div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-193 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar, ky dyshohet të jetë dorasi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 30 nëntorit ku mbeti i vrarë biznesmenin Edmond Mëhalla.

Qitësi i cili ekzekutoi Mëhallën pranë biznesit të tij dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit

Ende nuk është arritur të identifikohet ekzekutori ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.

Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spahos, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.

29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.

Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar se ka dijeni për personin që kreu atentatin. Ai më tej shtoi se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.

Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.

Edit e merr vesh ku gjendet Dolce, ja reagimi i epik nga ai

Siç u paralajmërua, Edit iu konfirmua lajmi që Dolce gjendet në “Grande Frattelo”.

Mirëpo, i njëjti dukej shumë i habitur.

Atij iu shfaq klipi ku banorja e tregonte lojën që e ka bërë, kinse ka për t’u marrë me gjyq.

Në klip shihet kur Dolce e shijon aventurën e re në maksimum.

“Vëllai i madh” i tregoi që gjendet për disa ditë në Itali, duke e gëzuar Edin për rikthimin e saj.

I njëjti tha “Ishalla nuk dashurohet” duke mbajtur shpresë për lidhjen e tyre.

 

Nuk ka vend për Agim Veliun në LDK-në e Lumir Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Podujevë ka mbajtur sonte mbledhjen e kryesisë në Podujevë.

Në këtë mbledhje janë caktuar kandidatët për deputetë nga Podujeva.

Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu, Qëndrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi janë 5 kandidatët për deputetë nga Podujeva.

U përmend edhe emri i Agim Veliut, por ai nuk do të jetë në listë për deputetë, pasi tashmë dihet që kryesia e LDK-së nuk e dëshiron më Veliun në parti.

LDK hynë fuqishëm në zgjedhje, i bashkon forcat edhe me këtë parti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe UD kryetari i AKR-së, Vesel Makolli kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore për Zgjedhjet Nacionale të 28 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.

Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se AKR garon me tre kanditatë.

“Suksese na prift e mbara. Sot me autorizimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me Aleanca Kosova e re me ushtruesin e detyrës Vesel Makolli, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Aleanca Kosova e Re garon brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës me 3 kandidatë. Është bashkëpunim tradicional me qëllim mirë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me këtë parti

Në orët e pasditës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë e Drejtësisë.

Koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është nënshkruar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai PD-së, Ferid Agani.

Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet. /EO/

NATO i kundër-përgjigjet Putinit që e kërcënoi me luftë Evropën

Shefi i NATO’s, Mark Rutte i është përgjigjur Putinit që kërcënoi me luftë Evropën, raporton The Guardian.

Ai tha se NATO është aleancë mbrojtëse dhe se janë të gatshëm të bëjnë cfarë duhet për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e tyre.

“Në fund, NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të mbetemi një aleancë mbrojtëse, por mos u gaboni, ne jemi të gatshëm të bëjmë çfarë të duhet për të mbrojtur 1 miliard njerëzit tanë dhe për të siguruar territorin tonë.”

“Mirë se erdhët në spektaklin e Edonit”, Juventusi me postim special për Zhegrovën

Edon Zhegrova i argëtoi tifozët në pak minutat sa luajti ndaj Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.

Ylli kosovar me depërtimet e tij i dëfreu tej mase të pranishmit dhe të gjithë ata që përcollën ndeshjen mbrëmë.

E ishte vet faqja zyrtare e Juventusit që e ndau një video nga inkuardrimi i Zhegrovës.

“Mirë se erdhët në spektaklin e Edon Zhegrovës”, shkruhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

 

AAK nuk ndalet, bashkon forcat edhe me këtë parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se në listën e saj për deputet përfshihet edhe zyrtari i Lëvizjes Vatra, Elbasan Shabani.

Ky bashkëpunim, sipas AAK-së, synon të nxjerrë në pah çështjet e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar për të drejtat, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e komuniteteve shqiptare në rajon.

“Shabani, banues në Gjilan, hyn në garën e 28 dhjetorit si një aktivist i njohur i kauzës së shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe një ndër figurat më të votuara të Vatrës në dy legjislaturat e fundit. Me profesion ekonomist, ai ka punuar gjatë në ndërmarrjet publike të Gjilanit dhe aktualisht është pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës. Eksperienca e tij në marketing dhe promocion e bën atë një shtesë të vlefshme për listën e AAK-së”, thuhet në njoftim.

Befasi para zgjedhjeve? Limaj pjesë e PDK-së, flasin nga PDK-ja

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se lista e kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë me befasi të mira.

I pyetur për mundësinë që në këtë listë të jetë kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj partitë, ai ka thënë se për kjo është përgjegjësi e kryetarit të partisë, Bedri Hamza t’i zhvillojë negociata, por ai ka thënë se në listën e PDK-së do të ketë figura të dëshmuara.

“Nga informatat që i kam, lista e PDK ka befasi të mira dhe do të jetë gjithëpërfshirëse, por nuk mund të ndalem me emra të përveçëm. Ka emra, figura që kanë vlera, kanë mbështetje qytetare. Do të ketë edhe emra që janë kanë jashtë PDK-së, ose s’kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në subjekte politike, por emra me reputacion në fusha të caktuara. Bedri Hazma si kryeministër i ardhshëm do ta ketë një ekip të fortë”, ka thënë Beqa në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit kjo parti nuk garon për vend të dytë, duke shtuar se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve.

PDK ka arritur marrëveshje me një pjesë të anëtarëve të “Koalicionit për Familjen” që ishin në garë në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

Kërkohet shkarkimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja

Albert Krasniqi nga organizata Democracy Plus ka kërkuar shkarkimin e dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, pas reagimeve të fundit nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Krasniqi ka thënë se dy anëtarët e LVV-së në KQZ meritojnë të shkarkohen nga pozita e tyre, pas veprimeve të fundit.

Sipas Krasniqit, dy anëtarët e VV-së në KQZ kanë shfaqur sjellje dhe mosnjohje elementare të ligjeve, duke synuar dëmtimin e procesit zgjedhor.

“Mjafton të lexohen reagimet e fundit të shteteve mike të Kosovës për të kuptuar qartë se si po vlerësohen veprimet e tyre destruktive. Këta dy anëtarë po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë integritetit të KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor”, ka shkruar Krasniqi.

“Anëtarët e KQZ-së betohen se do t’i kryejnë detyrat me ndershmëri, paanshmëri dhe profesionalizëm. Ligji parasheh se mandati i një anëtari mund të ndërpritet kur sjelljet apo veprimet e tij e dëmtojnë seriozisht statusin dhe integritetin e Komisionit. Një vendim i tillë merret me shumicën prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve të KQZ-së.

Dy anëtarët e emëruar nga LVV kanë shfaqur sjellje që ose tregojnë mosnjohje elementare të ligjeve, ose synim të ndërgjegjshëm për të dëmtuar procesin zgjedhor. Çdo njëra prej këtyre mjafton për t’i shkarkuar nga detyra – dhe rastet e grumbulluara deri më tani janë të shumta. Ndërsa anëtarët tjerë duhet të tregojnë më shumë guxim dhe t’i qëndrojnë prapa betimit të dhënë për paanshmëri dhe profesionalizëm”, thuhet në postimin e Krasniqit