div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-406 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E tmerrshme në Durres, 26-vjeçari abuzon sęksualisht turisten në shezlong

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi abuzoi seksualisht me një turiste italiane.

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leonardo Preza është i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Arrestimi i tij u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku jë nga temat kryesore ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit.

Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme.

“Një tjetër pikë e rëndësishme ishte shqetësimi për mosformimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBASHK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë”.

Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBASHK-u tha se do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme.

“Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor. Në fund të mbledhjes, u trajtuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me organizimin dhe funksionimin e sindikatës”

Vuçiqit i bëhet Kurti si hije në sy: Protestat në Serbi duket sikur i ka urdhëruar Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një intervistë për Tv Pink ka folur për protestat masive që po organizohen tash e një kohë në Serbi kundër regjimit të tij.

Siç ka thënë Vuçiq, me datën 19 shtator janë tu u përgatitur protesta të reja dhe se “shënjestra” e protestuesve, sipas tij, është e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe.

Kreu i shtetit serb i cili është kthyer në Serbi pas vizitës së përbashkët që ka pasur në Kinë bashkë me Vladimir Putinin e Kim Jong Un, ka thënë se një protestë e tillë “duket sikur të ishte urdhëruar Kurti”

“Ndërsa këta njerëz po rrihnin policinë, ata morën një vendim në Beograd, sikur Kurti t’i kishte urdhëruar ta bënin këtë, për të organizuar një demonstratë më 19 , dhe nuk do ta besoni, kundër Zyrës për Kosovën”, ka thënë presidenti serb.

“Vetëvendosje të dielën e nominon Kurtin për Kryeministër”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve deri më 30 shtator.

Pavarësisht këtij vendimi, të dielën është paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohet emri i mandatarit për formimin e qeverisë.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka theksuar se mbledhja do të zhvillohet, pasi subjekti e konsideron se Kuvendi tashmë është në fazën përfundimtare të konstituimit.

Rexhaj tha se do ta emërojnë edhe mandatarin – kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Sigurisht që do ta mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, sepse ai është Këshilli i LVV-së i subjektit tonë politik. Ne konsiderojmë që tashmë jemi në fazën e fundit të konstituimit të Kuvendit dhe natyrisht do ta emërojmë mandatarin tonë, pra Albin Kurtin. Ku pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi ta lexojmë atë ne do ta dërgojmë emrin e Kurtit te presidentja për të filluar fazat e Kuvendit të Kosovës, ku na nevojitën 61 vota për ta votuar qeverinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai në Tëvë1.

Hospitalizohet Drenusha Latifi

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Drenusha Latifi, ka përfunduar në spital.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka ndarë një fotografi nga shtrati i spitalit, ku shihet me infuzion në dorë.

Në mbishkrimin që ka lënë mbi imazh, Drenusha ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e lehtë dhe ka paralajmëruar ndjekësit që të mos e marrin sëmundjen si shaka:

“Veq po ju kallxoj që nuk ish ky (virusi) me bo hajgare.”

Këngëtari shqiptar bëhet baba, ndan foton unike me bebin

Këngëtari i njohur shqiptar, Egzon Pireci, ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin më të bukur të jetës: ai është bërë baba për herë të parë i një djali.

Përmes një postimi emocionues në rrjete sociale, Egzoni publikoi një fotografi ku shihet dora e tij dhe e partneres duke mbajtur dorën e foshnjës, shoqëruar me mbishkrimin: “Genar, gjithmonë për ty.”

Edhe pse nuk ka treguar saktësisht ditën e lindjes, artisti ka zgjedhur ta ndajë sot me publikun këtë moment të madh.

Kujtojmë që në muajin shkurt, Egzoni u fejua me partneren e tij dhe zbuloi se shumë shpejt do të bëhej baba.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Një person është therur me thikë sot në parkun e qytetit në Mitrovicë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë të Jugut, ku njoftoi se një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar..

Zahiti, bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Gjendje ‘lufte’ në Serbi: Policia serbe përdor dhunë të paparë ndaj protestuesve

Protesta paqësore e mijëra njerëzve në kryqëzimin pranë rrethrrotullimit në Novi Sad të premten në mbrëmje u shndërrua në dhunë dhe represion policor siç nuk mbahet mend ndonjëherë në atë qytet.

Protesta u bë e dhunshme kur studentët dhe qytetarët e mbledhur arritën tek Fakulteti i Filozofisë, përpara të cilit policia ndodhet tash dhjetë ditë.

Qytetarët pretendojnë se incidentet i nisi vetë policia, ndërsa autoritetet thonë të kundërtën, duke deklaruar se policët u sulmuan pa asnjë arsye.

Është e çuditshme që vetëm një minutë pas përfundimit të fjalimeve në protestë, mediave u është dërguar një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku thuhej se kishin informacione për një sulm të planifikuar ndaj policisë, duke paralajmëruar se policia do të ndërhyjë.

Pasojë e ndërhyrjes policore ishin qytetarë të arrestuar dhe të plagosur, ndërsa policët me maska përdorën bomba shokuese, gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj qytetarëve – madje edhe ndaj personave të moshuar që po kalonin të pafuqishëm në rrugë.

Në stilin e tij të zakonshëm, për të disatën herë, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se protestuesit “tentuan destabilizimin e Serbisë” dhe se bëhej fjalë për “ndërhyrje nga jashtë”, duke akuzuar “plehrat evropiane”.

“Jam mirënjohës për përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nuk di nga cila parti janë, disa plehra janë mbledhur atje, që na treguan se ku e kanë vendin dhe si duhet të luftojmë kundër tyre… Shkoni rrënojeni vendin tuaj, mos e rrënonin Serbinë. Plehra të ndyrë. Jo vetëm që jeni plehra, por jeni edhe më keq se aq…”

Situata e tensionuar vazhdoi edhe pas mesnate, kryesisht pranë godinës së rektoratit ku ishin fshehur qytetarët pas ndërhyrjes së policisë.

Brutaliteti i policisë u dëshmua edhe nga një video, në të cilën një pjesëtar i xhandarmërisë ia merr nga dora telefonin një studenteje për të mos lejuar që ajo të filmonte çfarë po ndodhte brenda ndërtesës.

Sipas Nova.rs, policia të premten në mbrëmje në Novi Sad ka goditur qytetarët me shkopinj gome, ka hedhur bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Nga sasia e madhe e gazit, edhe disa policë janë ndjerë keq, duke hequr maskat dhe duke u ulur në gjunjë. 

 

Sot u jepet lamtumira e fundit dy viktimave të aksidentit tragjik

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në fshatin Astrazup ka rezultuar me humbjen e dy jetëve, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Autoritetet dhe familjarët kanë konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë: Mizaqete Popaj, nga fshati Fortesë dhe Masar Krasniqi, nga Krusha e Madhe

Ceremonitë mortore për viktimat do të mbahen gjatë ditës së sotme, më 6 shtator 2025.

Varrimi i të ndjerës Mizaqete Popaj do të bëhet në Fortesë, me fillim nga ora 15:00, ndërsa varrimi i të ndjerit Masar Krasniqi do të zhvillohet në Krushë të Madhe, në ora 17:00.

Familjet Popaj dhe Krasniqi kanë pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe qytetarë të shumtë pas kësaj tragjedie.

Blero pas humbjes së Kosovës: “Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën, le të largohet menjëherë”

Pas humbjes së turpshme të Kosovës ndaj Zvicrës, ka reaguar këngëtari i njohur mitrovicas, Blero. Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

“Le të mbahet një minutë heshtje për Franco Fodën. Le të largohet menjëherë”, është shprehur Blero, duke ironizuar situatën pas rezultateve të dobëta të Kombëtares.

Reagimi i tij ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë tifozë po ndajnë të njëjtin mendim për trajnerin gjerman të Kosovës.