div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged tax-post_format term-post-format-aside term-191 custom-background wp-custom-logo paged-648 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Prishtina Parking” – Gjykata rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave

Me një aktgjykim të formës së prerë, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka vendosur të shfuqizojë disa dispozita të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, duke konstatuar se ato janë në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Aktgjykimi i lëshuar në prill të këtij viti erdhi pas padisë së parashtruar nga organizata joqeveritare “Qendra për Raste Gjyqësore” ndaj ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Dispozitat e kontestuara përfshijnë, ndër të tjera, mundësinë e bllokimit të veturës pas 10 minutave nga momenti i parkimit, vendosjen e tarifave vetëm përmes telefonit, si dhe penalizimet në të ashtuquajturat “vendparkime ilegale”. Sipas Gjykatës, këto dispozita shkelin parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit, sigurisë juridike dhe të drejtës për pronë, privatësi dhe lëvizje të lirë, të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

 

Në vendim, Gjykata Supreme ka theksuar se “Prishtina Parking”, si ndërmarrje publike komunale, ka vepruar përtej mandatit të saj ligjor dhe statutor, duke ndërmarrë veprime që janë kompetencë ekskluzive e organeve të rendit publik dhe autoriteteve inspektuese. Këto veprime përfshijnë bllokimin, gjobitjen dhe bartjen e automjeteve pa ndonjë vendim ligjor të një organi kompetent, siç janë Policia e Kosovës apo inspektorati komunal.

“Asnjë ndërmarrje publike nuk ka të drejtë të kufizojë lirinë e lëvizjes ose të ndërhyjë në pronën private të qytetarëve në mungesë të një baze ligjore të qartë dhe të një procedure të rregullt administrative”, thuhet në aktgjykim.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, ndërmarrja “Prishtina Parking” nuk ka më të drejtë ligjore të bllokojë vetura, të vendosë gjoba apo të urdhërojë bartjen e automjeteve. Të gjitha veprimet ndëshkuese të ndërmarra në të kaluarën në mungesë të një akti administrativ individual dhe të ankimueshëm mund të konsiderohen të paligjshme dhe të hapin rrugë për kompensime ligjore.

 

 

Komuna e Prishtinës obligohet të rishqyrtojë rregulloren ekzistuese, të ndalojë veprimet arbitrare dhe të sigurojë zbatim të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

 

 

 

“Nderime e përulje përjetë për ty Nanë Ruke” – Një nuse si Lola Haradinaj, i thotë fjalët më të mira për vjehrrën

Lola Haradinaj e njohur për stilin e saj të veçantë dhe shpeshherë për marrëdhënien e ngushtë me familjen, ka surprizuar të gjithë me një postim të ngrohtë për vjehrrën e saj.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të veçantë për vjehrrën “Nderime e përulje përjetë për ty Nanë Ruke”.

Me këtë veprim Lola ka treguar dashurinë dhe mirënjohjen që ka për nënën e bashkëshortit, e për këtë nga ndjekësit ka marrë komplimente të shumta.

 

Trump s’len vend për dyshime, paralajmëron këtë vend: “Pa marrëveshje të fortë, do t’ju godasim”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të fortë kundër programit bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se do t’i japë fund me çdo kusht.

“Mund t’i hedhim në erë butë, ose t’i hedhim në erë egër. Do të preferoja shumë më tepër një marrëveshje të fortë dhe të verifikuar”, ka thënë Trump në një intervistë për NBC News, duke mos lënë vend për dyshime rreth qëllimeve të tij.

Ai ka shtuar se ekzistojnë vetëm dy alternativa: një marrëveshje e sigurt, ose ndërhyrje ushtarake.

“Do të pranonte vetëm çmontim total të programit bërthamor të Iranit, sepse përndryshe ‘bota do të shkatërrohet’”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Në anën tjetër, autoritetet iraniane vazhdojnë të këmbëngulin se qëllimi i programit të tyre bërthamor është vetëm për përdorime civile. Por Trump nuk i beson këtyre pretendimeve.

“E dini, energjia civile shpesh çon në luftëra ushtarake, dhe ne nuk duam që ata të kenë një armë bërthamore”, ka theksuar ai.

Tragjedi në gjumë – Babai dyshohet se vrâu vajzën 15-vjeçare dhe plagosi familjen

Prizreni dhe mbarë vendi u tronditën mëngjesin e së martës nga një ngjarje e rëndë që përfundoi me vrasjen e një vajze 15-vjeçare, shtetase turke. Dyshohet se autor i këtij krimi makabër është babai i saj, Mehmet Gorenç, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Insajderi.

Sipas burimeve të Klanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari ka sulmuar vajzat e tij ndërsa ato ishin në gjumë. Viktima 15-vjeçare nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Sulmi u krye me një thikë mbi 20 centimetra të gjatë, me të cilën Gorenç dyshohet se plagosi rëndë edhe vajzën tjetër, rreth 10-vjeçare, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta.

 

 

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, Prokuroria përmend edhe një deklaratë të rëndë të të dyshuarit drejtuar bashkëshortes së tij: “Duhet të vdesim të gjithë.”

Prokurori ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm për shkak të natyrës së rëndë të veprave penale, të kryera brenda familjes, si dhe për shkak të rrezikut të arratisjes, duke qenë se Gorenç nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Ai do të hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e paraburgimit është caktuar për 30 ditë.

 

 

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënim me jo më pak se 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm për ata që kryejnë vrasje ndaj fëmijëve, anëtarëve të familjes, në mënyrë mizore apo me rrezikim të jetës së personave të tjerë.

Këngëtari i njohur njofton se është diagnostikuar me kancer

Brad Arnold, vokalisti i grupit “3 Doors Down” njoftoi se turneu veror do të anulohet, sepse ai është diagnostikuar me kancer në veshka në fazën 4 që i është përhapur në mushkëri.

Arnold e dha lajmin përmes një videoje për fansat e tij të mërkurën, duke u thënë atyre se diagnoza “nuk ishte shumë e mirë”, por falë besimit në Zot, ai “nuk ka frikë”.

Në mbishkrim, Brad shkroi se hiti i vitit 2008 i grupit “It’s not my time” është bërë një himn personal në këtë betejë. Kënga flet për forcën, vendosmërinë dhe refuzimin për t’u dorëzuar përballë vështirësive dhe është frymëzuese për shumë njerëz që përballen me sfida të mëdha në jetë.

“3 Doors Down” u formua si grup në vitin 1996 dhe u bë i famshëm në vitin 2000 me albumin “The better life”, që përmbante hitin “Kryptonite”. Anëtarët e grupit kanë ndryshuar herë pas herë dhe aktualisht janë Arnold, kitaristi dhe vokalisti mbështetës Chris Henderson, kitaristi Chet Roberts, bateristi Greg Upchurch dhe basisti Justin Biltonen.

 

 

Evrodeputeti polak e djeg flamurin e Bashkimit Evropian

Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun , i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.

Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katowice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.

“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, bërtiti Brauni.

Pastaj, për ta përfunduar këtë vepër, ai e spërkati flamurin me benzinë ​​dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit.

 

Publiku e deshi, BBVA e fitoi – Gjesti sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, feston sot një nga ditët më të veçanta në jetën e tij – 25-vjetorin e lindjes.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të ngarkuar emocionalisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti doli fitues i “Big Brother VIP Albania 4”, duke rrëmbyer zemrat e publikut me sinqeritetin, natyrshmërinë dhe energjinë e tij pozitive. Fitorja e tij u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe në media, ku u përshkrua si një triumf i një personazhi të ri, të thjeshtë dhe me shumë potencial për të ardhmen.

Sot, në këtë ditë të veçantë për të, Gjesti feston si një nga emrat më të dashur të momentit në skenën muzikore dhe televizive shqiptare.

Urime ditëlindjen, Gjesti!

“Spinzorushka” – Gresa Behluli plas bombën ndaj vajzave të sponzorizuara

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka reaguar ashpër sot përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shënjestruar ashtuquajturat “vajza të sponzorizuara”.

No description available.

Në një gjuhë të drejtpërdrejtë e me tone kritike, ajo i ka quajtur këto vajza “spinzorushka”, një term ironik për të përshkruar stilin e jetës së financuar nga burime të paqarta.

Reagimi i Behlulit ka ngjallur menjëherë vëmendje, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë, nuk ka bërë ndonjë përmendje të drejtpërdrejtë ndaj ndonjë personi, por mesazhi duket i qartë: një thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe respekt në rrugë, pavarësisht makinës që ngas apo mënyrës së jetesës.