Pas reagimit të gjatë të Arbenita Ismajlit, ku tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, Fero, ajo nuk u ndal vetëm te ai, por edhe tek babai i tij.
Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.
Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:
“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”
Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:
“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”
Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.
“3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”
Në një tjetër postim ai shtoi edhe këtë:
“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”
Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:
“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”
E gjithë kjo përplasje po kthehet në një betejë të hapur mes ish-partnerëve, ku akuzat personale, familjare dhe morale kanë kaluar çdo kufi.
Thuhet se “Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.
Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.
Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet (deri diku) maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.
Abdixhiku parmes një postimi në Facebook, thotë se me një masë tjetër, bllokada po vazhdon, derisa shton se padituria kushton.
Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.
Ja ku na ka sjellë popullizmi.
Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.
Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!
U thamë. Nuk dëgjuan.
U treguam. Nuk panë.
Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.
LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.
“Ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor… do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve… jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, deklaroi Fejzullahu.
Fejzullahu këto komente i bëri pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjisë.
Dy personat e vdekur sot nga aksidenti në Astrazup të Malishevës janë një burrë dhe një grua.
Policia e Kosovës së bashku ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe konfirmohet që kanë vdekur dy persona të rritur, një burrë dhe një grua, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës (rruga Malishevë-Rahovec) është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat që kanë dërguar deri te ky aksident”, shton tutje Policia.
Ndërkohë lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes:
U raportua se në Astrazup të Malishevës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohej se kishte viktima.
Dy vetura u përplasen rëndë mes vete buzë anësores së njërës korsi të rrugës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka konfirmuar për IndeksOnline se si pasojë e aksidentit, një grua dhe një burrë kanë ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor” deklaroi Elezi.
Një mësuese është sulmuar me thikë nga një nxënës 18-vjeçar në një shkollë profesionale në Esen, Gjermani.
Viktima ka marrë lëndime të rënda në stomak, por është jashtë rrezikut për jetë.
Sulmuesi, i dyshuar nga Kosova, iku nga shkolla dhe u lokalizua më pas nga policia në një park, ku përleshja përfundoi me qëllimin e tij nga policia. Ai po trajtohet në spital pas plagëve të marra.