div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34224 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Dy kandidaturat e reja për presidente, deklarohen nga LDK-ja

Deputeti i LDK-se Armend Zemaj thekson për KosovaPress se nuk është i informuar për dy emrat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente të Republikës se Kosovës.

Ai tha se tani do të takohet me grupin parlamentar të partisë së tij.

“Nuk kam informatë, tash po shkoj në grup të tregoj”, tha ai.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu thirri një seancë të jashtëzakonshme për sonte në orën 20:30për zgjedhjen e presidentit.

“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *