div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34218 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Nga kampet e luftës drejt Presidencës – historia e Feride Rushitit

Feride Rushiti është propozuar si kandidate për Presidente të Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke sjellë në garë një profil të ndërtuar mbi aktivizmin për të drejtat e njeriut dhe punën me të mbijetuarit e luftës.

Rushiti është mjeke me specializim në gastroenterologji, e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ajo shërbeu në kampet e refugjatëve në Shqipëri, ku punoi drejtpërdrejt me persona të zhvendosur dhe të mbijetuar të dhunës seksuale.
Pas luftës, ajo themeloi dhe drejton Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një organizatë që ofron shërbime mjekësore, psikologjike dhe ligjore për viktimat e traumës dhe dhunës.

Përmes kësaj organizate dhe angazhimit të saj publik, Rushiti ka kontribuar në procese të rëndësishme ligjore dhe sociale në vend.

Ajo ka qenë e përfshirë në integrimin e shërbimeve psikosociale për të mbijetuarit e luftës, monitorimin afatgjatë të institucioneve korrektuese në Kosovë dhe në avancimin e të drejtave të të mbijetuarve të dhunës seksuale, përfshirë njohjen e tyre si viktima civile të luftës. Po ashtu, ka kontribuar në krijimin e arkivave dokumentuese për krimet e luftës dhe në nisma për përkujtimin institucional të viktimave.

Në planin ndërkombëtar, Rushiti është pjesë e rrjeteve dhe organizatave për të drejtat e njeriut, duke bashkëpunuar me mekanizma globalë dhe duke ndarë përvojën e Kosovës me vende të tjera që janë përballur me konflikte.

Për kontributin e saj, ajo është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, përfshirë çmimin “International Women of Courage” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në vitin 2018, si dhe vlerësime të tjera për lidership dhe angazhim shoqëror.

Në vitin 2025, ajo është përmendur edhe si kandidate për Çmimin Nobel për Paqe.

Kandidatura e Rushitit vjen në një moment kyç politik, teksa Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për zgjedhjen e Presidentit, me disa emra në garë për postin më të lartë shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *