div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive tag tag-zgjedhjet tag-144 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Abdixhiku befason me deklaratën për Agim Veliun pas publikimit të listës për deputet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“E di që është bërë temë edhe çështja e Agim Veliut. Unë kam thënë gjithmonë që Agimi e ka vendin në LDK gjithherë. S’ma ka kërkuar kurrë. Agimi kurrë nuk ka ardhur të më thotë po du me hy në listë. Derën e LDK-së e ka hapur. Mund të vijë. Nuk ka hidhërim”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Agim Veliu, ka qenë fitues i LDK-së për 20 vjet në Podujevë edhe se është figurë e fitores së LDK-së në Podujevë.

“Është një njeri që e don LDK-në dhe punon gjithë jetën për LDK-në. Agimi është vetë LDK-ja. Mundemi me pas mospajtime, por ai e ka vendin e tij në LDK, e ftoj të punoj ende për LDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.

Duke folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku tha se do të bazohen në tri shtylla politike për atë se çka do të ndodhë më pas.

“Kjo na detyron ne për tri shtylla politike me vendosë çka ndodhë pas 28 dhjetorit, unë me shumë kënaqësi do t’i elaboroj. E para është stabiliteti institucional. E dyta se si e lejojmë Prokurorinë e Kosovës të përzgjedhe kryeprokurorin. Dhe e treta si i zgjidhin 72 për qind të pozitave udhëheqëse publike qe janë me ushtrues detyre”, deklaroi ai në Debat Plus.

Kurti: S’është e drejtë ta shpallim Listën Serbe organizatë terroriste

SHBA-ja e vlerësoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe si një tentim “përçarës” dhe si një përpjekje me “vizion të ngushtë” nga ana e LVV-së.

Komisioni Qendror Zgjedhor sërish nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi votuan kundër me argumentin se kjo listë përmban elemente terroriste.

LVV-ja në disa raste synoi të pengoi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet përmes procedurave administrative në kuadër të KQZ-së. Në të gjitha rastet – sikur edhe në rastin e fundit – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe.

I pyetur për këtë çështje, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi se Lista Serbe është një subjekt politik dhe se Kosova nuk funksionon si shtet policor që qeveria të shpallë një parti politike si organizatë terroriste.

Një gjë të tillë, sipas tij, mund ta bëjnë vetëm gjykatat dhe se “nuk është e drejtë” që këtë ta bëjë qeveria.

“Unë besoj që nuk është e drejtë, na duhen vendime gjyqësore lidhur me një parti politike, se është dallim normativ midis organizatave si ‘Mbrojta Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ në njërën anë që figuronin në organogramin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kishin paramilitarë të armatosur në Kosovë me partinë Lista Serbe”, tha Kurti.

Por pse ka kaq shumë insistim për moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ, kur formulën se si mund të “eliminohet” Lista Serbe nga skena politike po e paska të njohur edhe vetë lideri?

Kufizimi i pjesëmarrjes së një partie politike, sipas ekspertëve ligjor, duhet të bëhet vetëm përmes një procesi gjyqësor dhe me bazë ligjore të qartë.

Sipas tyre, çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveç në rastet kur nuk i plotëson kërkesat administrative ose kur kandidatët individualë kanë papërshtatshmëri juridike (p.sh., dënime penale efektive brenda tre viteve). Nuk ekziston asnjë akt që shpall Listën Serbe si organizatë terroriste, ndaj në praktikë, moscertifikimi i saj nuk ka bazë ligjore të fortë.

Për Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, KQZ-ja me këtë vendim i tejkaloi kompetencat e saj dhe ka hyrë në një fushë “që i takon vetëm institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë”.

“Ligji është i qartë: çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveçse kur nuk i plotëson kërkesat administrative. Sa i përket kandidatëve individualë, kufizimet zbatohen vetëm nëse kanë papërshtatshmëri juridike, përfshirë dënime penale me burgim efektiv në tri vitet e fundit”, ka argumentuar ai.

Në vlerësimin e tij, përderisa nuk ka një akt që shpall një subjekt si organizatë terroriste, ai trajtohet si çdo pjesëmarrës tjetër që plotëson kriteret formale.

Në anën tjetër për analistët politikë ky vendim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore do t’i konvenojë më së shumti pikërisht narratives së Serbisë për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë.

Si interes strategjik për Serbinë, e ka cilësuar, komentatori politik, Petrit Zogaj, retorikën kundër Listës Serbe në Kosovë.

“E para, Kurti dhe të tijtë po e paraqesin Listën Serbe si problem për Kosovën, e jo Serbinë si të tillë. E dyta, duke e luftuar një parti politike minoritare, Serbia po e ka shumë të lehtë argumentimin se Kosova po i cenon të drejtat e pakicës serbe në vend”.

Me këtë vendim, beson Zogaj, Kosova, me vetëdije, po i shtyn serbët lokalë që asnjëherë të mos e konsiderojnë Kosovën si shtetin e tyre.

“E kjo i garanton Kosovës destabilitet të përhershëm, deri në ndonjë aranzhim tjetër administrativ. E gjithë kjo po bëhet vetëm e vetëm që Kurti të vazhdojë të qëndrojë në pushtet — pa asnjë kërkesë për llogaridhënie për qeverisjen e tij, apo qoftë edhe diskutim për bllokadën njëvjeçare”.

Në të njëjtën linjë të mendimit është edhe Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

“Moscertifikimi i Listës Serbe në këtë fazë prodhon vetëm një efekt konkret: i jep Serbisë argument shtesë për të pretenduar se të drejtat politike të komunitetit serb në Kosovë po cenohen nga shumica shqiptare”.

Ky veprim i pamatur, që ndjek të njëjtin skenar të ditur paraprakisht që përfundon me dështim, beson ai, nuk është as serioz dhe as i përgjegjshëm.

“Po të ishte një qasje serioze, do të ndiqeshin rrugët institucionale dhe ligjore për shpalljen e saj organizatë terroriste dhe kjo temë do të mbyllej moti. Pikërisht sepse nuk është e tillë, kjo manovër procedurale që bëhet për një grusht votash, vetëm sa e dobëson pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe i hap rrugë forcimit të kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – një rezultat tërësisht i kundërt me interesat strategjike të vendit”.

Për Afrim Kasollin, analistin politik, LVV-ja e ka shndërruar këtë kauzë në një mjet për përfitime politike dhe strategji për “burgosjen” e partive opozitare brenda narracionit të saj, në vend se ta trajtojë institucionalisht, proceduralisht dhe në përputhje me standarde ligjore diskulafikimin e Listës Serbe.

“Partia në pushtet deri më tani vetëm ka improvizuar lojëra momentale politike për ta shtuar adrenalinën elektorale”, thotë ai për Albanian Post.

Dhe, në vlerësimin e Kasollit, LVV-ja doli e suksesshme në këtë drejtim.

“Kjo u vërejt qartë me më mënyrën se si votuan partitë opozitare, duke abstenuar në KQZ kur ishte radha e certifikimit të Listës Serbe. Sot të gjitha partitë ‘tradicionale’ janë të ‘detyruara’ që të mos votojnë ashtu siç ka qenë deri më tani praktika parlamentare e zgjedhjes së nënkryetareve të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti pakicë, vetëm që t’i ruajnë virtytet patriotike në sytë e Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht faktit se akte të tilla mund të jenë në antinomi me normat kushtetuese dhe ta thellojnë edhe me tej armiqësinë e Kosovës me Perëndimin”, potencon ai.

Në këtë kontekst, Kasolli beson se LVV-ja ka interes që sa më shumë të forcohet Lista Serbe në kuadër të komunitetit serb.

“Në mënyrë që të ketë edhe më shumë material politik elektoral për ta dominuar skenën politike në pjesën shqiptare si partia e vetme që po bënë përpjekje titanike për t’ia pamundësuar asaj qasjen në pushtet si në nivelin lokal ashtu edhe qendror”.

Në vlerësimin e ligjëruesit të medias dhe konfliktit në Universitetin Adger, Abit Hoxha, LVV-ja po ta shpallte organizatë terroriste Listën Serbe, një gjë e tillë do të krijonte probleme politike, andaj ajo, beson ai, po dëshiron që ta eliminojë një problem politik me mjete administrative.

“LVV mendoj se po tenton të kryejë dy punë me një veprim. Së pari, ta heqë Listën Serbe nga ekuacioni politik, si dhe të fajësojë institucionet ‘gjoja’ të kapura nga opozita”, thotë ai për AP.

Në anën tjetër për analistin politik, Avni Arifi, LVV-ja nuk e ka për qëllim primar mos-certifikimin e Listës Serbe, por krijimin e narracionit se Albin Kurti, është patriot, e të tjerët jo.

“Ta kish pasur përnjëmend, e kishte shpallur në mbledhje të qeverisë si organizatë kriminale dhe nuk e kishte deleguar këtë vendim në KQZ”, thotë ai për AP.

SHBA-ja e vlerësoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe si një tentim “përçarës” dhe si një përpjekje me “vizion të ngushtë” nga ana e LVV-së.

Veprime të tilla, sipas SHBA-së, minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare.

Për këtë rast, SHBA-ja e bëri përgjegjëse vetëm LVV-në, përkundër që Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar e Misioni i OSBE-së në Kosovë e shpërndan fajin edhe te partitë e tjera politike në vend, të cilat abstenuan gjatë votimit.

Zhvillime dramatike: Ish-kryeministri i Kosovës aderon në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përgatitet fuqishëm për zgjedhje.

Partia e Ramush Haradinajt do të futet në zgjedhje me dy ish-kryeministra, liderin Haradinaj dhe ish-kryeministrin Agim Çeku.

Ky i fundit do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi Çekun për kryeministër.

Me 65 vota për, 33 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atëbotë ushtarakun si kryeministër të vendit.

Tahiri: Qeveria bashkëpunoi me Listën Serbe, do të ikë me 9 shkurt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar për temën e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë. Ai vlerësoi se ky është një super-skandal i qeverisë.

Tahiri shtroi disa pyetje lidhur me këtë çështje.

“Sot jemi mbledhur në Kuvend si deputetë nënshkrues të kërkesë për një debat të jashtëzakonshme në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin qëllim që ta zbardhim një skandal dhe super skandal i cili është i shumti në këto vite e që është në interes të publikut dhe qytetarëve dhe zbatimit të ligjit që të diskutohen disa çështje që janë krucuale në këtë temë. E para cila është metoda e vendimmarrjes në këtë qeveri? Cili është ndikimi i strukturave joformale , parapolitike në të gjithë vendimmarrjen me paratë publike? Cili është ndikimi i politbyrosë së VV-së, në shpërndarjen e buxhetit të Kosovës dhe të zbardhet dhe të shpërfytyrohen njëherë e përgjithmonë niveli më i lartë korruptiv në historinë e Kosovës që ka ndodhur”.

Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Struktura joformale që nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni që përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike. A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardh në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos  me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së. Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi, për një temë që do të duhej të ishte temë e diskutimit në qeveri e joi e diskutimit në zyre e në kafe. A e kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryme, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai.

Tutje ai tha se kjo Qeveri do të ikë më 9 shkurt.

“Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë në faj sepse nuk kanë se si e mbrojnë në asnjë rrethanë dhe në asnjë mundësi një skandal korruptiv që shihet se është bardhë e zi. Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marre që e ka kapulu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe në fakt vendimmarrjen ka ndodh mu me ndihmën e tyre. Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Besnik Tahiri: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje më 9 shkurt të vitit 2025.

Kjo pasi sipas tij 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj një qeverie siç e ka vlerësuar ai shumë të dëmshme.

E thamë me përgjegjësi të plotë, 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët zhvillimore, qeverisjes që i ka bë më së shumti dëme menaxhimit të brendshëm dhe një qeverie që na ka pru në stadin me të ulët me ata që na kanë ndihmuar me u çlirua, me shpallë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen”, ka thënë Tahiri.

Sa i përket AAK-së, ai ka thënë se kjo parti nuk ka qenë kurrë më e përgatitur dhe se do të jetë befasia e zgjedhjeve të 9 shkurti të vitit të ardhshëm.

“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më  e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin  shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë”, tha Tahiri.