div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-161 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Tre persona janë shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar edhe se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana

Burri i Albulena Haxhiut: Loti i së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi ka paraditen e sotme ka bërë një shkrim në “Facebook” rreth keqpërdorimeve, e me theks ato në kohë të fushatës.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

Sulmohet zyrtari policor, i dyshuari ikën pas incidentit

Një incident i rëndë është raportuar dje në autoudhën “Ibrahim Rugova”, ku një zyrtar policor ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga një person ende i paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Ternje – Suharekë, teksa zyrtari policor po lëvizte jashtë detyrës zyrtare në drejtim të Prishtinës.

Ai kishte vërejtur dy automjete të ndaluara në shiritin anësor të autoudhës dhe, për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të rrezikshme për qarkullim, u kishte kërkuar personave të merrnin masa sigurie për të shmangur ndonjë aksident.

Në ato momente, një person i panjohur, që dyshohet të ketë qenë me një autobus, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit, zyrtari është paraqitur në Stacionin Policor Suharekë rreth orës 21:30, ku ka raportuar rastin, ndërsa më herët ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë.

Burimet e besueshme, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e të dyshuarit, por deri në këto momente ai nuk është hasur.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Tentim-vrasje në Veri

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku një shtetas sirian është gjetur i plagosur rëndë me mjete të mprehta në disa pjesë të trupit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të datës 10 dhjetor 2025, kur dy dëshmitare – V. U. dhe B.U. – kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre gjendej një person i gjakosur.

Sipas informacioneve të para, viktima – identifikuar sipas të dhënave të spitalit si Muhamed Ali, shtetas i Sirisë – është gjetur i ulur pranë një objekti ndihmës (garazhe), pa veshje të mjaftueshme dhe me plagë të shumta në kokë, krah dhe afër brezit në anën e djathtë, të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur të komunikojë, përveçse ka shqiptuar fjalën “Siria”.

Policia ka intervenuar menjëherë, duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke mbledhur deklaratat e dëshmitareve, të cilat thanë se e kishin vërejtur viktimën te dera e shtëpisë së tyre dhe më pas kishin marrë masat për ta lajmëruar rastin.

Njësitë e emergjencës dhe hetimeve rajonale kanë dalë në terren, ndërsa të plagosurit i është ofruar ndihmë e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës Veriore, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Jug, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Me autorizim të prokurorit, rasti është iniciuar si Vrasje në Tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit apo personave të mundshëm të përfshirë në këtë sulm.

Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse.

E dhimbshme: Vdes në moshë të re, Leonita Hoti

Fshati Ratkoc është tronditur thellë nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Leonita Hoti, e reja e cila u shua në mënyrë të papritur, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në familje dhe në komunitet.

Sipas familjarëve, ikja e Leonitës është ndodhi krejt e papritur, duke e zhytur familjen Hoti në dhimbje të paimagjinueshme. Banorët e fshatit Ratkoc, miq, të afërm dhe të njohur të saj janë shprehur të tronditur nga humbja e vajzës së re, e cila njihej për sjelljen e mirë, karakterin e qetë dhe buzëqeshjen gjithmonë të pranishme.

Lajmi për vdekjen e saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë ndarë kujtime për Leonitën, e cila do të mbetet përgjithmonë në mendjet e atyre që e kanë njohur.

Në këto momente të rënda zie, redaksia e Gazeta Imazhi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të fshatit Ratkoc.

VV kundër- KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputetë.

Teksa po votohej për certifikim të listave për deputet, ajo e Listës Serbe nuk kaloi, ishte Sami Kurteshi i VV-së që tha se është kundër certifikimit të këtij subjekti dhe listës së deputetëve të saj.

Me tre vota pro 2 kundër nga anëtarët e VV-së Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi dhe gjashtë abstenime nuk kaloi certifikimi i listës së deputetëve të Listës Serbe.

Paga e 13-të, Murati jep lajmin e keq

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar lajmet që po qarkullojnë për kinse pagën e 13-të për qytetarët.

Ai ka theksuar se ky është një lajm i rremë dhe se paga e 13-të ishte parashikuar vetëm në ligjin e buxhetit për vitin 2026, i cili nuk u miratua nga Kuvendi.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë! Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligji i buxhetit për vitin 2026 nuk u votua nga PDK, LDK dhe AAK-Nisma”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ministri gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë lajme që lidhen me Qeverinë pa u verifikuar nga kanalet zyrtare të saj.

 

Bedri Hamza jep premtimin e madh për puntorët e sektorit privat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të kujdeset edhe për të punësuarit në sektorin privat, duke e krijuar fondin për të papunët dhe do të themelojë Gjykatën e Punës.

“Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet sidomos lehonave, duke i mbrojtur ato, familjet dhe bizneset, si dhe duke i mbështetur financiarisht. Do t’i legalizojmë ndërtimet pa leje me tarifë simbolike dhe do të zhbllokojmë miliarda euro kapital të bllokuar. Do t’i përfundojmë autostradat dhe do të ndërtojmë lidhje të reja rrugore dhe hekurudhore, ashtu që qarkullimi i mallrave dhe njerëzve do të jetë më i shpejtë, më i lirë, më i sigurt”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar të ndërtojë edhe kapacitete të reja energjetike që të garantohet furnizim i qëndrueshëm e stabil.

“Kjo është ekonomia që duam: e lirë, e drejtë dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Vendimi i fundit për të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve të gruas

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026.

Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjetër shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Si kishte ndodhur ngjarja?

Naim dhe Driton Morina janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se u vran nga burri i motrës së tyre, Astrit Isufi.

Ngjarja kishte ndodhur afër shtëpisë së viktimave, të cilët po prisnin njerëz për ngushëllime për vdekjen e babait të tyre.

Po atë ditë, i dyshuar Astrit Isufi ka shkuar ta marr bashkëshorten e tij. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

Astriti, pas ngjarjes ishte arratisur, por u kap nga Policia teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaçicë, jo larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.