Këto janë arsyet që çuan në përjashtimin e Rezit dhe Besfortit (VIDEO)

Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ata nuk do ta vazhdojnë garën në shtëpinë më të madhe në vend, për shkak të thyerjes së rregullave.

Është përgatitur një klip i veçantë me momentet e të dyve ku nuk përdorën fjalor adekuat.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

Zarfi i zi: Këta dy banorë përjashtohen nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Vëllai i Madh ka përjashtuar nga gara Besfortin dhe Rezartin pas një shkeljeje të rëndë të rregullave të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Ky vendim është marrë nga produksioni, i cili ka njoftuar se sjellja e tyre ka shkelur kodin e etikës së programit, transmeton klankosova.tv.

Kjo ngjarje është një kujtesë për banorët e tjerë që të jenë të kujdesshëm ndaj rregullave të lojës dhe që të respektojnë kufijtë e përcaktuar nga produksioni.

“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ Atillën, ndërpritet nga Alaudini

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit e ka lënë para dy ditësh shtëpinë e BBVK.

BBVK, në fillim dolën me qëndrim ku thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë.

Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi Milaim Zeka gjatë bisedës nuk e la pa ia përmendur Atillës tëkaluarën në Suedi.

“Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol”, tha ai.

Ai ka pretenduar se Atilla atje ishe në burg.

Ndërkaq, Alaudini e pengoi që të mos flas tutje.

 

Deklarata e Drenushës, pas largimit të Atillës – Këto janë fjalët që tha!

Hyrja e Atillës në Big Brother Vip Kosova 3, bëri jehonë dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e opinionit.

Megjithatë, pas daljes, Drenusha i uroi suksese Atillës, duke thënë se në fund ai është babai i fëmijëve të saj.

Tutje, ajo uroi që jasht të mos jetë keqpërdorur rasti i saj.

“Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar”, tha Drenusha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Atilla flet pas largimit nga Big Brother Vip Kosova

Atilla Kardesh ka folur për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës.

“Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla.

“Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagonist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet”.

“Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”.

Kush pritet të dal sonte nga shtëpia e Big Brother

Driloni e ka pyetur Rezartin se kush mendon që mund të dalë sonte jashtë shtëpisë nëse nuk del ai.

Rezi u shpreh se mendon që del Xheneta, transmeton klankosova.tv.

Për të parë më shumë, ndiqeni videon në vijim:

E merr një mesazh nga fëmijët, përlotet Drenusha

Drenusha ka marrë një surprizë shumë të bukur brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Përmes dronit, dy fëmijët e saj e gëzuan jashtë mase, Denushën.

“Forca, Ynwa dhe Zaki të dojnë shumë”, ishte mesazhi që përloti Drenushën.

Për të parë më shumë, ndiqeni videon në vijim:

Bay T i dërgon dhuratë Drilonit, ka një mesazh të veçantë

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Bay T ia ka dërguar një dhuratë Drilonit.

Ajo ia dërgoi një xhemper e në të shkruhej mesazh i fuqishëm.

“Drilo, Bay T po thotë mos u mërzit”, shkruhet në të.

E për të parë reagimin e Drilonit kur e pranoi këtë dhuratë, shihni videon e mëposhtme:

 

Sonte “digjet loja” në Big Brother, largohen dy banorë!

Sonte është “Prime” i Big Brother Kosova. Nata e sotme pritet të kalojë me shumë befasi.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy banorë do të largohen sot nga loja për shkak të shkeljes së rregullave.

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet, pikërisht për këtë arsye.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditura sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha bën veprimin e papritur me vajzën e saj

Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe reperit Ledri Vula, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Vajza e çiftit, Poem Blu, është fotografuar duke mbajtur një bexh ku figuron emri dhe mbiemri “Poi Hoxha”, i cili nuk përmban mbiemrin “Vula” të babait të saj.

Ky ndryshim ka habitur shumë ndjekës, të cilët janë befasuar nga fakti që mbiemri i vajzës ka ndryshuar pas ndarjes së prindërve, shkruan Gazeta Imazhi.


Ky veprim ka ngjallur shumë pyetje në lidhje me arsyet pas këtij vendimi. A është kjo një zgjedhje e Sarës për të theksuar pavarësinë e saj dhe të vajzës, pas ndarjes me Ledrin? Apo ka ndonjë simbolikë tjetër që lidhet me këtë ndryshim? Disa e shohin këtë si një mënyrë për të marrë kontrollin mbi identitetin e vajzës së saj, ndërsa të tjerë mendojnë se ky mund të jetë një mesazh për ndryshimet që ka sjellë ky cikël i ri i jetës së saj.

Pavarësisht spekulimeve, vendimi ka krijuar një valë diskutimesh. Fansat janë kuriozë të dinë më shumë rreth këtyre detajeve personale, të cilat duket se janë bërë pjesë e një historiku më të gjerë që përfshin marrëdhënien e saj me Ledrin dhe jetën pas ndarjes./ Gazeta Imazhi/