div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36341 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Suspendohet polici që kishte deklaruar se Lushtaku nuk e kishte sulmuar eskortën e Kurtit

Policia e Kosovës e ka suspenduar nga puna rreshterin e saj, i cili nuk kishte deklaruar se ishin “sulmuar” nga Sami Lushtaku, derisa gjendej në eskortën e kryeministrit Kurti.

Gëzim Millaku, pjesëtar i mbrojtjes së afërt në kuadër të Policisë së Kosovës, është suspenduar të mërkurën, raporton VOX Kosova.

Supsendimi i tij ka ndodhur përafërsisht dy javë pas publikimit të raportit policor lidhur me “incidentin” ku thuhej se ishte përfshirë Lushtaku.

Megjithatë, raporti i Millakut, si rreshter i Policisë së Kosovës, mohonte deklarimet e kryeministrit Kurti se kinse Lushtaku e ka sulmuar eskortën e tij.

Në raportin policor të cilin e kishte publikuar Radio Televizioni Publik, Millaku mes të tjerash kishte deklaruar se “vetura e dyshuar (e Sami Lushtakut) ka bërë vetëm kyçje të vrullshme, por nuk ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti”.

Në raport thuhej se nuk kishte elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik, ndërkaq Lushtaku e kishte paditur për shpifje kryeministrin Kurti pas deklaratës së tij në KTV ku e akuzonte kryetarin e Skenderajt për sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *