Ranglistja e re nga FIFA, Kosova ngjitet për…

Është publikuar ranglista e re nga FIFA.

Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.

“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.

Skuadra e Frano Foda, humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4.

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.

“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të.

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë.

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.

Dikur aktor, tani ndër futbollistët më premtues në Evropë

Orik Morina, një ndër futbollistët më premtues shqiptar në Francë, ishte i ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

Ai, në këtë emision bëri një rrëfim për udhëtimin e tij nga aktrimi në kohën kur ishte i vogël, largimin nga Kosova në moshën 16 vjeçare për të ndjekur pasionin e tij për futbollin në Francë.

Kliko këtu për intervistën!

 

Liga e Kampionëve konfirmon një ndryshim të madh një ditë para nisjes së garës nën formatin e ri

Liga e Kampionëve ka konfirmuar një tjetër ndryshim të madh mbi atë se si do ta përcjellim këtë garë duke marrë parasysh formatin e ri të saj që do të nis që nga dita e nesërme (e martë).

Për herë të parë që prej se kjo garë u prezantua në botën e futbollit, do t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në strukturën e saj me fazën e grupeve tradicionale që tashmë ka ndryshuar.

Sipas formatit të ri, do të ketë një rritje të skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36, me këto ekipe që do të luajnë nga tetë ndeshje secila si pjesë e një grupi të përgjithshëm.

Në fund të fazës së grupeve, tetë ekipet e para do të kualifikohen automatikisht në mesin e 16 më të mirave, ndërsa ekipet e renditura nga pozita e nëntë deri në të 24-tën do të luajnë në play-off.

Çdo ekip i renditur pas pozitës së 24-të do të eliminohet nga kjo garë dhe në krahasim me vitet paraprake, ato nuk do të jenë në gjendje që të konkurrojnë në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, nuk është vetëm formati ndryshimi i vetëm që është bërë, pasi edhe himni tradicional ka ndryshuar si pjesë e një transmetuesi të ri që i jep garës një pamje krejtësisht tjetër.

Pjesë e klipit të këtij himni janë edhe yjet e Ligës Premier siç janë Erling Haaland dhe Bukayo Saka, ndërsa nuk mungojnë as emra si Harry Kane dhe Vinicius Jr.

Megjithatë, pavarësisht thënies ‘nëse nuk është i prishur, mos e rregulloni’, UEFA ka vendosur ta ndryshojë himnin për sezonin e ardhshëm.

I jashtëzakonshëm edhe Roberto Bakaj, boksieri shqiptar fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center.

Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi Jongo, shkruan Indeksonline

30-vjeçari u tregua dominant gjatë tre raundeve të para, kurse gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.

Kujtojmë që fitore në këtë event boksi arriti edhe Amarildo Bakaj.

Roberto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 13 meçe dhe i ka të gjitha fitore me nokaut.

Bakaj fiton me nokaut, boksieri shqiptar vazhdon me formë fantastike

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist.

25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Maëuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center.

Bakaj fitoi me nokaut në raundin e katërt duke treguar formën e tij fantastike në sportin e boksit.

Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.

Kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, feston sot ditëlindjen me pesë medalje olimpike, ja sa vite mbushi

Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen e 53-të.

Kuka është një trajner ikonë për shtetin e Kosovës, i cili i solli pesë medalje olimpike vendit tonë së bashku me xhudistet kosovare, shkruan Gazeta Express.

Ai ka një vlerë të veçantë në suksesin e xhudisteve ku nuk u ndal së punuari me to deri në arritjen e qëllimeve.

Kuka ka 3 medalje të arta olimpike, një të argjendtë dhe një të bronztë në karrierën e tij si trajner.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të vazhdoj edhe më tutje punën për atdhe.

“Ditëlindjen sivjet po e festoj me 5 medalje Olimpike në ekipin tonë. Do vazhdojmë tutje, me punë e përkushtim për atdhe”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se përveç medaljeve olimpike ai ka udhëhequr xhudistët kosovar edhe në Kampionate Botërore, Evropiane e Grand Slam të ndryshëm ku suksese nuk kanë munguar.

Muric pas përjashtimit: Unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem

Gardiani i Kosovës, Aro Muric së bashku me dy bashkëlojtarët e tij tek Kosova, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, kanë qenë tema kryesore e kësaj jave në vendin tonë.

Të tre futbollsitët janë përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për arsye se kishin thyer rregullat e përzgjedhësit Foda, shkruan Gazeta Express.

Ata u përjashtuan një ditë para ndeshjes me Qipron.

Sa i përket këtij përjashtimi, portieri dardan gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për Telegrafin.

Përkundër që nuk ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Qipros, ai ishte i lumtur pas fitores së shtetit dardan.

“Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

Më tej, ish-portieri i Manchester Cityt tregoi se çfarë ndodhi në ditën kritike për ta.

“Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric, për Telegrafin.

Gjatë ditës së sotme, trajneri i Aros tek Ipswich Town, i ka dal në mbrojtje portierit, teksa portieri foli edhe për këtë ngjarje.

“Pa marrë parasysh gjithçkaje, më mirëpritën sikur nuk jam larguar në asnjë moment. Shumë pozitive ishte pritja në klub”, vazhdoi tutje Aro.

Muric ka treguar se pa marr parasysh përjashtimit të tij ai do të jetë i gatshëm çdoherë të vij të përfaqësoj kombëtaren e Kosovës.

“Jam pjesë e Kosovës që gjashtë vite dhe do të jem gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merret në të ardhmen, unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem. Luaj për tifozët që po na mbështesin dhe për atë që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”.

“Jam shumë mirënjohës për këto gjashtë vite, kështu që asnjë marrëdhënie me trajnerët apo ndonjë në federatë nuk do të më bëjë të mendoj ndryshe. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë, unë do të jem gjithmonë aty për Kosovën sa herë të kërkohet ndihma ime”, tha Aro Muric.

Ndërsa për fund, ai foli për objekitvat e tij që ka për të ardhmen, teksa tha se kualifikimi i Kosovës për një event të madh është vetëm çështje kohe.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, jo sot, por deri në ditën e fundit do të luftojmë. Do të vijë dita që do të kualifikohemi dhe kjo është vetëm çështje kohe. Nëse nuk do ta besonim një gjë të tillë nuk do të luanim, por besojmë dhe do të luftojmë”, potencoi portieri i Ipswich Town.

Kujtojmë se ai këtë verë u transferua tek Ipswichi nga Burnley, pas ish-skuadra e tij u eliminua në Championship.

Mbyllet sërish stadiumi “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të mbyllet për 25 ditët e ardhshme, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten.

FFK-ja, ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në stadium nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje e as seanca stërvitore për shkak se fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

Ky vendim është marrë pasi kreu i FFK-së, Agim Ademi e ministri I MKRS-së, Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

“Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj”, ka shkruar FFK-ja.

Kështu që, aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhhës të Kombëtares së Kosovës, që e luan më 15 tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” së fundmi është hapur pas renovimit të fushës që ka kushtuar hiq më pak se 1.3 milionë euro. Përkundër këtij investimi, ka pasur ankesa se fusha është shumë e fortë dhe e papërshtatshme për lojë.

Armando Broja festoi ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja sot ka ditëlindjen.

Ai ka mbushur plotë 23 vite jetë.

Teksa kombëtarja po zhvillon ndeshjen kundër Gjeorgjisë, sulmuesi i Evertonit ka treguar dhuratën që dëshiron.

‘’Kam ditëlindjen sot, dua një dhuratë të bukur, fitoren. Ky stadium është shpirti im’’ ka thënë ai.

Përjashtimi nga kombëtarja e Kosovës, Muslija thyen heshtjen

Florent Muslija ka pranuar se ka shkelur rregullat e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Muslija është njëri prej tre lojtarëve që të dielën u larguan nga grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës. Franco Foda për ndeshjen e së hënës ndaj Qipros nuk llogariti as në Edon Zhegrovën e Aro Muriqin.

Muslija nuk luajti as ndaj Rumanisë dhe tani ka pranuar gabimin e bërë gjatë grumbullimit.

“Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes me Qipron, kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në klub – por për të shkuar për darkë. Thjesht me dalë jashtë pak”.

“Padyshim nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje, te trajneri dhe sigurisht edhe te bashkëlojtarët e mi. Diçka e tillë nuk duhej të ndodhte. Dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, ka shkruar lojtari ofanziv.