se ajo tashmë është bërë virale në spektakël, ndërsa të tjerë mendojnë se motra e saj i kishe përpëshitur në vesh në norvegjisht, duke i thënë se e urrejnë Arionin.
Videoja ka marrë reagime të shumta, duke e kthyer këtë moment në një nga më të diskutuarit e këtij edicioni.