UEFA me vendim të papritur për ndeshjën serbi-Shqipëri

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Befasi e madhe, Jurgen Klopp pritet të bëhet trajner i klubit që nuk e ka pritur askush

Një lajm i bujshëm vjen nga Portugalia, ku mediat e atjeshme bëjnë me dije se Jurgen Klop, është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Benfikës. Megjithatë, kjo do të ndodhë pasi të skadojë kontrata e trajnerit aktual Bruno Lazh, gjithmonë sipas raportimeve portugeze.

Kujtojmë që Klop u largua nga Liverpuli në verën e vitit 2024 për të marrë një pozicion si drejtues global i futbollit te “Red Bull”, ku punon me Leipcig, Salsburg dhe Nju Jork Red Bulls. Pavarësisht pushimit të tij nga roli i trajnerit, gjermani mbetet një nga emrat më të kërkuar në futbollin botëror.

Kandidati presidencial i Benfikës, Kristobal Karvalho, ka deklaruar publikisht se nëse fiton zgjedhjet, do ta sjellë Klop në Lisbonë.

Ndeshja me Shqipërinë, serbia marrin këtë vendim

Ekipi serb i futbollit pësoi një humbje të rëndë në kualifikueset për Kupën e Botës, duke humbur në shtëpi kundër Anglisë me rezultatin turpërues 5:0.

Tashmë ata do të përballen me Shqipërinë në një ndeshje vendimtare në garën për vendin e dytë që rrjedhimisht sjell edhe kualifikimin për në finalet e Botërorit.

Ndeshja do të luhet pas një muaji dhe fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë. Megjithatë, Federata e Futbollit të Serbisë thotë se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të vendndodhjes, në mënyrë që ekipi vendas të zhvendoset në stadiumin e Leskovcit, raporton TCH.

“Tani tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në playoff për Kupën e Botës“, – tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko, për Tanjug.

Ai shton gjithashtu se dëshira e Federatës Serbe të Futbollit është që dueli me Shqipërinë të zhvillohet në Leskovc. “Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc” – theksoi Radujko.

Stadiumi i Leskovacit i quajtur “Doçica” ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku është përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Megjithatë ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritja e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar huliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.

Momenti kur Osmani dhe Kurti përqafohen pas golit të parë të Kosovës ndaj Suedisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë të pranishëm në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Kosova po fiton 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”, me golat e Rexhbeçajt dhe Muriqit.

Te goli i parë i Rexhbeçajt, Presidentja Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Kurti u panë duke festuar së bashku, madje duke u përqafuar.

Reagon ashpër babai i Xhakës: O ju të mjerë, a prisnit që Graniti t’ua falte lojën a?

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra ndaj paraqitjes së Xhakës për ndeshjen me Kosovës.

Ragipi ka qenë me plot kritika për ata që thonin se Graniti dha maksimimun në ndeshjen ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë:

“Reagim ndaj shpifjeve e fyerjeve ndaj familjes Xhaka – veçanërisht ndaj Granitit

Edhe pse zakonisht nuk ndërhyj në komente apo polemika që nuk më përkasin drejtpërdrejt, këtë herë ndjej detyrë morale të reagoj. I drejtohem të gjithëve atyre që shkruajnë e flasin në mënyrë të ulët ndaj vëllezërve Xhaka – e në veçanti ndaj Granitit.

O ju të mjerë, të verbër në zemër dhe në mendje – kur tentoni ta njollosni Granitin, në fakt po e njollosni veten tuaj. Kur e shani, po e tregoni vetëm ligësinë, zilia dhe neverinë që keni brenda vetes.

Pse, prisnit që Graniti t’jua falte lojën? Pse nuk e doni suksesin e dikujt që ka ngritur flamurin kuqezi me krenari, që ka mbrojtur nderin e shqiptarëve në fushën e gjelbër dhe në çdo dalje publike?
A harruat se Serbia ishte ajo që na vrau, na dhunoi dhe na dëboi nga trojet tona – dhe sot, në vend që të sulmoni ata që na nderojnë, po sulmoni një shqiptar që kurrë nuk e mohoi prejardhjen e tij?
A harruat se kur Taulanti, me shokë, dilte ballë për ballë me tifozët serbë në Beograd për të mbrojtur flamurin kombëtar, ju ishit krenarë?

A harruat se Graniti ngriti shqiponjën në zemër të Rusisë, në një botëror ku gjithë bota po e shihte?
A harruat se sa herë e ka ngritur zërin për Kosovën, për Shqipërinë, për nënat shqiptare dhe për të drejtën tonë për ekzistencë?

Vëllezërit Xhaka – dhe shumë sportistë të tjerë shqiptarë në diasporë – e kanë ngritur lart imazhin e shqiptarëve në Zvicër, në Evropë dhe në gjithë botën. Ata kurrë nuk e kanë mohuar se janë shqiptarë. Përkundrazi – çdo intervistë, çdo dalje publike, çdo ndeshje është dëshmi e krenarisë së tyre kombëtare.
Zvicra ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ajo na ka strehuar në kohët më të vështira dhe na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë jetë më të mirë. Dhe sot, kur njerëz si Graniti i kthejnë Zvicrës kontribut me krenari, ju i thoni “zvicra-zvicra” me përbuzje?

O të shitur, o të paditur, turp t’ju vijë!

Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist. Po shani familjen tuaj, po shani një emblemë krenarie shqiptare. Sepse Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar – dhe nuk kanë për t’u gjunjëzuar” shkruan Ragip Xhaka në reagim.

 

Blero pas humbjes së Kosovës: “Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën, le të largohet menjëherë”

Pas humbjes së turpshme të Kosovës ndaj Zvicrës, ka reaguar këngëtari i njohur mitrovicas, Blero. Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

“Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën. Le të largohet menjëherë”, është shprehur Blero, duke ironizuar situatën pas rezultateve të dobëta të Kombëtares.

Reagimi i tij ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë tifozë po ndajnë të njëjtin mendim për trajnerin gjerman të Kosovës.

Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0

Granit Xhaka ka folur menjëherë pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

Xhaka shkëlqeu dhe udhëhoqi Zvicrën në fitoren 4:0.

“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0. Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, ka thënë Xhaka.

Fillon ndeshja Zvicër – Kosovë, linku për ta shikuar LIVE

Ka filluar ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Stadiumi “St. Jakob-Park” është i mbushur me tifozë, ku nuk mungon përkrahja e madhe për Kosovën, nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

 

 

Ndeshjen live mund ta ndiqni në Radio Televezionin e Kosovës,e po ashtu edhe përmes linkut të mëposhtëm:/IndeksOnline/

Shiko SHQIP!

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Zvicër – Kosovë, befasi në 11shen e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

 

 

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.

Gjyqtar kryrsor i kësaj përballje do të jetë polaku, Szymon Marciniak.

Nga minuta e parë për Kosovën është edhe prurja e re, Leon Avdullahu.