div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-250 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohen katër gjuetarë serbë brenda territorit të Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar brenda territorit të Kosovës, në fshatin Sfircë.

Ndalimi është kryer nga pjesëtarët e KFOR-it, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë e Kosovës e cila i ka prangosur.

Sipas burimeve, të katër personat ndodhen aktualisht në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon me procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia ende nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me motivet apo rrethanat e këtij incidenti./IndeksOnline/

Në pritje të Kosovës dhe Shqipërisë: Këto janë 32 kombëtaret e kualifikuar deri më tani për Kupën e Botës

Nga 48 ekipe që do të marrin pjesë në Kupën e Botës verën e ardhshme, deri më tani janë shpallur 32 pjesëmarrëse.

Norvegjia ishte e fundit që iu bashkua listës si fituese e Grupit I. Më herët të dielën, edhe Portugalia mori vizën e saj për Kupën e Botës.

Kjo e çon numrin e skuadrave evropiane në pesë, pasi Franca, Anglia dhe Kroacia siguruan gjithashtu bileta për Kupën e Botës. Deri më tani, pjesëmarrësit më të njohur janë nga Afrika, nëntë skuadra, dhe nga Azia, tetë.

Vlen të përmendet se midis 32 pasagjerëve janë tre debutues, Uzbekistani, Jordania dhe Kepi i Gjelbër.

Shorti për grupet e Kupës së Botës do të mbahet më 5 dhjetor në Qendrën Kennedy në Uashington.

Lista përfundimtare e të gjithë pjesëmarrësve në Kupën e Botës nuk do të dihet deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, kur janë planifikuar ndeshje shtesë kualifikuese në Evropë për të nxjerrë katër pasagjerët e fundit.

Kosova dhe Shqipëria janë në play-off dhe do të luajnë në mars, për të luftuar për pjesëmarrje në Kupën e Botës.

DERI TANI KANË SIGURUAR NJË VEND NË KUPËN E BOTËS (32/48)

Pritës: SHBA, Meksikë, Kanada

Afrika: Algjeria, Kepi i Gjelbër, Egjipti, Gana, Bregu i Fildishtë, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia

Azia: Australia, Irani, Japonia, Jordania, Katari, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Uzbekistani

Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuador, Paraguai, Uruguai

Evropa: Francë, Angli, Kroaci, Portugali, Norvegji

Oqeania: Zelanda e Re

Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme.

Kjo Konventë vjen më herët se që ishe menduar, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

Derisa sot, 17 nëntor, PDK zgjedh kryetarin e ri të saj.

Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për lider të kësaj partie, derisa Enver Hoxhaj e kishte ftuar të njëjtin në një debat televiziv mes atyre dyve.

Se kush do ta marrë udhëheqësinë e kësaj partie, do të kuptohet vetëm pas disa orëve.

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, Bini Diez flet pas ngjarjes me Don Xhonin

Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, thuhet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën.

E për ngjarjen, ka folur për herë të parë ekskluzivisht vetë producenti, Bini Nebihu.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është, më e keqja që kishte mund një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, u shpreh ai mes tjerash.

Bini tha se e ka parë Don Xhonin dhe vëllain e tij.

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit”, deklaroi Bini.

Një pjesë nga prononcimi i tij, në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

 

Presidentja pranon gabimin: Është menduar për raste, jo për numër bandash

Presidenca e Kosovës ka pranuar gabimin lidhur me deklarimin e presidentes, Vjosa Osmani, për numrin e bandave të çmontuara në Kosovë në intervistë me mediumin prestigjioz ‘Politico’.

Nga Presidenca kanë nënkuptuar se presidentja është shprehur gabimisht kur ka thënë se në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke thënë se fjalën e ka pasur për rastet e jo numrin e bandave.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet tutje.

Kjo deklaratë e Osmanit ka ngjallur reagime të shumta nëpër rrjetet sociale

Ironizimi i Fisnik Ismailit pas deklaratës së Vjosa Osmanit: “E kam pasur një bandë unë me katër shokë…”

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani dhënë për Politico, ku ajo tha se institucionet e Kosovës kanë “çmontuar mbi 900 grupe kriminale”, shkruan Gazeta Imazhi.

Ismaili, i njohur për reagimet e tij satirike, ka zgjedhur të komentojë këtë deklaratë përmes një postimi plot sarkazëm, duke thënë se edhe ai “ka pasur një bandë” në rini.

“E kam pasur një bandë unë me katër shokë aty para banesës në Dardani, pijshim cigare fshehurazi, nuk është më…”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij shifra e publikuar nga presidentja është e ekzagjeruar ose e pakuptimtë.

Intervista duke shëtitur në Berlin, Osmani: I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

 

“Po lufton me jetën”, 18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë në Francë

Një i ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez, raporton Klankosova.tv

Siç mëson Klankosova.tv, tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S. (emër i njohur për redaksinë), rreth 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.

Kosovari, i cili ishte pasagjer, sipas informacioneve të para është në koma dhe po lufton me jetën.

I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen, raporton Klankosova.tv

Sipas policisë francezë, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta.

Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.

Intervista duke shëtitur në Berlin, Osmani: I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin

Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E pyetur për vizitën e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.

Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thanë Osmani.

Paparaci: “Kërcet arma në Veternik mes Don Xhonit dhe Bini Diez”
Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën.

Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te konflikti.

Paparaci është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës.

Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, i cili është dërguar për treman mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë Pllana për Reporteri.net.

Nasel Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net. se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ai ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.