Su Burcu Yazgı Coskun është aktorja e njohur turke e cila ka interpretuar rolin e Asiye-s në serialin “Për familjen time”. Gjatë një interviste televizive, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani zbuloi se aktorja ka origjinë shqiptare.
Dumani tregoi se aktorja ia kishte thënë vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.
“E kam takuar së fundmi. Kur i thashë që jam nga Shqipëria, tha ‘edhe unë jam shqiptare’. Dhe pastaj i thashë “si ka mundësi”, “po, nëna ime është shqiptare dhe është nga Prishtina”, më tha. Është kontakti i drejtpërdrejtë, që unë kuptova se Su Burcu është shqiptare. Ajo mori famë nga seriali “Për familjen time”. Tani ka nisur një serial të ri që shpresoj të ecë mirë dhe besoj se do të shfaqet edhe në Televizionin Klan vitin e ardhshëm”, -tha Dumani.
Albert Dumani zbuloi edhe disa detaje nga eksperiencat e tij në shesh-xhirimet e serialeve turke. Ndër rastet kur ka mbetur i mrekulluar ishin xhirimet e serialit “Osmani” dhe “Doktori i mrekullive”, skenat e të cilit janë xhiruar në një spital real.
Organizata, QIKA i ka dërguar letër kompanisë të Big Brother që i kërkohet heqja e licencës televizionit Klan Kosova për mbajtjen e këtij ‘show-i televiziv’, raporton Sinjali. Ky reagimi dhe kjo kërkesë e QIKA vjen pasi shtëpia më e famshme në Kosovë pranoi në një format televiziv, Atilla Kardash ish-burrin e Drenusha Latifit që dyshohet se është personi i denoncuar nga vet këngëtarja për dhunë në familje.
Largimin nga shtëpia e Big Brother të Kardish e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë.
Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës, dhe kërkohej që ai të largohej menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.
Kështu, Atilla dje la shtëpinë me arsyetimin se po largohet për t’iu treguar vajzave të tij se ai dhe Drenusha janë mirë dhe nuk kanë telashe.
Në momentet e fundit të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.
Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.
Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.
Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.
Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit. Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.
Banorët e shtëpisë më të vëzhguar e më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3 u mblodhën në dhomën e ditës – por jo për ndonjë njoftim a sfidë nga ‘Vëllai i Madh’.
Bashkë i bëri largimi vullnetar i Atilla Kardesh i cili u bë banori më i ri i shtëpisë gjatë spektaklit ‘Prime’ të premten që shkoi.
Hyrja e tij në shtëpi e jashtë saj u diskutua jo pak, meqenëse dikur ishte i martuar me njërën nga banoret e edicionit të sivjetshëm të BBVK 3, Drenusha Latifin.
Atilla pati fjalët e zgjedhura për banorët e specifikisht për ish-bashkëshorten e tij, Drenushën, duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet eventuale apo edhe urrejtja mes tyre të futën nën “dhe”, duke shikuar të ardhmen për fëmijët e tyre.
“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i shpjegu gjërat apo me ju shti me mendu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini unë e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija, nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu, pasi dy fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.
“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.
‘Vëllai i Madh’ dha komandën për t’i ngrirë banorët teksa të njëjtit nuk duhej të reagonin në asnjë mënyrë – Atilla megjithatë përshëndeti dorë më dorë banorët teksa ish-gruaja e tij, Drenusha, nuk i dha dorën atij.
Tutje, Atilla pati një mesazh edhe për Rezin teksa i njëjti është shumë i afërt me Drenushën.
“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, u shpreh Atilla në drejtim të aktorit nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.
Së fundmi, Atilla la një mesazh për dy fëmijët e tij duke u largua nga shtëpia duke kënduar.
‘Ynwa dhe Zak ju kam premtuar që do hy mrena dhe do t’ju bëjë krenarë dhe që unë e mami (Drenusha) jemi krejt në rregull për këtë punë. Ju dua shumë dhe ju donë mami shumë”, ishin fjalët e fundit të Atillës para largimit nga dera e kuqe e shtëpisë.
Për të gjitha këto e më shumë klikoni videon në linkun më poshtë.