div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-98 category-paged-98 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Egla Ceno ka dy fjalë për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”

Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.

“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edha ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Më tej, vijoi duke thënë:

“Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.

Egla Ceno flet për Gjestin: “Fytyrën nuk ta jep shkolla, por

Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.

Vetëm dy ditë pas fitores Gjestit i ndryshon jeta, merr lajmin e madh që do ta ëndërronte gjithkush

Gjesti, artisti nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Kosova, do të performojë në stadiumin “Air Albania” në të njëjtën ditë me ndeshjen historike Shqipëri–Serbi për kualifikueset e Botërorit 2026

Një nga emrat më të përfolur të showbiz-it shqiptar dhe skenës së repit në trojet shqiptare, Gjesti – artisti karizmatik nga Peja dhe njëkohësisht fituesi i sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova – ka bërë të ditur se do të mbajë një performancë madhështore në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë, më datë 7 qershor 2025, pikërisht në ditën kur kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë, në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Kjo ngjarje e shumëpritur pritet të jetë një ndër kulmet artistike dhe sportive të vitit, duke bashkuar në mënyrë simbolike energjinë e muzikës moderne urbane me emocionet e zjarrta të futbollit kombëtar.

 

Njoftimi për këtë performancë u bë publik nga vetë Gjesti, në një paraqitje të tij të parë pas fitores në Big Brother VIP Albania, ku emocionet dhe entuziazmi i tij nuk kishin të ndalur.

Gjesti gjithashtu bëri thirrje të drejtpërdrejtë për fansat e tij që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për një koncert, por për një përjetim të vërtetë, një bashkim emocionesh të fuqishme mes artit dhe patriotizmit.

Gjesti e Egli të pandashëm, publikohet edhe një video tjetër e tyre

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë organizuar një party, ku bashkë me ta janë edhe stafi realizues i formatit të famshëm televiziv.

Egli Tako ka shpërndarë një ‘Insta Story’ në Instagramin e saj, ku është parë edhe Gjesti.

Ata janë parë të afërt me njëri-tjetrin në ndejën e pjesëmarrësve të BBVA4.

Gjesti reagon pas fitimit të BBVA: Jam tu u ndi…

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Gjesti pak minuta më parë ka bërë reagimin e parë përmes rrjeteve sociale.

“Po dal prej ni eksperience qe s’kom me harru kurre! S’e kom dite qe jashte atyne mureve ka me m’prit kaq shume dashni. Jom tu u ndi shume i bekum! Falemnderit per krejt mesazhet, dashnine dhe përkrahjen qe ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë qe jom shume mirënjohes edhe ju du pafund.! Gati per patitullin e ri.”, ka shkruar Gjesti ,transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Gjesti po vazhdon romancën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ai dhe Egli nuk po ndahen nga njëri- tjetri.

Gjesti reagon për herë të parë si fitues i BBVA4

Gjesti ka triumfuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke u shpallur fitues i këtij sezoni dhe rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional.

Gjesti menjëherë pas marrjes së çmimit ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram.

Përmes një videoje ai ka falenderuar të gjithë përkrahësit.

”Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju … Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!” ka shkruar ai.

Pas fitores, Gjestit i ndodh e papritura/FOTO

Fitorja në “Big Brother VIP Albania 4” nuk i solli vetëm çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Gjestit, por edhe një shpërthim të vërtetë në rrjetet sociale.

Vetëm pak minuta pas shpalljes si fitues, profili i tij në Instagram njohu një rritje të menjëhershme të ndjekësve.

Nga 544 mijë që kishte më herët, numri u rrit me shpejtësi, duke arritur në afro 552 mijë ndjekës.

Ky reagim i menjëhershëm nga publiku tregon për ndikimin e madh që ka pasur ai gjatë qëndrimit në shtëpi dhe mbështetjen e madhe që ka fituar nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit

Zbulohet mënyra unike se si do të shpallet fituesi i ‘BBVA’

Edhe shumë pak momente na ndajnë nga shpallja e fituesit të Big Brother VIP Albania, ku në dyshën e fundit, sipas të gjitha sondazheve, mund të jenë Gjesti dhe Rozana.

Në një video live në Instagram mes ish-fituesit të Big Brother 6, Anaid Kaloti, Tea Dupi dhe ish-banorit të Big Brother VIP 4, Indritit, Anaidi tregoi se shpallja e fituesit do të bëhet në një mënyrë që nuk e kemi parë më parë, ku dyshja e fundit do të hipin në dy ashensorë dhe do të tregohen se cili është fituesi.

Kjo mënyrë e shpalljes së fituesit rikthehet pas më shumë se 14 vitesh, ku në të njëjtën mënyrë është shpallur fituese Ermela Mezuraj në Big Brother 4.

Xheneta nuk mund ta frenoj xhelozinë? Në natën finale bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale.

Sot në natën finale të ish të dashurit të saj Gjestit, publikon nje thumb direkt për të dhe Eglin.

Së bashku me Brikendën ata publikuan një instastory duke thënë:‘Ma çift jena na se do do qe e kane natën e fundit sonte’

A po kërkon Xheneta vëmendjen e rrjetit?

 

Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania.

Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik.

Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë. Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt. Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.

“Këta dy banorë do të shkojnë kokë më kokë për çmimin e madh”

Amber, ish-banorja e BBVA4 ka mbërritur në ambientet ku pas pak pritet të fillojë finalja e madh.

E njëjta është shpehur se beson që Rozana dhe Gjesti do të shkojnë kokë më kokë për çmimin e madh.

“Me të dy personat që unë mendoj që do të dalin kokë më kokë [Gjesti dhe Rozana] mendoj që do të fitojë Rozana Radi, por me klikimet, si pesoni më i klikuar që është Gjesti, duhet ta marri Gjesti për mednimin tim”, u shpreh ajo.